Jump to content

përcëlloj

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

PËRCËLLOJ kal.

  • 1. Djeg pak diçka në anën e jashtme a në sipërfaqe, e përzhit sipër flakës ose në zjarr, përdjeg. Përcëlloj pulën e vë pulën mbi flakë, pasi e shpuploj, për t'i djegur kunjëzat, qimet ose ndonjë pupël të vogël që i ka mbetur në lëkurë. Përcëlloi flokët (vetullat, qepallat) në flakë. Ia përcëlloi qimet (lëkurën). E përcëlloi batanijen. M'i përcëlloi duart.
  • 2. Pjek pak a rreshk diçka duke e sjellë e përsjellë mbi prush ose mbi zjarr; përskuq diçka në sipërfaqe; e djeg pak përsipër. E përcëlloi mishin.
  • 3. Djeg pak lëvoren e një druri, që të zhvishet ose të lakohet. Përcëlloi hostenin. Përcëllojnë kularët (hunjtë).
  • 4. E djeg menjëherë me ujë a me diçka tjetër të nxehtë; përvëloj. I përcëlloi gjella gjuhën. Përcëlloi duart me ujë të nxehtë. E përcëlloi me hekur të skuqur.
  • 5. E djeg fare, e bëj shkrumb e hi. Pushtuesit vranë e përcëlluan njerëz të pafajshëm.
  • 6. vet. veta III. Bën që të humbasë njomësinë e të fishket, e than; e djeg (zakonisht për bimët). Bimët (pemët) i përcëlloi të nxehtët (vapa, thatësira, ngrica).
  • 7. edhe jokal. Më djeg e më shpon ma përskuq lëkurën e më jep të therura ose dhembje të mprehta. E përcëlluan hithrat. Piperka i përcëlloi gojën.
  • 8. edhe jokal. fig. E prek thellë a e hidhëroj dikë me atë që i them, bëj që t'i djegë, e zemëroj. E përcëlloi me fjalë. E përcëlloi kritika. I përcëlloi ajo fjalë.
  • 9. fig. Djeg, bëj shkrumb e hi, zhduk me rrënjë diçka të keqe e të dëmshme; i vë flakën. Përcëllojmë mbeturinat e së kaluarës (zakonet prapanike).