Arsimi formal
Arsimi formal është arsimi që zakonisht ofrohet nga mësimdhënësit e trajnuar në mënyrë sistematike në shkollë, arsim të lartë ose universitet . Është një nga tre format e mësimit siç përcaktohet nga OECD, të tjerët janë të arsimi informal, që zakonisht zhvillohet natyrshëm dhe në mënyrë spontane si pjesë e ndonjë aktiviteti tjetër dhe arsimi joformal, i cili përfshin të gjitha format tjera, siç është mësimi sportiv i ofruar nga instruktorë të patrajnuar dhe pa ndonjë kurrikulë formale. [1] Më tutje arsimi formal përfshin mësimin që zhvillohet në një ambient të caktuar dhe strukturuar (psh. në një institucion arsimor apo aftësues, trajnues apo në punë) dhe është i dizajnuar në mënyrë të qartë si mësim (në aspektin e qëllimeve, kohës apo resurseve). Nga pikëpamja e nxënësit, mësimi formal është i qëllimshëm. Ai në mënyrë tipike shpie në validim dhe certifikim.
Arsimi formal është arsimi i institucionalizuar, i qëllimshëm dhe i planifikuar nga organizata publike dhe/ose organizata private të akredituara për këtë qëllim që së bashku përbëjnë sistemin arsimor formal të një vendi. Sipas përkufizimit, programet e arsimit formal dhe certifikatat përkatëse njihen zyrtarisht.
Komponenti kryesor i arsimit formal është arsimi fillestar, i përcaktuar siç është ai i destinuar për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë përpara përfshirjes së tyre në tregun e punës dhe që përbëhet nga programe arsimore me kohë të plotë, të integruara në itinerare të vazhdueshme dhe të mësuara nga subjektet specifike për këtë lloj arsimi. Ai përfshin gjithashtu arsimin e destinuar për çdo moshë, në të cilin përmbajtja e programeve ose certifikatat që rezultojnë janë ekuivalente me ato të arsimit fillestar.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Recognition of Non-formal and Informal Learning - Home". OECD (në anglisht). Marrë më 9 mars 2014.