Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu-Shoshi, Kurtit e Gërvallës: Propaganda e mashtrimi s’iu ecë me shtetet e KiE-së

NULL NULL
16.05.2024 13:03
Foto nga arkiva. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi
Foto nga arkiva. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke iu thënë që mashtrimin dhe propagandën ta ruajnë për konsum të brendshëm, pasi tha se këto të dyja nuk iu ecin me shtetet e Këshillit të Evropës.

Musliu-Shoshi tha se adresimi i letrës së Gërvallës sot në drejtim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u zotua se Kosova do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit deri në fund të majit, është gabim pasi sipas saj, Asambleja Parlamentare e ka dhënë qëndrimin e saj.

“E dyta, të  anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo dëmton perceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto  lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës  për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rëndësishëm i konsolidimit të shtetit”, shkroi Musliu-Shoshi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo e këshilloi Kurtin e Gërvallën që të mos marrin hapa që t’i thuhet KiE-së se Kosova u tregua e gatshme dhe se vendimi nuk u mor nga KiE.

“Aleatët tanë janë besnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë”, tha ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.