José Callejón: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit |
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit |
||
Rreshti 107: | Rreshti 107: | ||
==Profili i lojtarit== |
==Profili i lojtarit== |
||
Callejón është një lojtar i shkathët, këmbëngulës dhe punëtor i cili është i aftë të luaj në çdo pozicion në sulm. Ai mund të luaj si [[Sulmuesi (futboll)|sulmues qëndror]], anësor në të dyja krahët, [[Mesfushori|mesfushor-sulmues]] si dhe sulmues i dytë. Megjithatë, ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur si sulmues i dytë, pozicion në të cilën ai është dalluar për organizimin e lojës dhe kombinimet me shokët e ekipit. Gjatë kohës që luante te Real Madridi, Callejón u aktivizua në role më të tërhequra nga Mourinho si mesfushor-qëndror ose mbrojtës krahu.<ref>{{cite news|url=http://www.corrieredellosport.it/calcio/calcio_mercato/2013/07/01-326885/Napoli,+ecco+Callejon%3A+il+pupillo+di+Mourinho|title=Napoli, ecco Callejon: il pupillo di Mourinho|newspaper=[[Corriere dello Sport]]|author=Pasquale Salvione|language=it|date=1 korrik 2013|access-date=20 prill 2015|url-status=dead|archive-url=https://web.archive.org/web/20161007001036/http://www.corrieredellosport.it/calcio/calcio_mercato/2013/07/01-326885/Napoli,+ecco+Callejon%3A+il+pupillo+di+Mourinho|archive-date=7 tetor 2016}}</ref> |
Callejón është një lojtar i shkathët, këmbëngulës dhe punëtor i cili është i aftë të luaj në çdo pozicion në sulm. Ai mund të luaj si [[Sulmuesi (futboll)|sulmues qëndror]], anësor në të dyja krahët, [[Mesfushori|mesfushor-sulmues]] si dhe sulmues i dytë.<ref>{{cite web|url=http://www.calciomercato.com/news/iturbe-callejon-gervinho-tre-nuovi-talenti-della-serie-a-per-red-870058|title=Iturbe, Callejon, Gervinho: le tre migliori sorprese della Serie A|publisher=Calcio Mercato|author=Giovanni Battista Terenziani|language=it|date=14 tetor 2013|access-date=20 prill 2015}}</ref> Megjithatë, ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur si sulmues i dytë, pozicion në të cilën ai është dalluar për organizimin e lojës dhe kombinimet me shokët e ekipit. Gjatë kohës që luante te Real Madridi, Callejón u aktivizua në role më të tërhequra nga Mourinho si mesfushor-qëndror ose mbrojtës krahu.<ref>{{cite news|url=http://www.corrieredellosport.it/calcio/calcio_mercato/2013/07/01-326885/Napoli,+ecco+Callejon%3A+il+pupillo+di+Mourinho|title=Napoli, ecco Callejon: il pupillo di Mourinho|newspaper=[[Corriere dello Sport]]|author=Pasquale Salvione|language=it|date=1 korrik 2013|access-date=20 prill 2015|url-status=dead|archive-url=https://web.archive.org/web/20161007001036/http://www.corrieredellosport.it/calcio/calcio_mercato/2013/07/01-326885/Napoli,+ecco+Callejon%3A+il+pupillo+di+Mourinho|archive-date=7 tetor 2016}}</ref> |
||
Gjatë karrierës së tij, Callejón është dalluar për teknikën, krijueshmërinë dhe gjuajtjet, aftësi këto që i japin mundësi të shënojë dhe asistoj gola. Ai gjithashtu dallohet për inkursionet dhe vrapimet drejtë zonës kundërshtare, me ose pa top, duke humbur mbrojtësit kundërshtar dhe duke krijuar mundësi për gol. Ai është gjithashtu një lojtar i aftë në duelet ajërore, pavarësisht fizikut të shkurtër. |
Gjatë karrierës së tij, Callejón është dalluar për teknikën, krijueshmërinë dhe gjuajtjet, aftësi këto që i japin mundësi të shënojë dhe asistoj gola. Ai gjithashtu dallohet për inkursionet dhe vrapimet drejtë zonës kundërshtare, me ose pa top, duke humbur mbrojtësit kundërshtar dhe duke krijuar mundësi për gol. Ai është gjithashtu një lojtar i aftë në duelet ajërore, pavarësisht fizikut të shkurtër. |
Versioni i datës 20 mars 2024 04:38
Callejón duke luajtur për Napoli | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jose Callejon | ||
Datëlindja | 11 shkurt 1987 | ||
Vendlindja | Motril, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor/Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Granada | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Costa Tropical | |||
2002–2006 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Real Madrid C | 4 | (0) |
2007–2008 | Real Madrid B | 41 | (21) |
2008–2011 | Espanyol | 97 | (10) |
2011–2013 | Real Madrid | 55 | (8) |
2013–2020 | Napoli | 255 | (64) |
2020–2022 | Fiorentina | 50 | (1) |
2022– | Granada | 61 | (4) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2008–2009 | Spanjë U21 | 4 | (1) |
2014–2017 | Spanjë | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 shkurt 2017 |
José María Callejón Bueno (lindur më 11 shkurt 1987) është një futbollist spanjoll i cili luan me skuadrën italiane Napoli në Serie A dhe me kombëtaren spanjolle si sulmues.
Vëllai i tij binjak Juanmi është gjithashtu futbollist dhe luan për Club Bolívar në Bolivi. Ata të dy janë produkte të akademisë së Real Madrid dhe bashkë kanë luajtur me Castillan.[2]
Karriera me klube
Real Madrid
José Callejón është një produkut si akadesimë së Real Madrid.[3] Ai debutoi për Real Madrid Castilla në maj 2007. Ai gjithashtu luajti katër ndeshje dhe shënoi një gol.
Në sezonin 2007–08 në Segunda División B, Callejón luajti 37 ndeshje dhe shënoi 21 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë i klubit të tij.
Espanyol
Në përfundim të sezonit 2007–08, Callejón dhe vëllai i tij Juanmi firmosen sëbashku për RCD Espanyol.[4][5] Ata firmosën një kontratë katër vjeçare. Callejón debutoi në La Liga më 20 shtator 2008 duke hyrë si zëvëndësim në barazimin 1–1 kundër Getafe CF.
Ai shënoi golin e tij të parë me Espanyol kundër RCD Mallorca në barazimin 3–3 në shtëpi. Ai vazhdoi të jetë titullar i padiskutueshëmë nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino në sezonet e tjera, duke luajtur më shumë si anësor.
Më 15 janar 2011, Callejón shënoi dy gola në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Seviljes.[6] Ai humbi vetëm një ndeshje në ligë dhe e përfundoi atë me gjashtë gola duke kontibuar për Pericos që ta përfundonin sezonin në vendin e 10të.
Rikthimi në Real Madrid
Më 23 maj 2011, Callejón firmosi një kontratë pesë vjeçare me Real Madrid. Më 1 korrik 2011 u raportua se Callejón u ble nga Reali për 5.5 milion €.[7] Më 16 korrik 2011, Callejón luajti ndeshjen e tij të parë me Real Madridin në ndeshjen miqësore të fituar 4–1 nga Real Madrid kundër Los Angeles Galaxy, ku Callejón shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 30.[8]
Më 2 tetor 2011, Callejón shënoi golin e tij të parë zyrtar për Real Madrid kundër ish-skuadrës së tij RCD Espanyol pas assistit të Cristiano Ronaldos. Ai nuk e festoi golin që shënoi për respekt të ish–skuadrës së tij ku luajti tre sezone.[9]
Duke përfituar nga fakti që Real Madrid ishte kualifikuar për në raundet me eleminim direkt në Ligën e Kampioneve, José Mourinho i dha mundësi atij që të luante në fazën e grupeve. Ai e konfirmoi besimin e portugezit pas dy golave të shënuar në fitoren 6–2 kundër Dinamo Zagreb.[10] Ai gjithashtu shënoi dy gola të tjerë kundër AFC Ajax.[11]
Duke luajtur si titullar, Callejón vazhdoi të bënte ndeshje shumë të mira dhe vazhdoi të shënonte. Më 17 dhjetor 2011, Callejón shënoi një gol në fitoren 6–2 të Los Blancos kundër Seviljes.[12] Në Copa del Rey, Callejón shënoi tre gola: një jasht shtëpisë dhe dy në shtëpi.[13][14]
Më 14 janar 2012, Callejón shënoi golin e fitores kundër RCD Mallorca në minutën e 84 në fitoren 2–1 të Real Madrid.[15] Në ndeshje të tjera, Callejón shënoi në fitoren 4–1 kundër Athletic Bilbao në Santiago Bernabeu.[16]
Napoli
Më 9 korrik 2013, Napoli lajmëroi se kishte arritur marrëveshjen me Real Madrid për të blerë José Callejón për 9 milion €.[17][18] Dy ditë më vonë u konfirmua se Callejón kishte firmosur një kontratë katër vjeçare.[19] Ai bëri debutimin e tij më 25 gusht 2013 në javën e parë të Serie A, ku shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Bolonjës.[20] Më 22 tetor, Callejón shënoi golin e parë evropian me klubin në fitoren 2–1 kundër Marsejës në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[21] Më 3 maj 2014, ai asistoi golin e Dries Mertens në fitoren 3–1 kundër Fiorentinës në finalen e kupës, duke fituar trofeun e parë në Itali.[22] Në ndeshjen e fundit të sezonit më 18 maj, Callejón shënoi golin e 100të sezonal të Napolit dhe të 20tin personal, në fitoren 5–1 kundër Veronës.[23]
Callejón e nisi sezonin 2014–15 duke shënuar në fitoren 2–1 kundër Genoas në javën e parë të Serie A.[24] Pas kësaj, ai shënoi në barazimin 3–3 kundër ekipit të sapongjitur Palermo.[25] Më 19 tetor, ai shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Interit në San Siro; të katër golat e ndeshjes u shënuan në 11 minutat e fundit.[26] Callejón vazhdoi me formën pozitive në nisjen e sezonit, gjatë së cilës ai kishte shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit.[27] Më 22 dhjetor, Napoli fitoi Superkupën e Italisë 2014 kundër Juventusit pas gjuajtjeve të penalltive; Callejón ishte një nga tre lojtarët që gabuan penalltinë e tyre.[28] Ai e mbylli sezonin me 12 gola në të gjitha kompeticionet.
Callejón shënoi golin e parë për sezonin 2015–16 më 17 shtator në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[29] Pas kësaj, ai shënoi sërisht në këtë kompeticion, këtë herë në fitoren 4–1 kundër Midtjylland.[30] Më 31 janar 2016, ai shënoi dopietën e parë sezonale në suksesin 5–1 në shtëpi kundër Empolit.[31] Callejón regjistroi 13 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Më 9 prill 2017, Callejón luajti ndeshjen e tij të 200të me Napolin në fitoren 3–0 kundër Lazios, duke shënuar golin e tij të 57të me klubin.[32] Në sezonin 2017–18, ai u bë golashënuesi më i mirë spanjoll në historinë e Serie A me 52 gola pas golit të shënuar në triumfin 3–1 ndaj Sassuolos.[33] Më 20 tetor 2018, Callejón luajti ndeshjen e parë si kapiten i Napolit në ndeshjen kundër Udineses në kampionat.[34] Më 29 prill 2019, ai luajti ndeshjen e 300të për Napolin në fitoren 2–0 në transfertë kundër Frosinones.[35]
Në përfundim të sezonit 2019–20, Callejón u largua zyrtarisht nga klubi pas shtatë vitesh, gjatë të cilës ai luajti 349 ndeshje dhe shënoi 82 gola në të gjitha kompeticionet.[36][37]
Fiorentina
Më 5 tetor 2020, Callejón firmosi një kontratë dy-vjeçare me Fiorentinën.[38] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 28 tetor në kupë kundër Padovës.[39] Callejón e shpezoi sezonin e tij të parë te Fiorentina si lojtar rezervë, duke u aktivizuar në vetëm 22 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.[40]
Në sezonin e ardhshëm Callejón gjeti më shumë hapsira në formacionin 4–3–3 të trajnerit Vincenzo Italiano.[41] Ai shënoi golin e parë në Serie A për Fiorentinën më 30 nëntor 2021 në fitoren 3–1 kundër Sampdorias.[42]
Granada
Më 25 korrik 2022, Callejón firmosi një kontratë një-vjeçare me Granadën me të mundësi rinovimi në bazë të performancës sportive.[43] Në sezonin e tij të parë me klubin ai fitoi titullin e Segunda División, duke u aktivizuar në të 42 ndeshjet.[44]
Karriera ndërkombëtare
Callejón bëri debutimin e tij për kombetaren nën-21 të Spanjës më 25 mars 2008 kundër Kazakistanit për kualfikueset e UEFA Euro 2009. Ai hyri në minutën e 46të pasi zëvëndësoi Bojan Krkić dhe arriti të shënonte një gol në fitoren 5–0. Ai regjistroi katër ndeshje dhe një gol me ekipin nën-21.[45]
Më 7 nëntor 2014, Callejón u thirr në ekipin e parë për herë të parë nga trajneri Vicente del Bosque për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Gjermanisë.[46] Ai debutoi në fitoren 3–0 kundër Bjellorusisë në kualifikueset e Euro 2016, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Santi Cazorlës.[47]
Profili i lojtarit
Callejón është një lojtar i shkathët, këmbëngulës dhe punëtor i cili është i aftë të luaj në çdo pozicion në sulm. Ai mund të luaj si sulmues qëndror, anësor në të dyja krahët, mesfushor-sulmues si dhe sulmues i dytë.[48] Megjithatë, ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur si sulmues i dytë, pozicion në të cilën ai është dalluar për organizimin e lojës dhe kombinimet me shokët e ekipit. Gjatë kohës që luante te Real Madridi, Callejón u aktivizua në role më të tërhequra nga Mourinho si mesfushor-qëndror ose mbrojtës krahu.[49]
Gjatë karrierës së tij, Callejón është dalluar për teknikën, krijueshmërinë dhe gjuajtjet, aftësi këto që i japin mundësi të shënojë dhe asistoj gola. Ai gjithashtu dallohet për inkursionet dhe vrapimet drejtë zonës kundërshtare, me ose pa top, duke humbur mbrojtësit kundërshtar dhe duke krijuar mundësi për gol. Ai është gjithashtu një lojtar i aftë në duelet ajërore, pavarësisht fizikut të shkurtër.
Statistikat e karrierës
Klube
Redaktuar më 25 gusht 2013
Skuadra | Sezoni | Kampionati | Kupa | Europa | Total | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Assista | Ndeshje | Gola | Assista | Ndeshje | Gola | Assista | Ndeshje | Gola | Assista | ||
Real Madrid B | 2006–07 | 4 | 0 | — | — | — | 4 | 0 | — | ||||
2007–08 | 37 | 21 | — | — | — | 37 | 21 | — | |||||
Total | 41 | 21 | — | — | — | 41 | 21 | — | |||||
Espanyol | 2008–09 | 24 | 2 | 0 | 6 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 30 | 4 | 0 |
2009–10 | 36 | 2 | 4 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 37 | 2 | 4 | |
2010–11 | 37 | 6 | 7 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 39 | 6 | 7 | |
Total | 97 | 10 | 11 | 9 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 106 | 12 | 11 | |
Real Madrid | 2011–12 | 25 | 5 | 0 | 6 | 3 | 2 | 5 | 5 | 0 | 36 | 13 | 2 |
2012–13 | 29 | 3 | 4 | 7 | 2 | 0 | 4 | 2 | 0 | 40 | 7 | 4 | |
Total | 54 | 8 | 4 | 13 | 5 | 2 | 9 | 7 | 0 | 76 | 20 | 6 | |
Napoli | 2013–14 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 2 | 0 |
Total | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 2 | 0 | |
Karriera në total | 194 | 41 | 15 | 22 | 7 | 2 | 9 | 7 | 0 | 225 | 55 | 17 |
Kombëtarja
- Redaktuar më 17 nëntor 2018[50]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Spanja | 2014 | 2 | 0 |
2015 | 0 | 0 | |
2016 | 1 | 0 | |
2017 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 5 | 0 |
Trofe
Klube
- Real Madrid
- La Liga: 2011–12
- Supercopa de España: 2012; Finalist 2011
- Copa del Rey: Finalist 2012–13
Personale
- Segunda División B: Golashënuesi më i mirë 2007–08
Referime
- ^ "Josè Maria Callejon" (në italisht). S.S.C. Napoli. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2018. Marrë më 2 nëntor 2018.
- ^ "Los gemelos Callejón, hermanos pero rivales en el terreno de juego" [binjakët Callejón, vëllezër por rivalë në fushë]. Join Futbol (në spanjisht). 22 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
- ^ "Castilla 2–1 Málaga" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 5 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2012. Marrë më 21 qershor 2008.
- ^ "Real Madrid and Espanyol reach an agreement for the transfer of Castilla's José Callejón" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 20 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2008. Marrë më 20 qershor 2008.
- ^ "Espanyol sign Real Madrid B striker Callejón" (në anglisht). Reuters. 18 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2012. Marrë më 18 qershor 2008.
- ^ "Callejon nets brace" [Callejon shënon dopiet] (në anglisht). ESPN FC. 15 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2011. Marrë më 1 mars 2011.
- ^ Jose Callejon to play for Real Madrid Arkivuar 26 maj 2011 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Real Madrid, 23 May 2011
- ^ LA Galaxy 1–4 Real Madrid Arkivuar 20 korrik 2011 tek Wayback Machine; Major League Soccer, 16 korrik 2011
- ^ Higuain gives Mourinho plenty to ponder Arkivuar 5 tetor 2011 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 2 tetor 2011
- ^ Perfect Madrid put six past Dinamo; UEFA.com, 22 nëntor 2011
- ^ Ajax shattered as Madrid complete perfect set; UEFA.com, 7 dhjetor 2011
- ^ Real rout Sevilla Arkivuar 22 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 17 dhjetor 2011
- ^ Un chupito revitalizante (Invigorating shot); Marca, 13 dhjetor 2011 (Spanjisht)
- ^ El Madrid ficha hacia octavos (Madrid signs last-16); Marca, 20 dhjetor 2011 (Spanjisht)
- ^ Real survive scare to go clear Arkivuar 14 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 14 January 2012
- ^ Real Madrid spot on Arkivuar 28 janar 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 22 janar 2012
- ^ "Real Madrid attacker Callejon set to join Napoli" [Sulmuesi i Real Madrid gati për tju bashkuar Napolit] (në anglisht). Goal.com. 9 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
- ^ "Visite mediche per l'attaccante spagnolo" [Vizitat mjeksore për sulmuesin spanjoll] (në italisht). S.S.C. Napoli. 10 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
- ^ "Napoli snap up Callejon" [Napoli rrëmben Callejon] (në anglisht). Goal.com. 11 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
- ^ Gennaro Bozza (25 gusht 2013). "Napoli-Bologna 3–0: apre Callejon, poi la doppietta di super Hamsik" [Napoli-Bologna 3–0: Callejon starts it, then double by super Hamsik]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 11 dhjetor 2013.
- ^ Chris Burke (22 tetor 2013). "Napoli make their mark in Marseille" (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 tetor 2014.
- ^ "Coppa Italia final: Rafael Benitez's Napoli beat Fiorentina 3–1" (në anglisht). BBC Sport. 3 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014.
- ^ "Five-star finish for Napoli" (në anglisht). Sky Sports. 18 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014.
- ^ "Genoa 1–2 Napoli" (në anglisht). ESPN FC. 31 gusht 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
- ^ "Napoli 3–3 Palermo" (në anglisht). ESPN FC. 24 shtator 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
- ^ "Hernanes header helps Inter Milan to a 2–2 draw with Napoli" (në anglisht). ESPN FC. 19 tetor 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
- ^ "Napoli, Il Mattino celebra Callejon: "Sette gol e capocannoniere in A"" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. 27 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 28 tetor 2014.
- ^ Emanuele Gamba (23 dhjetor 2014). "Napoli, incredibile finale la Juve si deve piegare Supercoppa dopo 18 rigori" (në italisht). La Repubblica. fq. 48.
- ^ "Sparkly Napoli flatten Club Brugge" (në anglisht). UEFA. 17 shtator 2015. Marrë më 23 tetor 2015.
- ^ "Sparkling Napoli finishes flatten Midtjylland" (në anglisht). UEFA. 22 tetor 2015. Marrë më 23 tetor 2015.
- ^ "Napoli-Empoli 5-1, Higuain-Insigne-Callejon: Sarri resta a +2 sulla Juve" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 31 janar 2016. Marrë më 31 janar 2016.
- ^ Susan Campanale (10 prill 2017). "Serie A Week 31: Did You Know?" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 20 prill 2017.
- ^ "Napoli beats Sassuolo 3-1 to move 3 points clear in Serie A" (në anglisht). USA Today. 29 tetor 2017. Marrë më 20 prill 2023.
- ^ "Udinese vs Napoli 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2018. Marrë më 18 mars 2024.
- ^ Susy Campanale (28 prill 2019). "Napoli fans reject Callejon shirt" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 28 prill 2019.
- ^ Susy Campanale (9 gusht 2020). "Napoli bid farewell to Callejon" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 2 qershor 2023.
- ^ Pasquale Tina (2 gusht 2020). "Il Napoli chiude bene Lazio ko" (në italisht). La Repubblica. fq. 10. Marrë më 1 dhjetor 2021.
- ^ "Callejon completes Fiorentina move" (në anglisht). ACF Fiorentina. 5 tetor 2020. Marrë më 6 nëntor 2020.
- ^ "Calcio: Coppa Italia; Fiorentina-Padova 2–1" (në italisht). Agenzia Nazionale Stampa Associata. 28 tetor 2020. Marrë më 26 korrik 2022.
- ^ Benedetto Ferrara (30 dhjetor 2020). "Le pagelle del 2020" (në italisht). La Repubblica. fq. 13. Marrë më 1 dhjetor 2021.
- ^ "La rinascita di Callejon: l'arma in più di Italiano" (në italisht). Viola News. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ Giacomo Luchini (30 nëntor 2021). "Fiorentina-Sampdoria 3–1: Callejon, Vlahovic e Sottil ribaltano i blucerchiati". La Repubblica (në italisht). Marrë më 26 korrik 2022.
- ^ "Comunicado oficial | José Callejón, nuevo jugador del Granada CF" (në spanjisht). Granada CF. 25 korrik 2022. Marrë më 25 korrik 2022.
- ^ Jorge Azcoytia (5 korrik 2023). "Callejón, el hijo pródigo que ha cumplido la misión" (në spanjisht). Granada en Juego. Marrë më 5 shtator 2023.
- ^ "UEFA European U-21 C'ship – Match Report – Spain 5 – 0 Kazakhstan" [UEFA Kampionati Evropian nën-21 - Raporti i ndeshjes - Spanjë 5-0 Kazakistani] (në anglisht). UEFA. 25 mars 2008. Marrë më 20 qershor 2008.
- ^ "Official: 23-man squad for the matches against Belarus and Germany" (në anglisht). Federata Spanjolle e Futbollit. 7 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
- ^ Graham Hunter (15 nëntor 2014). "Much-changed Spain dominate Belarus" (në anglisht). UEFA. Marrë më 15 nëntor 2014.
- ^ Giovanni Battista Terenziani (14 tetor 2013). "Iturbe, Callejon, Gervinho: le tre migliori sorprese della Serie A" (në italisht). Calcio Mercato. Marrë më 20 prill 2015.
- ^ Pasquale Salvione (1 korrik 2013). "Napoli, ecco Callejon: il pupillo di Mourinho". Corriere dello Sport (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2016. Marrë më 20 prill 2015.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "José Callejón" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 27 janar 2019.