Homeri
Homeri (greqisht: Óμηρος - 'Ómeros) ishte poet epik legjendar i Greqisë antike. Për qënjen dhe veprimtarinë e tij letrare, kritikët modernë kanë mendime të ndryshme dhe kanë të bëjnë me dy poema te mrekullueshme të nivelit botëror: Iliada dhe Odisea.
Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më para se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë ndodhur në shekulljt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen per tu theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshim vetë ekzistencén e tij. Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave. Përderisa Iliada është shkruar né njé stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studjues të shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor
Ilirët në veprat e Homerit
Në poemat e Homerit gjejmë edhe disa që kanë për subjekt historinë e Ilirisë, p.sh. poema mbi pjesëmarrjen e paionëve në luftën e Trojës, për lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorin e tokës së thespotëve (Epirit), etj. Këto dromca janë lajmet e shkruara më të vjetra që kemi për historinë e Ilirisë. [1]
Tituj të veprave
- Iliada (Ilias) - krijuar diku rreth shekullit VIII p.e.s .[2]
- Odisea (Odyssea) - Poemë e krijuar në shekullit VII p.e.s .[2]
Burim i të dhënave
- ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.22, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ a b "Ilirët dhe Iiria te autorët antikë", Toena ISBN 99927-1-639-8
Shiko dhe këtë
Lidhje të jashtme
- ANG - amza: letersia.fajtori.com
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |