Jump to content

Domeniko Girlandaio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 26 dhjetor 2023 02:35 nga Oursana (diskuto | kontribute) (Cappella Tornabuoni: -+Angel Appearing to Zacharias.jpg)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Domenico di Tommaso Bigordi
Autoportret te Adhurimi i Magëve 1488, Ospedale degli Innocenti, Firence
U lind në
Firence
Vdiq
Firence
ShtetësiaFiorentine/Italiane

Punoi mbi të gjitha në qytetin e lindjes[1], duke u bërë një nga protagonistët e Rilindjes në kohën e Lorenzo-s së Mrekullueshëm. Afër vitit 1480 bëhet në veçanti portretisti zyrtar në fakt i shoqërisë fiorentine, falë stilit të tij të saktë, të pëlqyeshëm dhe të shpejtë. Drejtues i një punishteje vepruese dhe efiçente, ku hodhi hapat e para në fushën e artit edhe trembëdhjetë vjeçari Michelangelo Buonarroti, që kujtohet mbi të gjitha për ciklet e mëdha të afreskeve, si disa skena të Cappella Sistina-s në Romë, Cappella Sassetti dhe Cappella Tornabuoni në qytetin e tij të lindjes[1]. Domenico bëri pjesë në të ashtuquajturën "gjenerata e tretë" e Rilindjes fiorentinase, së bashku me mjeshtra si Verrocchio-ja, vëllezërit del Pollaiolo dhe i riu Sandro Botticelli[2].

Vëllezërit e tij David dhe Benedetto Ghirlandaio qenë gjithashtu piktorë me vlera, aktiv në punishten e tij, ashtu si kunati Sebastiano Mainardi nga San Gimignano[1]. Edhe i biri Ridolfo del Ghirlandaio qe një piktor i rëndësishëm, aktiv në Firencen e Rilindjes së vonë.

Santa Barbara, afresk në Cercina (rreth 1472)

Burimi kryesor mbi jetën e Ghirlandaio-s është biografia që shkroi për të Giorgio Vasari te Jetët. Megjithëse e botuar rreth shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së piktorit, konsiderohet e e saktë dhe komplete (edhe pse subjekt gjykimesh pak si tepër lavdëruese).[2] I ati, Tommaso di Currado Bigordi, zotëronte disa prona në Broncigliano, pranë Kishës së San Martino alla Palma, sot pjesë e komunës së Scandicci-t (Firence). Ghirlandaio-ja ishin po ashtu zotërues të Villa Agostini-t në Colleramole (Impruneta)[3].

Domenico di Tommaso Bigordi lindi i pari ndër pesë bijtë e orafit Tommaso di Corradi, argjendar me punishte në via dell'Ariento-s (dmth. rruga "e Argjendit", nga shumë arpunues të vendosur), të cilit i është atribuar emërtimi fatsjellës "Ghirlandajo". Në fakt ai, sipas dëshmise vasariane, pati sukses duke punuar cesellando ghirlande argjendi për tu mbajtur në kokë si zbukurim për flokët e zonjushave të reja fiorentinase[4]. Në disa dokumente kadastrale profesioni i shënuar është ai i tregëtarit ose sensale[5].

Domenico në fillim qe sipërmarrës oraferie në punishten e të atit. Vasari tregon se si Domenico-ja iu dedikua pa dëshirë profesionit të të atit, duke parapëlqyer më së shumti ta kalonte kohën duke portretizuar kalimtarët. Në fund i ati duhej të hiqte dorë nga projekti i paracaktimit të vazhdimësisë së aktivitetit familjarë të parëlindurit, duke i lejuar ti përkushtohej mësimit të teknikave artistike, në veçanti pikturën dhe mozaikun, duke e futur në punishten e Alessio Baldovinetti-t, e dhënë që konfirmohet shë shekullin e XVI edhe nga kujtimet e Francesco Baldovinetti-t, pasardhës i piktorit që shkroi në pesëqintën[2]. Baldovinetti është një artist i rivlerësuar në pesëdhjetë vjeçarin e fundit të studimeve historiko-artistike, si interpretues i rafinuar i trashëgimisë fiorentinase dhe ndikimeve flamande (Rogier van der Weyden dhe mbi të gjitha, në atë periudhë, i Hans Memling-ut dhe Hugo van der Goes-it), i aftë ti jepte vlerë peizazhit, duke i dhënë dinjitet protagonisti paraqitjes, më shumë se thjesht sfond[2].

Në vazhdimësi ka gjasë që Domenico ti afrohej punishtes së Verrocchio-s, një nga më aktivet e qytetit, ku po formohej gjenerata pasuese e artistëve, me mjeshtra të kalibrit të Sandro Botticelli-t, Pietro Perugino-s, Lorenzo di Credi-t dhe, disa vite më vonë, Leonardo da Vinçi[5]. Për më tepër duhet të ketë patur një lloj ndikimi në stilin e tij, në formim e sipër, shembulli i Benozzo Gozzoli-it, me shije të gjallë narrative, dhe ai i Filippo Lippi-t, me parapëlqimin për vizatimin dhe ngjyrën e butë[2].

Madona e Mëshirës (afërsisht 1473)

1472 u anëtarësua në Shoqërinë e piktorëve të San Luca-s, duke çertifikuar fillimin e veprimtarisë së tij[5].

Punimet e para të pavarura të Ghirlandaio-s janë në kishat e fshatrave të rrethinave fiorentine. Vepra e parë e njohur është një afresk i kishëzës së Cercina-s (Shenjtët Jeronim, Barbara dhe Antonio Abate), e datuar rreth viteve 1471-1472. Bëhet fjalë për dekorimet e fashës së mesme të një nikeje gjysmërrethore, ku pikturoi një arkitekturë të rreme me nike mermeri të ndara nga shtylla të mbështetura në një kornizë të modanatuar mbi disa pasqyra me mermer të rremë. Te niket gjenden shenjtët Jeronim, Barbara dhe Antonio Abate, të karakterizuar nga një linjë konturni e hollë dhe fluide si dhe një ngjyrim të ndezur dhe harmonik, të mar nga shembulli i Domenico Veneziano-s. Te Shën Jeronimi të vetëtin kujtimi i vëmendjes anatomike dhe forcës plastike të Andrea del Castagno-s, megjithëse e gjitha rezulton e butë dhe me një lëvizje të mezi dallueshme, pa dramaticitet. Interesante është pastaj kërkimi iluzionistik i disa detajeve që "dalin" nga niket, si këmbët e dala ose duartë e burrit poshtë Barbara-s, që japin një hije realiste te shkallët[6].

Menjëherë më pas artisti hyri nën përkrahjen e familjes së pasur Vespucci, aleatë të Mediçve, duke pikturuar për ta një Madona të Mëshirës dhe një Pietà në kishëzën Vespucci në kishën Ognissanti në Firence. Kishëza, një nike në navatën e vetme, fortësisht e ndryshuar nga ndërhyrjet e mëvonshme, ishte ndërtuar në 1472 dhe afresket u pikturuan në një datë menjëherë më pas, brenda vitit 1475 kur mjeshtri u ish përkushtuar veprave të tjera. Në grupin e personazheve të mbrojtur nën mantelin e Virgjëreshës gjendet edhe i riu Amerigo Vespucci, lundërtari i shquar.

Në këto vepra personaliteti artistik i Domenico-s duket i mirëpërcaktuar, mbi të gjitha për sa i takon përshkrimit të gjallë të trajtave fizionomike, të hetuara me besnikëri, që i bëjnë personazhet të ndryshëm njëri nga tjetri[6]. Në këto vite bën pjesë edhe Pagëzimi i Krishtit dhe Madona me fëmijën në fron midis shenjtëve Sebastiano dhe Giuliano, afresk i kishës së Sant'Andrea a Brozzi-t pranë Firences.

Kishëza e Santa Fina-s

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Domenico Ghirlandaio, Nderimi funebër i Santa Fina-s (1475)

Porosia e tij e parë e madhe që na ka mbërritur, ku shfaqet plotësisht një stil i tiji personal dhe i maturuar, është dekorimi me afreske i Kishëzës së Santa Fina-s në Duomo-n e San Gimignano-s. Bëhej fjalë për kishëzën përkujtuese të shenjtores vendore, një paraplegjike e vdekur në vitin 1253, në krijimin e të cilës qenë thirrur disa artistë fiorentinas të spikatur, si Giuliano da Maiano për pjesën arkitektonike, vëllai i tij Benedetto da Maiano për atë skulptorike dhe Ghirlandaio pikërisht për dekorimin piktorik të dy lunetave anësore me historitë e shenjtores.

Te Nderimi funebër i santa Fina-s vendosi te skena një seri portretesh shumë njerëzorë dhe realist, që do të ishin karakteristika e tij më e vlerësuar nga mecenatët e pasur fiorentinë, porositësit e tij të mëpasëm. Për shembull te grupi i klerikëve të vegjël në të djathtë vërehen sfumatura të ndryshme psikologjike të përvijuara me natyralizëm: një djalosh shikon skenën me interes, ndërsa një tjetër është i përqëndruar te kryqi që mban në duarë dhe një i tretë vështron përreth në mënyrë fëminore i kënaqur. Me siguri midis qytetarëve të pranishëm duhet të ishin edhe portretet e porositësve të veprës. Vërehet edhe limiti i Ghirlandaio-s në pikturimin e shprehjeve me më shumë pendesa: emocionet nuk janë kurr tepër të dukshme dhe duket sikur mbizotëron një lloj qetësie. Te historitë e santa Fina-s u shfaq për herë të parë stili që qe në bazën e suksesit të Ghirlandaio-s. Bëhet fjalë për një stil qartësisht të dyanshëm: intim, i përmbajtur dhe përmbledhur në rastin e Shpalljes së vdekjes, madhështor dhe solemn te Nderimi funebër, siç duket te absida monumentale klasikexhante e sfondit.

Shën Jeronimi në studio (detaj, 1480)

Në San Gimignano Ghirlandaio-ja njohu Sebastiano Mainardi-n, që u bë bashkëpunëtori i tij dhe që u martua, disa vite më vonë, me motrën e Domenico-s, duke u bërë kështu edhe kunati. Pas sipërmarrjes së Santa Fina-s, Ghirlandaio u thirr në Badia-n e Passignano-s, ku pikturoi një darkë të fundit (1476), që qe e para e tre të realizuarave pak më pas në Firence.

Udhëtimi i parë në Romë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1475 Ghirlandaio-ja, me të vëllain David, duhet të gjendej në Romë, në punë te Biblioteca Vaticana, ku është dokumentuar megjithëse afresket kanë humbur.

Në rrethet romane u prit nga bankierët fiorentinë rezident aty, midis të cilëve spikat në veçanti Gioavnni Tornabuoni, kreu i filialit vendor i Banco Medici-t dhe thesarmbajtësi i Sistit të IV. Për të, në 1477, afreskoi dy Histori të Shën Gjon Pagëzorit dhe dy Histori të Marias për kishëzën funebre të gruas së tij Francesca Pitti, e vdekur gjatë lindjes në atë vit, në Santa Maria sopra Minerva. Afreske që sot janë të humbur.

Romë bëri edhe dy portrete të Giovanna Tornabuoni-t, gruaja e Lorenzo-s, birit të Giovanni-t, gjithashtu e vdekur parakohe.

I kthyer në Firence, brenda vitit 1480 u martua me Costanza di Bartolomeo Nucci-n, nga e cila në 1483 pati të birin Ridolfo del Ghirlandaio, gjithashtu piktor i vlerësuar në gjysmën e parë të pesëqintës. Në tërësi u martua dy herë, në të dytën me Antonia di ser Paolo Paoli-n në një datë të pasaktësuar, me të cilën pati nëntë bij[1].

U ngarkua nga familja Vespucci të pikturonte një Shën Jeronimafresk, që e realizoi në pendant me Shën Agustinin në studioSandro Botticelli-t, në përgjithësi i konsideruar lehtësisht më i hershëm (afërsisht 1480). Ghirlandaio krijoi një figurë të qetë dhe konvencionale, duke bërë protagonist, më shumë se sa shenjtin, natyrat e vdekura dhe objektet e shfaqura te shkruesja dhe mbështetëset. Domenico u frymëzua me gjasa nga modelet nordike, si psh.: ndoshta nga Shën Jeronimi në studio i Jan van Eyck që gjendej ndoshta në koleksionet e Lorenzo-s së Mrekullueshëm[7].

Darka e fundit Ognissanti (1480)

Tipike të manastireve fiorentinase ishte zbukurimi i mensës me një afresk të madh me Darkën e Fundit. Ghirlandaio u ngarkua disa herë me të tilla sipërmarrje në harkun e pak viteve, duke nisur që nga i përmenduri Darka e Fundit e Badia-s së Passignano-s (1476), për të vazhduar më pas me Darkën e Fundit Ognissanti (1480) dhe Darkën e Fundit të Shën Markut (1486). Nëse e para është mjaft e ngurtë në paraqitjen prospektike të dhomës se Darkës së Fundit, e mar nga shembulli i Darkës së Fundit të Shën Apollonia-s së Andrea del Castagno-s (afërsisht 1450), në dy pasueset, me impiant shumë të ngjashëm, skena është ambientuar në një llozh të ajrosur që ndjek formën e hapjeve, me luneta rreth mbështetjeve të kubesë.

Në këto dy të fundit janë kufizuar shumë aspektet dramatike të skenës, duke parapëlqyer një paraqitje të matur, të qetë dhe të kënaqur. Juda, si zakonisht, është ndarë nga grupi i dymbëdhjetëve, duke u vendosur në krahun e kundërt të të tavolinës me shpinë, në të djathtë të Jezuzit është Gjoni i përgjumur përkrah tij. Spikat mjaft kujdesi i dashur për detajin me një studim të objekteve të vërteta të vendosura në tavolinë dhe dhomë, siç ishin veprat e mjeshtrave flamand që ishin vendosur në Firence.

Thirrja e apostujve të parë (1481-1482)

1481, me sugjerimin e Lorenzo-s së Mrekullueshëm, një grup artistësh fiorentinas u thirr në Romë nga papa Sisti i IV për të realizuar afresket e projektit madhështor të Cappella Sistina-s, duke vulosur për më tepër edhe pajtimin e papës me Firencen dhe Mediçët. Me Ghirlandaio-n u nisën edhe Sandro Botticelli, Cosimo Rosselli dhe Pietro Perugino-ja, tashmë i natyralizuar si fiorentin, që ndoshta gjendej që më parë në Romë. Secili artist ishte ndjekur një numër i lartë ndihmësish, midis të cilëve edhe artist që për pak do të afermoheshin, si Luca Signorelli, Pinturicchio-ja, Filippino Lippi, Piero di Cosimo. Tema e afreskeve ishte një celebrim i papatit nëpërmjet Historive të Moisiut dhe Historive të Krishtit, të vendosura paralelisht për të theksuar vazhdimësinë e mesazhit hyjnor që nga ligji hebraik kalon në figurën e Krishtit dhe nga këta trasmetohet në shën Pjetër dhe kështu te pontifikët e Vatikanit pasues të tij. Sipërmarrja, për sa i përket grupit të parë të piktorëve, përfundohet me shpejtësi, në vitin 1482.

Ghirlandaio-s ju besuan dy afreske, Thirrja e apostujve të parë dhe Ringjallja, kjo e fundit e dëmtuar që në kohën e Vasarit dhe në vazhdim i ripikturuar nga fundi i shekullit të XVI. Ndërsa është i pasigurt atribuimi i Kalimit të detit të Kuq. Për më tepër artistët pikturuan serinë e tridhjetë papëve të parë mbi kuadret e historive të mëdha të Moisiut dhe Jezusit, disa nga të cilave i janë atribuar Ghirlandaio-s, por ripikturimet pasuese lejojnë vetëm vlerësime të përgjithshme.

Thirrja e apostujve të parë është një vepër me realizim të shkëlqyer, ku artisti përdori një solemnitet që në vazhdim nuk do të gjendej më në veprën e tij. Pozicionimi, veshjet dhe ngjyrat e disa personazheve dhe disa poza të sjellin në mendje skenën e Pagimit të tributitMasaccio-s në Cappella Brancacci, vepër themelore e Rilindjes së Hershme fiorentine që edhe Ghirlandaio pati mënyrën për ta studiuar, duke iu referuar dëshmisë së Vasarit.

Ngjyrat janë të gjalla dhe ndezura, veçanërisht efikase në përshkrimin e brishtësisë së lëkurave apo në ngjyrat e veshjeve sipas modës së fundit të bashkëkohësve.

Aftësia portretizuese e Ghirlandaio-s arriti këtu, për herë të parë, kulmin e realizmit depërtues, pas provave të para në afresket e kishëzën e Santa Fina-s (1475), duke u bërë një nga karakteristikat e tij më të shquara dhe vlerësuara.

Nga Roma, Ghirlandaio solli me vete vizatime të shumta të studimit të monumenteve antike, që shpesh i përdori si repertor për sipërmarrjet e mëvonshme.

Rikthimi në Firence

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Afresket e Sallës së Zambakëve të Palazzo Vecchio-s

Me tu rikthyer në atdhe, Ghirlandaio u përmbyt mirëfilltazi nga kërkesat, duke u bërë shpejt artisti kryesor i borgjezisë më të pasur dhe të kulturuar fiorentinase. Midis veprave të para të porositura pas rikthimit qe, sipas Vasarit, një afresk me historinë e san Paolino-s për Santa Croce-n, nga i cili mbetet ndoshta vetëm ndonjë fragment i kornizimit arkitektonik në navatën e majtë, pranë varrit të Michelangelo Buonarroti-t.

Ndërsa po nxitonte të përfundonte kontratën për ciklin e afreskeve të kishëzës Sassetti në vitin 1482 mori nga Paria e Firences porosinë e dekorimit, prap në afresk, të Sallës së Zambakëve të Palazzo Vecchio-s. Në një moment të parë vepra duhet të jetë ndarë midis artistëve kryesor veprues në qytet, midis të cilëve, përveç Ghirlandaio-s vetë, ishin Sandro Botticelli, Pietro Perugino dhe Piero del Pollaiolo, por në fund u mor vetëm Domenico. Dekorimi, i rezervuar në faqen lindore të mureve, përfshinte një Apoteozë të shën Zanobit dhe ciklin e njerëzve të shquar, që në pjesën më të madhe do të realizohej nga ndihmësit, për shkak të impenjimit të njëkohshëm të mjeshtrit në kishëzën e Francesco Sassetti-t. Realizimi i dobët shfaqet mbi të gjitha në skenat qendrore të Apoteozës, ndërsa dy lunetat e Njerëzve të shquar të antikitetit rrezatojnë një energji që rrjedh me siguri nga një prani më e madhe e dorës së mjeshtrit.

Vila e Spedaletto-s

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Konfirmimi i urdhërit françeskan

1483 mori pjesë në programin më ambicioz dekorues të nisur nga Lorenco i Mrekullueshëm, dekorimi i vilës së Spedaletto-s, pranë Volterra-s, në të cilën thirri artistët më të mirë fiorentinë të kohës: Filippino Lippi-n, Pietro Perugino-n, Sandro Botticelli-n dhe Ghirlandaio-n, i cili afreskoi një Vullkan dhe ndihmësit e tij që farkëtojnë vetëtima. Siç dihet afresket e vilës humbën tërësisht. Nëse do të konservohej, afresku do të ishte i vetmi shembull i njohur pikture me subjekt profan të artistit, përveç portreteve; për më tepër Vasari kujton se si artisti aty kishte pikturuar nudo të ndryshme, të rralla në prodhimtarinë e tij.

Cappella Sassetti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kishën e Santa Trinita-s ndërmori, dhe më pas në Santa Maria Novella, veprat që i konfirmuan famën. Afresket në kishëzën Sassetti të Santa Trinita-s janë gjashtë episode nga Jeta e shën Françeskut, së bashku me disa subjekte të lidhur me profecinë në mjedisin pagan të ardhjes së Krishtit, të datuar në 1485. Tre episodet kryesore janë Shën Françesku që merr nga papa Onori i III aprovimin e Rregullave të urdhërit të tij, Nderimet Funebre të tij dhe Ringjallja e një fëmije të casa Spini nëpërmjet ndërhyrjes së shenjtit, që kishte mbetur i vdekur nga rënia nga një dritare. Në punën e parë është

një portret i Lorenzo de' Medici-t dhe në të tretën një autoportret i piktorit.

Pala e altarit të kishëzës Sassetti, Adhurimi i barinjve, përmbyll ciklin e famshëm të afreskeve.

Cikli i afreskuar në kishëzën Sassetti bën të tijin impiantin kompozues të Cappella Brancacci-t, me skena të ndryshme të ndara në dy plane të mbivendosura dhe të kufizuar nga shtylla të kanalizuara, me një zbatim rigoroz të prespektivës. Hapësira, racionale dhe qytetare, tregon shpesh pjesë të jetës së përditshme fiorentinase, të harmonizuara me skenat e shenjta në plan të parë. Personazhet bashkëkohëse, të portretizuar me saktësi dhe finesë në dinjitetin e tyre, që arrijnë të jenë protagonist të rrëfimit të gjallë. Midis ndikimeve të ndryshme mund të merren mbetjet arkeologjike, hollësitë e detajeve me karakter flamand dhe tradita fiorentine, që nga Giotto di Bondone e më pas.

Mrekullia e fëmijës së ringjallur

Damari narrativ është i pasur e pjellor si dhe, megjithëse është gati i huaj për pathosin e përmendur, i jep përparësi harmonisë lineare, përdorimit të ngjyrave të ndritshme dhe të qeta si dhe atmosferën e qetë.

Në vitet 1485-1488 pikturoi Adhurimin e Magëve të Spedale degli Innocenti, një nga provat e tija më të mira në tablo.

Cappella Tornabuoni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Menjëherë pas mbarimit të kësaj vepre, Ghirlandaio-s iu kërkua të rinovonte afresket në korin e kishës së Santa Maria Novella-s, e ashtuquajtura Cappella Tornabuoni, nga emri i porositësit të pasur Giovanni Tornabuoni. Kishëza paraqiste afresket e Andrea Orcagna-s dhe i përkiste familjes Ricci, por ata, tashmë në kushte financiare jo në lulëzim, i besuan Tornabuoni-t detyrën prestigjoze të restaurimit, megjithëse me disa kushte. Afresket, te të cilët kontribuan asistentë të ndryshëm, u zbatuan për kohën e katër viteve, siç ishte parashikuar në kontratë, dhe janë vendosur në katër fasha përgjatë tre faqeve, me subjek skenat e Jetës së Marias dhe të Shën Gjon Pagëzorit. Këto vepra, përveç vlerave artistike, janë veçanërisht interesante për numrin e madh të portreteve, që bartin vlera historike (për njohjen ikonografike të personazheve) pa llogaritur vlerat teknike (për aftësitë e veçanta të Ghirlandaio-s në portretizime).

Cappella Tornabuoni, Shfaqja e engjëllit Zaharias

Ekzistojnë të paktën njëzet e një portrete të anëtarëve të familjes Tornabuoni/Tornaquinci: te Engjëlli që i shfaqet Zaharias, gjejmë portretet e Poliziano-s, marsilio Ficino-s dhe të tjerë; te Përzënia e Joakimit nga Tempulli janë portretizuar Mainardi dhe Baldovinetti (ose ndoshta figura e fundit është i ati i Ghirlandaio-s). Rrëfimi ungjillor shfaqet kështu i vendosur në ambientin e afërt dhe familjar për përdoruesit e afreskeve, ku porositësi dhe rrethi i tij janë glorifikuar në virtytet e tyre morale dhe fetare, me njëfarë ngulmimi që është dëshmi e besimit dhe moralitetit zyrtarë[8]. "Il popolo grasso" (nga italishtja parësia) i pranishëm midis shenjtëve siguron kështu "il popolo minuto" (nga italishtja vegjëlinë) mbi faktin se kush qeverisë është i ndershëm dhe i virtytshëm, duke nënvizuar se si pushteti i klasës dominuese nuk është vetëm fryt i pushtetit ekonomik, por edhe të hirit hyjnor[8].

Pala e altarit Tornabuoni, tashmë e hequr nga kishëza, me siguri qe përfunduar pas vdekjes së artistit nga vëllezërit e Domenico-s, Davide dhe Benedetto, piktorë jo në lartësinë e vëllait. Vetrata është zbatuar sipas vizatimit të Domenico-s.

Si në veprat e tjera të Ghirlandaio-s, duke filluar nga Historitë e santa Fina-s, artisti alternoi një regjistër të dyfishtë, tipik i stilit të tij: solemn dhe pompoz për skenat në grup, intim dhe i përmbajtur në ato të brendëshme. Rezultati fundor i të tërës qe jo i vazhdueshëm: skenat më të ulëta, të punuara drejtpërdrejtë nga mjeshtri, më të afërta me spektatorin, kanë portrete të mrekullueshme, kompozime të ekuilibruara dhe detaje të mahnitshme; Skenat e sipërme, përkundrazi, janë më statike, duke treguar lëvizje të parregullta, një kompozim të përgjithshëm dhe dallime në përvijimin e figurave, që bëjnë të mendosh për një ndërhyrje të madhe të punishtes; kjo mosvazhdueshmëri ndikoi netativisht, në një farë mënyre, pranë kritikës përreth vlerës që duhej ti jipej veprës së Ghirlandaio-s, që disa nuk hezituan ta ridimensiononin si një "protretizues" i rëndësishëm dhe asgjë më shumë (duke nënkuptuar një hierarki midis subjekteve të ndryshme të pikturës), ndërsa vetëm në gjysmën e dytë të Nëntëqintës është rivlerësuar. Kujdesi më i vogël i detajeve në skenat e sipërme është megjithatë balancuar nga hapje më të gjera peizazhistike dhe një regjistër më i lirshëm dhe i shpejtë, me disa figura të sapo përvijuara që rimarrin stilin e pikturës kompendiarian romane[9]

Cappella Tornabuoni, Lindja e Virgjëreshës

1490 një agjent i dukës së Milanos Ludovico il Moro vizitoi Firencen për të sonduar ambientin artistik vendor në kërkim të një mjeshtri të cilit ti besonte porosinë prestigjoze për Poliptikun e palës së altarit të Manastirit të Pavias, që e mori përsipër Filippino Lippi dhe, pas zhdukjes së tij të parakohëshme, Pietro Perugino-s. Agjenti shkroi edhe mbi Ghirlandaio-n, që u përkufizua: "Mjeshtri i tablove të drurit dhe akoma më i zoti në afreske. Veprat e tij kanë një ajri të mirë. Ai është një burr me eksperiencë të cilit i porositen punime të shumta".

Ndërsa Ghirlandaio-ja punonte me ciklet e mëdhenjë të afreskeve që e bënë të famshëm, ai dhe punishtja e tij ishin në të njëjtën kohë të zënë prodhimin e palave të altarëve. Bëhet fjalë për piktura në tablo, ku artisti përdori gjithmonë teknikën e temperës pa u eksperimentuar në teknikën e re të vajit, megjithë interesin e tij për artin flamand. Midis veprave me më shumë impenjim dhe në pjesën më të madhe të firmosura, figurojnë një sërë tablosh për altaret kryesorë të kishave fiorentinase: Biseda e shenjtë Monticelli (1483), Biseda e shenjtë e Jezuatëve (1484-1486) dhe Adhurimi i Magëve të Spedale degli Innocenti (1488). Ndërsa të paracaktuara për përdorimin privat janë portretet dhe pikturat si Adhurimi i Magëve Tornabuoni. Vepra të prodhuara në punishte dhe pastaj të dërguara jashtë Firences janë Kurorëzimi i Virgjëreshës së Narni-t dhe Kurorëzimi i Virgjëreshës së Città di Castello.

Biseda e shenjtë e Jezuatëve[10] (1484-1486)

Në prodhimtarinë e tij në tablo u konfermuan aftësitë e tij në hedhjen e ngjyrave, në krijimin e kompozimeve të balancuara dhe të pëlqyeshme, në përshkrimin analitik të detajeve. Janë vepra që nuk u ikin kufizimeve të skemave tradicionale, megjithëse të përditësuara me risitë e fundit.

Domenico e kishte zakon të thoshte se piktura është vizatimi dhe se piktura e vërtetë e përjetshme është mozaiku

— Giorgio Vasari, La Vita di Domenico Ghirlandaio pittore fiorentino, Le vite de' più eccellenti pittori, scultori, e architettori, 1568.
Mozaiku i Lajmërimit te Porta della Mandorla

Vasari, në biografinë e tij të kujdesshme të Ghirlandaio-s, flet pak për aktivitetin e tij në tablo, duke lavdëruar nga ana tjetër aftësitë e tija si mozaikist, që kishte përvetësuar gjatë formimit pranë Alesso Baldovinetti-t. Veprat e Ghirlandaio-s mozaikist kufizohen vetëm në rastin e Lajmërimit në lunetën e Porta della Mandorla në Duomo-n e Firences, por ekzekutimi material i të cilës, nga disa kritikë, i është atribuar

vëllait David.

Mozaikë të tjerë u nisën në Sienë, por u ndërprenë nga vdekja e parakohëshme e artistit.

11 janarin e vitit 1494, në moshën dyzetepesë vjeçare, piktori vdiq nga "ethet e murtajës", të marra kur po pregatiste punimet për Sienën dhe Pizën. U varros në varrezat e Santa Maria Novella-s, në arkën e tretë mortore gjatë faqes së djathtë të kishës, duke nisur nga façata e poshtë harkut në një kube ishte pikturuar portreti i tij i vërtetë[11].

Konsiderata të përgjithshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Portreti i një të moshuari me nipin

Aktiviteti artistik i Ghirlandaio-s zgjati vetëm një njëzetvjetësh, por në këtë periudhë punishtja e tij u bë një nga më pjelloret e Firences, me krijimin e veprave që e bënë piktorin më të kërkuar të Firences së kohës së tij[12]. Stili i tij eci gjithmonë në nderim të formave tradicionale të shkollës fiorentine, që interpretoi në mënyrë të matur, të balancuar, elegante dhe të pëlqyeshme; kësaj i shtoi shpirtin e vëzhguesit analitik të pikturës flamande, duke arritur të pajtonte dy stilet, si dhe referimet madhështore klasike në sfondet arkitektonike[12].

Interpretues i madh, në veprat e atribuara me siguri të plotë, i ndjeshmërisë së shëndritshme dhe koherencës prospektike, ia arriti ti jepte hapësirës ajrosjen dhe atmosferën që duket sikur qarkullon lirisht. Bashkangjiti me skenat e shenjta elemente profane të nxjerë nga jeta e përditshme, mbi të gjitha të lidhura me paraqitjen e porositësve, që dukeshin aq mirënjohës dhe në të njëjtën kohë të lartësuar në sytë e popullit.[8]

Përdorimi i ngjyrave bazohej përgjithësisht në ngjyrat e ndezuara, me korrispondenca dhe ritme, për shembull midis ngjyrave të veshjeve të personazheve të afërt. Një difekt në përvijimin e tij qe ai që konsistonte shpesh në dobësinë e duarve dhe këmbëve. Një lloj ashpërsie e cepave, e ngjashme me atë të personazheve të skulpturave në metal, mund të jetë për shkak të formimit fillestar në fushën e oraferisë. Vasari tregon rrëfenja të ndryshme për të: shkruan se qe një mjeshtër i pa kënaqur kurr, duke arritur të shprehte dëshirën të kishte gjithë muret rrethuese të Firences për të mbuluar me afreske; asistentëve të tij të punishtes do tu thoshte të mos refuzonin asnjë porosi që vinte, qoftë edhe për një kasë garderobe për zonja: do ti kishte realizuar personalisht punimet e këtij llojisado të pa pëlqyera të ishin.

Sipas Vasarit, Ghirlandaio qe i pari që përjashtoi nga pikturat e tij përdorimin e prarimit, duke paraqitur në mënyrë realiste çdo objekt që tradicionalisht duhej të prarohej; edhe pse me disa përjashtime të rëndësishme, si për shembull shkëlqimi i peizazhit te Adhurimi i Magëve, sot në Uffizi të Firences, i bërë me ar. Shumë vizatime dhe skica të tij me fuqi të madhe grafike, gjenden në Gabinetto dei Disegni e delle Stampe pranë Galleria degli Uffizi-t.

Një nga meritat më të mëdha të Ghirlandaio-s është se pati iniziuar në artin e pikturës Michelangelo-n, që megjithatë nuk ndenji shumë në punishten e tij.

Punishtja artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punishtja e Ghirlandaio-s qe, në vitet e fundit të dekadës shekullit të XV një nga më të organizuarat e Firences. Pranë mjeshtrit punonin vëllezërit David, që mbulonte edhe rolin e sipërmarrësit, dhe Benedetto, veç kunatit Sebastiano Mainardi. Midis ndihmësve të tjerë të rëndësishëm qenë edhe Francesco Granacci dhe Biagio d'Antonio da Firenze, ndoshta për tu identifikuar me Giovan Battista Utili-n. Për më tepër ishte i pranishëm Bartolomeo di Giovanni, me shije veriore dhe të mprehtë, që bashkëpunoi në disa pjesë të afreskeve të Sistina-s dhe që bëri predelën e Adhurimit të Magëve të Spedale degli Innocenti[13].

Punishtes i atribuohen shpesh pjesët me cilësi të ulët në ciklet e famshme të afreskeve, me figura më konvencionale, ngjyra më pak të ndezura, subjekte përsëritës[13].

  • Madona me fëmijën, afërsisht 1470-1475, tablo në temper dhe ar, 70,8x48,9 cm, Washington, National Gallery of Art, koleksioni Kress[14]
  • Shenjtët Jeronim, Barbara dhe Antonio Abate, afërsisht 1471-1472, afresk, Cercina (Sesto Fiorentino), kishëza e Sant'Andrea-s.
  • Kishëza Vespucci (Madona e Mëshirës dhe Pietà-ja), afërsisht 1472, afresk, Firence, kisha Ognissanti.
  • Santa Barbara me të atin e mundur dhenjë donator, afërsisht 1473, tablo në vaj, 68x47 cm, koleksion privat.
  • Pagëzimi i Krishtit dhe Madona me fëmijën në fron midis shenjtëve Sebastiano dhe Giuliano, afërsisht 1473, afresk, San Donnino (Campi Bisenzio), kisha e Sant'Andrea-s në Brozzi.
  • Shën Kristofori, afërsisht 1473, afresk i shkëputur, 284,5x149,9 cm, New York, Metropolitan Museum.
  • Kishëza e Santa Fina-s, 1473-1475, afresk, San Gimignano, kolegji i Santa Maria Assunta-s.
    • Lajmërimi i vdekjes së santa Fina-s
    • Nderimet funebre të santa Fina-s
  • Darka e fundit, 1476, afresk, Tavarnelle Val di Pesa (provinca e Firences), Abacia e San Michele Arcangelo-s.
  • Madona në fron me fëmijën dhe shenjtë, rreth vitit 1479, tablo në temper në dru lisi, 170x160 cm, Lucca, Duomo e San Martino-s.
  • Shën Jeronimi në studio, 1480, afresk, 184x119 cm, Firence, kisha Ognissanti.
  • Darka e fundit, 1480, afresk, 400x880 cm, Firence, kisha Ognissanti.
  • Thirrja e apostujve të parë, 1481, afresk, 349x570 cm, qyteti i Vatikanit, Cappella Sistina.
  • Apoteoza e shën Zanobit dhe cikli njerëzve të shquar, 1482-1484, afreske, Firence, Palazzo Vecchio, Salla e Zambakëve.
  • Kishëza Sassetti, 1482-1485, afreske, Firence, bazilika e Santa Trinita-s
    • Heqja dorë nga pasuria
    • Stigmatat e shën Françeskut
    • Prova e zjarrit para sulltanit
    • Nderimet funebre të shën Françeskut
    • Konfirmimi i rregullit
    • Ringjallja e fëmijës
  • Adhurimi i barinjve, 1485, tablo në temper, Firence, bazilika e Santa Trinita-s.
  • Cappella Tornabuoni, 1485-1490, afreske, Firence, bazilika e Santa Maria Novella-s.
    • Kubeja me ungjillorët
    • Përzenia e Joakimit
    • Lindja e Marias
    • Paraqitja në Tempull e Virgjëreshës
    • Martesa e Virgjëreshës
    • Adhurimi i Magëve
    • Masakra e të pafajshmëve
    • Vdekja dhe ngjitja e Virgjëreshës
    • Shfaqja e engjëllit Zaharias
    • Vizita
    • Lindja e Pagëzorit
    • Vendosja e emrit
    • Predikimi i pagëzorit
    • Pagëzimi i Krishtit
    • Banketi i Herodit
    • Kurorëzimi i Virgjëreshës dhe shenjtë
    • San Domenico bën provën e librave në zjarr
    • Vrasja shën Pjetrit martir
    • Lajmërimi
    • Shën Gjoni në shkretëtirë
    • Giovanni Tornabuoni orant
    • Francesca Pitti orante
  • Biseda e shenjtë e Monticelli-t, 1483, tablo në temper, 168x197 cm, Firence, Galleria degli Uffizi.
  • Biseda e Shenjtë e Jezuatëve, rreth 1484-1486, tablo lisi në temper, 191x200 cm, Firence, Galleria degli Uffizi.
  • Adhurimi i Magëve të Spedale degli Innocenti, 1485-1488, tablo në temper, 285x243 cm, Firence, Galleria dello Spedale degli Innocenti.
  • Darka e fundit, rreth 1486, afresk, 400x800 cm, Firence, konventi i Shën Markut.
  • Kurorëzimi i Virgjëreshës, 1486, tablo në temper, 330x230 cm, Narni, Museo Eroli.
  • Kurorëzimi i Virgjëreshës, rreth 1486, tablo në temper, Città di Castello, Pinacoteca comunale.
  • Adhurimi i Magëve Tornabuoni, rreth 1487, tablo në temper, tondo, diametri 171 cm, Firence, Galleria degli Uffizi.
  • Portreti i Francesco Sassetti-t me të birin, rreth 1488, tablo në temper, 75,9x53 cm, New York, Metropolitan Museum.
  • Portreti i Giovanna Tornabuoni-t, 1488, tablo në temper, 76x50 cm, Madrid, Museo Thyssen-Bornemisza.
  • Portreti i gruas së re, rreth 1490, tablo në temper, 44x32 cm, Lisbonë, Museo Calouste Gulbenkian.
  • Portreti i të moshuarit me nipin, rreth 1490, tablo në temper, 62x46 cm, Paris, Muzeu i Luvrit.
  • Pala Tornabuoni, rreth 1490-1494 (e përfunduar nga punishtja pas vdekjes së tij, deri afër vitin 1498), tablo në temper.
  • Vizita, rreth 1491, tablo në temper, 172x165 cm, Paris, Muzeu i Luvrit.
  • Krishti në lavdi me katër shentë dhe një porositës, rreth 1492, tablo në temper, 308x199 cm, Volterra, Pinacoteca comunale.
  • Lindja e Krishtit, rreth 1492, tablo në temper, 45x42 cm, Vatikan, Pinacoteca Vaticana.
  • Lindja e Krishtit, rreth 1492, tablo në temper, 85x63 cm, Cambridge, Fitzwilliam Museum.
  • Shën Stefani midis shenjtëve Jacopo dhe Pjetër, 1493, tablo në vaj, 222x222 cm, Firence, Galleria dell'Accademia.

Kur Ghirlandaio u bë një nga piktorët më të famshëm të kohës së tij, nisi të përfshinte gjithmonë e më shpesh autoportrete në veprat e tija. Në përgjithësi janë të dallueshëm sepse shikojnë nga spektatori me pozën krenare me një dorë të mbështetur në mes; të tjerë janë të dallueshëm nga krahasimi me veprat e tjera. Shpesh u vetë portretizua afër anëtarëve të familjes së tij, si me kunatin Sebastiano Mainardi, vëllain David.

Rilindja

Piktura

Firencia

  1. ^ a b c d Micheletti, cit., fq. 9.
  2. ^ a b c d e Micheletti, cit., fq. 10.
  3. ^ Ghirlandaio-t, një familje piktorësh Rilindas midis Firences dhe Scandicci-t, ed. Polistampa- La città degli Uffizi, 2010, cit.
  4. ^ Francesco Cesati, Udhërrëfyesi i madh i rrugëve të Firences, Newton Compton Editori, Roma 2003.
  5. ^ a b c Quermann, cit., fq. 6.
  6. ^ a b Micheletti, cit., fq. 11.
  7. ^ Quermann, cit.
  8. ^ a b c Razeto, cit., fq. 99.
  9. ^ Në pikturë, maniera compendiaria, quhet teknika piktorike që priret ta përmbledhi deri te thelbësoria e pastër e elementeve të formës dhe ngjyrës (për shembull, ajo e pikturës së vonë helenistike). Në artin e qeramikës, stili compendiar, është një stil i përhapur në shek. e XVI në prodhimin e majolikës së Faenza-s, përgjithësisht e bardhë, e dekoruar në mënyrë të matur me pak figura (stema familjare, amorinë me flatra) që rrinë në qendër, ndonjëherë me dekorime edhe te bordet (rrush dhe përdredhëse hardhie) dhe pak ngjyra (e kaltra, e verdha, portokallia, më rrallë e gjelbra). [1] Encikopedia Treccani.
  10. ^ Anëtarë të urdhërit të themeluar nga i lumturuari Giovanni Colombini (në 1360) dhe i mbyllur në vitin 1668; jezuatët, veçanërisht të devotshëm ndaj shën Jeronimit (prandaj të quajtur edhe jezuatë të shën Jeronimit), i përkushtohen mbi të gjitha shërimit të të sëmurëve dhe varrimit të të vdekurve gjatë epidemive. [2] Enciklopedia Treccani
  11. ^ Quermann, cit., fq. 136.
  12. ^ a b Quermann, cit., fq. 134.
  13. ^ a b Micheletti, cit., fq. 30.
  14. ^ "Një skedë në sitin zyrtar të muzeut". Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2009. Marrë më 2 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ronald G. Kecks, Domenico Ghirlandaio, Octavo, Firenze 1998. ISBN 88-8030-121-7
  • Andreas Quermann, Ghirlandaio, serie dei Maestri dell'arte italiana, Könemann, Köln 1998. ISBN 3-8290-4558-1
  • Francesco Razeto, La Cappella Tornabuoni a Santa Maria Novella, in AA.VV., Cappelle del Rinascimento a Firenze, Editrice Giusti, Firenze 1998. ISBN 88-8200-017-6
  • Siro Innocenti, La Cappella Sassetti a Santa Trinita a Firenze, in AA.VV., Cappelle del Rinascimento a Firenze, Editrice Giusti, Firenze 1998. ISBN 88-8200-017-6
  • Emma Micheletti, Domenico Ghirlandaio, in Pittori del Rinascimento, Scala, Firenze 2004. ISBN 88-8117-099-X
  • Gert Jan van der Sman, Lorenzo e Giovanna. Vita e arte nella Firenze del Quattrocento, Mandragora, Firenze 2010. ISBN 978-88-7461-128-7

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]