andej
Appearance
Andej-
- ndajf.
- Në atë anë, në anën tjetër nga ajo ku ndodhemi, nga ajo anë; në atë vend, në një vend tjetër nga ai ku ndodhemi, nga ai vend; në atë drejtim, asaj ane; kund. këtej. Shkoi andej. Vij prej andej. Shoh andej. Iku që andej. Andej tutje (matanë).
- Në një vend jo afër, që tregohet në mënyrë pak a shumë të përcaktuar. Andej nga arat. Andej nga Myzeqeja. Andej pari.
- Në një kohë të afërt me një kohë tjetër të njohur, në një kohë pak a shumë të përcaktuar; që nga ajo kohë. Andej nga dreka (nga mëngjesi). Andej nga marsi. Andej e prapa. Më andej më gjatë, më tepër; pastaj.
- fig. bised. Për atë gjë, për atë çështje, për atë punë; nga ato gjëra, nga ato punë. S'dëgjon andej ai. Nuk pyet (nuk merr vesh) andej ai.
- parafj.
Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në anën e përtejme të diçkaje ku ndodhet ose për ku drejtohet dikush a diçka; përtej. Andej lumit (kanalit).
- Shembull: Andej e këtej (sa andej këtej)
- a) nëpër vende të ndryshme; poshtë e lart, tutje-tëhu;
- b) herë nga një anë, herë nga ana tjetër, sa djathtas majtas. Dhashë andej, dhashë këtej (andej, këtej)
- a) u përpoqa me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet;
- b) e rraha diçka nga të gjitha anët; u rreka me diçka a me dikë. Çoj më andej (më tej) shih te çoj I. Këtej të pi verën, andej të shan derën shih te pi.[1]
Etimologjia
Prononcimi
Sinonime
Antonime
Fjalë rrjedhëse
Në gjuhë tjera
Referencat
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0