Lufta Revolucionare Amerikane (1775-1783), e njohur edhe si Lufta Amerikane për Pavarësi, filloi si luftë mes Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe besëlidhjes së 13 kolonive britanike të Amerikës së Veriut dhe përfundoi si luftë globale ndërmjet disa fuqive të mëdha evropiane. Lufta ishte kulmi i Revolucionit politik Amerikan, me ç'rast kolonët refuzuan të drejtën e Parlamentit të Britanisë së Madhe për t'i qeverisur pa përfaqësim. Më 1775, revolucionarët morën kontroll mbi secilën qeveri të 13 kolonive, u mblodhën në Kongresin e Dytë Kontinental dhe formuan Ushtrinë Kontinentale. Peticionet drejtuar mbretit për të ndërhyrë në parlament në emër të tyre rezultuan në cilësimin e Kongresit si akt tradhtar, ndërsa shtetet nisën kryengritjen në vitin tjetër. Amerikanët u përgjigjën me shpallje zyrtare të pavarësisë dhe të shtetit të tyre, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar sovranitet dhe duke flakur tej çdo lidhje me monarkinë britanike. Më 1777, kontinentasit zunë rob një ushtri britanike, duke bërë që Franca të hyjë në luftë në anën e amerikanëve në fillim të vitit 1778 dhe të ofrojë barazi ushtarake kundrejt Britanisë. Spanja dhe Republika Holandeze—aleatë të Francës—gjithashtu hyjnë në luftë kundër Britanisë brenda dy viteve të ardhshme.

Një koleksion i imazheve të domenit publik të Luftës Revolucionare Amerikane, të bashkuara në një montazhë.

Gjatë tërë luftës, britanikët arritën të përdorin epërsinë e tyre detare dhe të zaptojnë dhe pushtojnë qytetet bregdetare, mirëpo kontrolli i brendisë (ku jetonte 90 % e popullsisë) iu iku nga duart për shkak të tokësorisë relativisht të vogël. Përfshirja frënge u provua vendimtare ; fitorja detare e Francës në Chesapeake shkaktoi dorëzimin e një ushtrie të dytë britanike në Yorktown më 1781. Më 1783, Traktati i Parisit përfundoi luftën dhe njohu sovranitetin e Shteteve të Bashkuara mbi territorin përbri Kanadës së sotme në veri, Floridës në jug dhe lumit Misisipi në perëndim.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto