Jump to content

Grafika kompjuterike 3D

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 28 tetor 2019 21:02 nga 82.214.117.14 (diskuto) (E regullova nje gabim tw vockel)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Pamje 3 përmasore kompjuterike. Modeluar me Rhinoceros dhe Cinema 4D, prodhuar me anë të POV-Ray.

Grafika kompjuterike përmasore e kompjuterit ose Grafika kompjuterike 3D është riparaqitja tre-përmasore e informacioneve gjeomtrike të ruajtura në kompjuter për qëllimet e kryerjes së njehsimeve dhe prodhimit të imazheve 2 përmasore. Në këtë mënyrë imazhet mund të jenë për tregim të mëvonshëm ose për tu parë në kohë reale. Grafika kompjuterike 3 përmasore mbështetet shumë në të njëjtat algoritme si ato të grafikës vektoriale kompjuterike 2 përmasore në modelin fije kuadër (wire frame model) dhe grafikën kompjuterike raster 2 përmasore në shfaqjen prodhuese përfundimtare (ang. final rendering). Në programet për grafikë kompjuterike, dallimi midis 2 përmasores dhe 3 përmasores është zakonisht i turbullt; zbatimet 2 përmasore mund të përdorin teknika 3 përmasore për të kryer efekte të tilla si ndriçimi, dhe në radhë të parë 3 përmasori mund të përdorë teknika prodhuese 2 përmasore.

Grafika kompjuterike 3 përmasore, zakonisht, nënkupton modelet 3 përmasore. Përveç grafikës së prodhuar, modeli përmbahet brenda dosjeve të të dhënave grafike. Megjithatë, këtu ka dallime. Një model 3përmasor është riparaqitje matematikore e çdo sendi 3 përmasor (qoftë i palëvizshëm apo i lëvizshëm). Teknikisht një model nuk është grafikë gjersa ai të shfaqet dukshëm (vizualisht). Për shkak të shtypjes 3 përmasore (ang. 3D Printing), modelet 3 përmasore nuk futen në hapësirën virtuale. Një model mund të shfaqet vizualisht si një imazh dy-përmasor me anë të një procesi të quajtur prodhimi 3 përmasor (ang. 3D rendering), apo përdoret në simulacionet dhe njehsimet kompjuterike jografike.

Krijimi i skenës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndriçimi dhe hjezimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]