Jump to content

Al Pazar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:AlPazar123.jpg
Logoja e Show-t.

Al Pazar eshte nje show televiziv humoristik i perjavshem, prodhim i Vizion Plus, moderuar nga Agron Llakaj.

Eshte nje shfaqje ku ne bosht eshte loja, shakaja e kripur dhe e zgjuar me realitetin tone e ngerthyer nepermjet lajmit politik, ekonomik dhe social por edhe nga bota e artit dhe e kultures, prej vendit dhe jo vetem. Ne kete skene takohen lajmi dhe nje ngjarje, takohen karakteret e ndryshme qe fati ose rruga i sjell ne Pazar, nje intelektual dhe nje pseudo intelektual, nje i ashtuquajtur analist, nje njeri qe e kerkon fatin e tij ne Pazar, nje politikan qe e kerkon mbeshtetjen ne Pazar, gjithe moria dhe problematika shqiptare ne trajten satirike dhe komike te saj vjen ne Pazar. Ai i tha atij-ajo i tha asaj-ata i thane atyre-me the e te thashe. Ky eshte realiteti ne kendveshtrimin komik, ky eshte Pazari shqiptar. Skenografi e ketij Pazari duhet te shprehi thelbin e saj te gershetuar me kerkesat e nje fotografie televizive, ku cdo kush ne kohen qe e ndjek Pazarin ta ndjej veten brenda tij. Moderatori eshte njeriu qe lidh kete realitet komik nepermjet komenteve komike te shkurtera dhe te qelluara.

Moderuar nga Agron Llakaj nje show variete qe ka arritur te shnderrohet sezon pas sezoni ne nje premiere absolute e mbremjeve te se se shtunes. Fale humorit te holle e batutes pikante, eksperiences se kastes se aktoreve, qasjes me aktualitetin, Al Pazar vjen tashme ne sezonin e tij te 7-te si nje nder show-t me te preferuar te se shtunave mbrema ne ekranet shqiptare.

Aktorët/Trupa e humorit

Skeda:AlpazarAgronLlakaj.gif
Al Pazar moderuar nga Agron Llakaj.
  • Agron Llakaj
  • Behar Mera
  • Tan Brahimi
  • Inva Gashi
  • Genci Lleshi
  • Xhejni Fama
  • Arlinda Kovaçi
  • Xheni Hallulli
  • Orena Bici
  • Franc Bregu
  • Romeo Veshaj
  • Donald Veshaj
  • Mariglen Faslli
  • Rovena Arani
  • Brikena Sinanaj

Referenca

  1. https://www.vizionplus.tv/al-pazar-mbyll-sezonin/
  2. http://www.tiranapost.al/olti-curri-totalisht-kunder-skecit-te-al-pazar-sa-idjot-apo-injorant-duhet-te-jete-nje-skenarist/

Shiko edhe

Edil Al Group

Artan Dulaku

Vizion Plus

Tring TV

Tring Sport HD

Living Media


Lidhje të jashtme

Al Pazar në vizionplus.tv