Jump to content

Republika e Dytë Franceze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Republika Franceze në 1848.

Republika e Dytë Franceze (Frëngjisht: Deuxième République Française ose La IIe République), zyrtarisht Republika Franceze (République française), ishte qeveria e dytë republikane e Francës. Ajo ekzistonte nga viti 1848 deri në shpërbërjen e saj në 1852.

Pas humbjes përfundimtare të Napoleon Bonapartit në Betejën e Waterloo-s, Franca u rindërtua në një monarki të njohur si Restaurimi i Bourbonit. Pas një periudhe të shkurtër trazirash revolucionare në 1830, pushteti mbretëror u sigurua përsëri dhe u vendos Monarkia e korrikut. Monarkia e korrikut qeveriste nën parimet e konservatorizmit të moderuar dhe përmirësoi marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar.

Në 1848, Evropa shpërtheu në një valë masive revolucionare në të cilën shumë qytetarë sfiduan udhëheqësit e tyre mbretërorë. E kapur nga vala revolucionare, Franca iu nënshtrua Revolucionit të Shkurtit që përmbysi Monarkinë e Korrikut të Mbretit Louis-Phillipe,[1] fraksionet radikale dhe liberale të popullsisë mblodhën Republikën e Dytë Franceze në 1848. Në përpjekje për të rivendosur vlerat e Republikës së Parë Franceze mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen kushtetuese, miratuan moton e Republikës së Parë; Liberté, Égalité, Fraternité. Republika ishte e rrënuar nga tendencat fisnore të fraksioneve të saj kryesore: royalistët, proto-socialistët, liberalët dhe konservatorët. Në këtë mjedis, nipi i Napoleonit, Louis-Napoléon Bonaparte, u vendos si një figurë popullore anti-establishment. Ai u zgjodh president në 1848. Sipas kushtetutës së Republikës së Dytë, presidenti ishte i kufizuar në një mandat të vetëm.

Louis-Napoléoni përmbysi republikën me një grusht shteti të vitit 1851, e shpalli veten Perandor Napoleoni III dhe krijoi Perandorinë e Dytë Franceze.

  1. ^ "Second Republic | French history | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 14 korrik 2022.