Jump to content

Fëmijëria e hershme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 1 tetor 2023 14:41 nga Smallem (diskuto | kontribute) (Fshirje e vlerave, param. e burimeve boshe)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Martha Brubacher më fëmijët e Kopshtit të Fëmijëve (Kindergarten). Stanfield, Arizona. 1963.

Fëmijëria e hershme është një term nga fusha e studimeve të fëmijërisë që përfshin një nënfazë në kuadër të fazave të zhvillimit të fëmijës. Kjo zakonisht përfshin kohën prej fundit të foshnjërisë e deri rreth moshës tri (3) vjeçare. Për shkak se interesimi kryesor i fëmijës gjatë kësaj periudhe janë lojërat dhe lodrat atëhere edhe gjithë kjo periudhë ngnjëhere quhet mosha e lojës dhe e lojërave, gjë që është një përcaktim i përafërt por jo i specifikuar saktësisht brenda fushës së fëmijërisë së hershme.[1]

psikologji sidomos nē psikologjinë fëmijënore dhe psikologjinë zhvillimore ka edhe përkufizime e klasifikime tjera të kësaj periudhe, madje edhe aso të cilat fëmijërinë e hershme e përkufizojnë si "periudhë kohore e cila zgjat prej lindjes e deri në moshën tetëvjeçare",[2] duke mbuluar kështu foshnjërinë, periudhën parashkollore (kopshtin e fëmijëve) dhe vitet e hershme të shkollës deri në klasën e dytë të shkollës fillore.

Në literaturën profesionale, termi fëmijëri e hershme zakonisht përkufizohet si periudha kohore nga lindja deri në moshën pesë ose gjashtë vjeç,[3] duke përfshirë kështu edhe periudhën e kopshtit të fëmijëve dhe klasën e parë. Ekzistojnë tre faza të njëkohshme zhvillimi:[4] Kjo periudhë nganjëherë dallohet edhe nga edukimi i fëmijërisë së hershme dhe nuk i referohet domosdoshmërisht të njëjtës fazë zhvillimi të fëmijërisë së hershme. Është një kategori arsimore e krijuar për të mbështetur fëmijët nga çerdhet, deri në ekuivalentin e klasës së tretë.

Gjatë periudhës së fëmijërisë së hershme mund të vërehen tre karakteristika kryesore të zhvillimit e që janë:[5]

  1. Zhvillimi fizik
  2. Zhvillimi kognitiv
  3. Zhvillimi social-emocional

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Pajazit Nushi:Leksikon i Psikologjisë, Vëllimi 1, (A - M), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2014, fq. 236.
  2. ^ "National Association for the Education of Young Children". About Us (në anglisht). Marrë më 12 korrik 2018.
  3. ^ "APA Dictionary of Psychology" (në anglisht).
  4. ^ Doherty, J. and Hughes, M. (2009) Child Development; Theory into Practice 0–11 (1st ed). Harlow, Essex; Pearson. pp. 8.
  5. ^ Doherty, J. and Hughes, M. (2009) Child Development; Theory into Practice 0–11 (1st ed). Harlow, Essex; Pearson. pp. 8.