THUK m.

  • 1. Enë prej guri; prej metali a prej druri, që përdoret për të shtypur në të kafe, kripë etj., havan; guri i kafesë. Thuk guri. Thuk druri. Shtyp (hudhrat, arrat) në thuk. Ishte bërë si thuk, ishte bërë i shëndoshë e i ngjeshur; ishte bërë si top; ishte bërë si poç, si qyp.
  • 2. përd. mb. I ngjeshur, i fortë. E ka mishin thuk. I janë bërë krahët thuk.

THUK mb.

  • 1. Thuthuq.
  • 2. si em. ~, ~U m. sh.~Ë, ~ËT. Thuthuq.

THUK kal.

  • Shtyp a ngjesh fort, rras me forcë, dend. Thuk leshin.