Biblioteka Shtetërore bavareze
Biblioteka Shtetërore bavareze (BSB) (gjerm.Bayerische Staatsbibliothek) në Mynih, Gjermani është biblioteka qendrore e landit të Bavarisë. Mbas Bibliotekës shtetërore në Berlin, ajo është biblioteka e dytë më e madhe universale në hapësirën gjermanishtfolëse dhe një nga bibliotekat kërkimore më me peshë në Evropë. Fondi i saj arrin rreth 9,39 milionë libra. Në fondin e vjetër ndodhet një nga koleksionet më të rëndësishme të dorëshkrimeve në Botë, si edhe përmbledhja më e vëllimshme e Incunabulum-eve në Gjermani.
Që prej vitit 1663 ekziston e Drejta e një ekzemplari që do të thotë se nga çdo vepër e shtypur, dy kopje duhet t’i dorëzohen Bibliotekës Shtetërore bavareze. Kjo vlen edhe për ditët e sotme. Për më tepër, Biblioteka shtetërore bavareze është biblioteka e dytë në Evropë (mbas British Library) për nga numri i periodikëve që zotëron. BSB boton revistën e specializuar “Forumi i Bibliotekës Bavari“(gjerm. Bibliotheksforum Bayern) dhe që prej vitit 2007 revistën e Bibliotekës, në bashkëpunim me Bibliotekën Shtetërore në Berlin.
Përdorimi
RedaktoSallat e leximit në Bibliotekën Shtetërore bavareze frekuentohen çdo ditë nga rreth 3 000 njerëz, nga ora 8.00 deri në 24.00. Në sallën e përgjithshme të leximit ka rreth 130 000 libra, më së shumti vepra referimi, në sallën e leximit të periodikëve ndodhen rreth 18 000 revista aktuale. Departamentet e dorëshkrimeve dhe të botimeve të vjetra, hartave dhe imazheve, muzikës si edhe të Evropës Lindore, Orientit dhe Azisë Lindore kanë salla leximi me hyrje të lirë. Rreth 1 500 libra vihen në dispozicion të lexuesve çdo ditë në sallat e leximit nga fondet e kësaj Biblioteke.
Fondi
Redakto- Rreth 9,39 milion libra
- Rreth 92,000 dorëshkrime p.sh
- Një dorëshkrim të Këngës së Nibelungëve (Nibelungslied)
- Carmina Burana
- Dorëshkrimet e Freising-ut (gjerm. die Freisinger Denkmäler)
- Më shumë se 52.500 revista të shtypura dhe elektronike
- Rreth 19.900 ekzemplarë prej të cilave rreth 9.660 Incunabulum (rreth 1/3 prej 28.000 ekzemplarëve në bote)
- Një Bibël Gutenberg (gjerm. Gutenberg-Bibel)
- 35.000 volume digjitale
Koleksionet e veçanta
Redakto- Histori e përgjithshme
- Histori e lashtë
- Bizanti
- Shkencë klasike e lashtë përfshirë këtu historinë e lashtë, filologjinë latine mesjetare dhe të re
- Histori e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës
- Histori e Francës dhe Italisë
- Rumania
- Letërsi dhe gjuhë rumune
- Letërsi dhe gjuhë shqipe
- Europa lindore dhe juglindore(në veçanti: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Polonia, Çekia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova)
- Greqia e kohëve të reja (përfshirë këtu dhe gjuha e letërsia)
- Shkenca muzikore
- Informacion, literaturë e specializuar për bibliotekat
Organizimi
RedaktoDrejtoria
RedaktoDrejtor i përgjithshëm i Bibliotekës Shtetërore bavareze është Dr. Rolf Griebel, zëvendës drejtor është Dr. Klaus Ceynowa.
Seksionet kryesore
RedaktoSeksioni qendror
RedaktoSeksioni qendror merret me administrimin e përgjithshëm dhe ofron shërbime për të gjitha seksionet e Bibliotekës.
Strukturimi dhe përgatitja e fondit
RedaktoPasuria e fondit përftohet, në këtë seksion, (me anë të dhurimit, blerjes, Licencimit, dërgesës së detyruar dhe shkëmbimit). Titujt klasifikohen sipas katalogëve përkatës.
Shërbimet për përdoruesit
RedaktoKy seksion bën të mundur kontaktin e lexuesve me librat, përcjell shërbimet e bibliotekës drejtpërsëdrejti dhe përpunon kërkesat e ndryshme të lexuesve.
Dorëshkrime dhe dokumente të rralla
RedaktoKy është seksioni përgjegjës për librat e rëndësishëm historikë të bibliotekës. Kjo trashëgimi e çmuar është arsyeja e emrit të mirë dhe prestigjit të Bibliotekës bavareze. Seksioni ka një sallë të posaçme leximi, të pajisur veçanërisht për punën me libra të rrallë.
Sigurimi i informacionit dhe kujdesi për fondin
RedaktoKy seksion përkujdeset për materialet që ruhen në fond kundër dëmeve dhe u siguron atyre një përdorim afatgjatë.
Seksionet e veçanta
RedaktoSeksioni i hartave dhe imazheve
RedaktoKy seksion administron harta, Atlase si dhe arkivin e imazheve të Bibliotekës Shtetërore bavareze, ku përfshihen edhe pjesë të arkivave të Heinrich Hoffmann, Bernhard Johannes dhe Felicitas Timpe.
Seksioni i Muzikës
RedaktoSasia dhe cilësia e fondit historik të këtij seksioni e bëjnë atë një Bibliotekë muzikologjike me rëndësi ndërkombëtare. Edhe ky seksion është i pajisur me sallën e tij të leximit.
Seksioni i Orientit dhe Azisë lindore
RedaktoNë fondin e këtij seksioni numërohen 250 000 vëllime në arabisht, armenisht, gjeorgjisht, hebraisht, jidish, mongolisht, persisht, gjuhën e Tibetit dhe gjuhë indiane. Për sa i përket fondit të Azisë lindore, përbëhet nga mbi 300 000 botime në gjuhën kineze, japoneze, koreane, taliandeze, dhe vietnameze.
Seksioni i Evropës Lindore
RedaktoKy është seksioni më i madh i veçantë i Bibliotekës, me rreth 900 000 vëllime nga Evropa Lindore dhe rreth saj. Në këtë seksion ruhen gjithashtu edhe mjaft tituj që i përkasin Evropës Juglindore, si edhe Evropës Qendrore Lindore. Edhe pjesa aziatike ruse përfaqësohet me shumë tituj.Seksioni i Evropës Lindore në BSB blen dhe katalogon letërsi nga dhe mbi Evropën Lindore, ndërkohë që ka lidhje të ngushta puna edhe me seksionet e tjera të bibliotekës. Ajo i shërben kërkimit bavarez dhe mynihez mbi Evropën Lindore dhe është përgjegjëse, në kuadrin e sistemit të fushave të vecanta të koleskionimit të Shoqatës Kërkimore Gjermane, për detyra kombëtare. Për shakak të fondit të saj të shumllojshëm dhe të pasur ky seksion ka nam botëror.
Blerja
RedaktoSeskioni i Evropës Lindore i BSV është përgjegjës i fushës së vecantë të koleksionimit „Evropa Lindore dhe juglindore“ të Shoqatës kërkimorë Gjermane. Vendet e përfshira në kët fushë janë: Rusa, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Polonia, Çekia, Sllovakia si dhe vendet julindore Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Herzegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Rumania. Nga vendet e përmendura, grumbullohen sidomos Media mbi historinë, politikën, edukimin dhe informacionin dhe tema të afërta me këto. Letërsia e fushës së vecantë të kolekisonimit në gjuhë origjinale blihet nga Seksioni i Evropës Lindore, ndërkohë që blerja e letërsisë „perëndimore“ mbi vendet në fjalë bëhet në Seskionin e përgjithshëm të blerjeve dhe katalogizimeve. Që prej vitit 2009 ky seksion është përgjegjës për tre fusha të reja të vecanta të koleksionimit: Gjuha dhe letërsia rumune, gjuha dhe letërsia shqipe dhe Greqia e kohëve moderne(përfshirë gjuhën dhe letërsinë). Këto fusha të vecanta koleksionimi i përkisnin deri në 1997 BSB. Mediat që nuk bëjnë pjesë në fushat e vecanta të koleksionimit, pra që nuk janë të mbështetura nga Shoqata Kërkimore Gjermane, blihen nga BSB si iniciativë personale. Thelbi i këtyre blerjeve ka qëndruar tradicionalisht tek shkencat humane dhe sociale, sidomos tek subjekte si gjuha dhe letërsia, teologjia, dhe historia e artit.
Katalogizimi
RedaktoPunonjësit e seksionit të Evropës Lindore katalogizojnë mediat e blera nga Europa Lindore sipas gjuhëve: perëndimore, sllave dhe gjuhë të tjera. Mediat janë pothuajse të plota në Katalogun-Online të BSB, por një kërkim sipas fjalës kyc ne Katalogun Online është përgjithësisht për vepra pas vitit 1982 i mundshëm. Për kërkime të tjera duhen parë katalogjet e vjetra të BSB, të cilat nuk janë ende online. Mediat e sallës së leximit së seksionit të Evropës Lindore janë gjithashtu të shikueshme ne Katalogun Online, dhe është e mundur që kërkimi të kufzohet tek librat e sallës së leximit. Seksioni i Evropës Lindore i BSB zotëron edhe disa katalogje të vjetra me interes si përshëmbull Katallogun Russica të Seksionit Sllavik të Biblotekës së Universitetit të Helsinkit.
Përdorimi
RedaktoSi për pjesën tjetër të Bibliotekës Shtetërore bavareze, edhe përdorimi i Sallës së lëximit në Seksionin e Europës Lindore është pa pagesë. „Salla lindore e leximit“ në katin e trete të BSB bashkon veprat e Europës Lindore me ato të Sektorit të Orientit dhe Azisë Lindore., gjë që i lejon lexuesve të kenë mundësi interesante kërkimi. Veprat e Europës Lindore janë të ndara sipas sistematikës së tyre, në nëngrupe gjeografike dhe tematike. Në Sallën e leximit, ndodhen vetëm librat e referimit, vepra standarte dhe veprat të tjera themelore. Pjesa më e madhe e veprave ndodhen në magazinat e BSB dhe mund të porositen nga aty për përdorim në një sallë leximi, ose për huazim. Edicionet më të rëja të gazetave dhe magazinave mbi dhe nga Europa Lindore, ndodhen në Sallën e përgjithshme të leximit të gazetave të bibliotekës. Një ofertë interesante për të gjithë përdoruesit e interesuar mbi ndodhitë më të reja shkencore në Europën Lindore dhe rreth saj, është Ekspozita e Blerjeve të reja. Letërsia prezantohet, e vendosur gjeografikisht, në Sallën e leximit, nga data 1 deri në datën 10 të muajit . Stafi i sallës së leximit i ofron përdoruesve të saj një informacion të kualifikuar dhe mund të arrihet edhe nëpërmjet telefonit gjatë orarit të punës. Në vitin 2005 kishte në BSB 890.000 Vepra mbi Europën Lindore dhe rreth saj. Ky sektor koleksionon, përveç veprave të vendeve të përmendura më pare, edhe vepra nga Finlanda, republikat baltike, Hungaria, Greqia, Qipro, dhe shtetet kaukaze dhe të Azisë së Mesme të ish-Bashkimit Sovjetik.
Historia
RedaktoBiblioteka u themelua më 1558 në Mynih si bibliotekë e oborrit të Dukës Albrecht V. përmes blerjes së dy koleksioneve, i pari prej Johann Albrecht Widmannstetter-it, kancelar perandorak, jurist dhe orientalist nga Austria. Ky koleksion përbëhej nga dorëshkrime dhe botime orientale, tituj të autorëve klasikë dhe vepra nga fushat e teologjisë, filozofisë dhe të së drejtës. I dyti ishte koleksioni i Patricit Johann Jakob Fugger nga Augsburgu, që u ble po nga ky Dukë më 1571. Koleksioni i tij përbëhej nga më shumë se 10 000 dorëshkrime dhe dokumente të tjera. Bibliotekari i parë ishte Aegidus Oertel në 1561. Përdoruesit kryesorë të bibliotekës ishin jezuitët të ardhur në Mynih më 1559.
Burim i të dhënave
Redakto- Information, Innovation, Inspiration: 450 Jahre Bayerische Staatsbibliothek. München: Saur, 2008. ISBN 978-3-598-11772-5
- Rupert Hacker (Hrsg.): Beiträge zur Geschichte der Bayerischen Staatsbibliothek. München: Saur, 2000 (= Bayerische Staatsbibliothek – Schriftenreihe, Bd. 1). ISBN 3-598-24060-0
- Cornelia Jahn (Hrsg.): Bayerische Staatsbibliothek: ein Selbstporträt. München, 1997. ISBN 3-9802700-2-5
- Klaus Haller: Die Bayerische Staatsbibliothek in historischen Beschreibungen. München: Saur, 1992. ISBN 3-598-11149-5
- Karl Dachs: Thesaurus librorum: 425 Jahre Bayerische Staatsbibliothek Ausstellung, München, 18. August – 1. Oktober 1983. Wiesbaden: Reichert, 1983. ISBN 3-88226-169-2
- Carolyn Krebber: Der Bau der Bayerischen Staatsbibliothek in München von Friedrich von Gärtner. München: tuduv-Verlag, 1987 (= Schriften aus dem Institut für Kunstgeschichte der Universität München, Bd. 15). ISBN 3-88073-232-9
- Franz Georg Kaltwasser: Bayerische Staatsbibliothek: 1972–1992. In: Zeitschrift für Bibliothekswesen und Bibliographie. – 40.1993. – S. 117–134
- Franz Georg Kaltwasser: Bayerische Staatsbibliothek: wechselndes Rollenverständnis im Lauf der Jahrhunderte. Harrassowitz, Wiesbaden 2006. ISBN 3-447-05322-4
- Franz Georg Kaltwasser: Die Bibliothek als Museum: Von der Renaissance bis heute, dargestellt am Beispiel der Bayerischen Staatsbibliothek. Harrassowitz, Wiesbaden 1999. ISBN 3-447-03863-2
- Hof- und Staatsbibliothek in München. In: Handbuch der Bibliothekswissenschaft. 2., verm. und verbesserte Aufl., 3. Band, 2. Hälfte. Geschichte der Bibliotheken. Wiesbaden, 1957. S. 370–379
Faqet web
Redakto- Faqja kresore ang. gjerm.
- Audiofeature mbi Biblotekën Shtetërore bavarezeB në Bayern2 Radiowissen Mediathek gjerm.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Tekst mbi Biblotekën Shtetërore bavareze nga Goethe-Institut gjerm.
- Historia e Biblotekës Shtetërore bavareze Leksion gjerm. nga Prof. Dr. Peter Zahn
- Lista e literaturës mbi Biblotekën Shtetërore bavareze gjerm.
- Biblotekat regionale të Bavarisë gjerm.