Jump to content

mal

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Shqip

Emër

mal m. sl. male

  1. Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit (i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te ÇAJ,~I 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. fj. u.
  2. bised. Krahinë malore, malësi; vendbanim malor. Mali ka klimë më të mirë. Zbriti nga mali në qytet.
  3. vjet. Krahinë e vogël në malësi, popullsia e së cilës përbënte një njësi etnografike të veçantë. Mbledhja e maleve. Kuvendi i maleve. Nëntë malet e Dibrës. Nga një burrë për mal.
  4. krahin. Pyll. Mal i dendur.
  5. fig. bised. Grumbull i madh sendesh të vëna stivë a të përqendruara në një vend. Një mal me gurë. Një mal me orendi.
  6. përd. ndajf. Shumë. Mal i fortë.
  • Prapa malit shumë larg, në një vend të humbur. I dha malin dikujt e detyroi të arratiset, e bëri të marrë malet. Një mal ditë një ditë të gjatë; një pjesë shumë të madhe të ditës. Është sa një mal është shumë i madh, ka përmasa shumë të mëdha (për qenie të gjalla e për sende). Sheh prapa malit (përtej bjeshke) shih te BJESHK/Ë,~A. Si mali me borë shih te BOR/Ë, ~A. Mori malet shih te MARR. Rrëzon (shemb) malet dikush shih te SHEMB. I bën malet fushë dikush është shumë i zoti e këmbëngulës, bën edhe të pamundurën. M'u bë zemra mal u gëzova shumë, u gëzova pa masë. I duken malet shesh shih te SHESH,~I. Është si era e malit shih tek ER/Ë,~A I. S'i bihet malit me kokë (me krye) thuhet kur diçka është e pamundur të bëhet, kur ka një pengesë madhore që nuk mund të kapërcehet kurrsesi. Goja tret edhe malet fj. u. sado i pasur që të jesh, po u dhe në mënyrë të shfrenuar pas të ngrënave e pas të pirave, mund të mbetesh pa gjë fare. Na i bëri zemrat mal e bjeshkë na gëzoi pa masë. Lepuri në mal e vala (kusia) në zjarr fj. u. iron. shih te LEPUR,~I. Mori malin me sy dikush shih te SY,~RI. U mbars mali e polli një mi fj. u. përdoret kur thuhen shumë fjalë të mëdha ose jepen shumë premtime, por në të vërtetë bëhet pak punë. Fusha ka sy e mali (pylli, gardhi, muri) ka veshë fj. u. shih te FUSH/Ë, ~A. Kur s'ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj. u. shih tek AR/Ë, ~A. Bukë mali bot. shih te BUK/Ë, ~A. Rrush mali bot. shih te RRUSH, ~I.

Lakimi

njëjës i/e pa shquar shumës i/e pa shquar njëjës i/e shquar shumës i/e shquar
emërore mal (mountain) male (mountains) mali (the mountain) malet (the mountains)
kallëzore mal male malin malet
gjinore i/e/të/së mali i/e/të/së maleve i/e/të/së malit i/e/të/së maleve
dhanore mali maleve malit maleve
rrjedhore mali maleve/malesh malit maleve

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera


Referencat