Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi nuk voton sërish Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

NULL NULL
16.05.2024 13:29
Kuvendi i Kosoves
Kuvendi i Kosoves. Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot të votojnë pro Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pati kuorum për votimin e kësaj pike dhe ajo është shtyrë për seancën tjetër.

“Nuk kem i mundësi ta trajtojmë çështjen më tutje, amendamenti 4 qe ti trajtojmë amendamentet tjera, mbetet për një seancë tjetër edhe kjo”, ka thënë Konjufca.

Kjo pikë e rendit të ditës së sotshme nuk ka pasë kuorum edhe disa herë të tjera. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.