Jump to content

zbardhëllon

Nga Wiktionary
Versioni i datës 15 korrik 2014 06:26 nga 77.195.178.152 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

ZBARDHËLLON jokal.

  • 1. Shquhet me ngjyrën e bardhë; duket, bie në sy si diçka e bardhë, zbardhon (zakonisht për sende larg nesh). Zbardhëllon dëbora (pambuku). Zbardhëllojnë malet (çatitë, ndërtesat). I zbardhëllon këmisha (qeleshja). Zbardhëllojnë valët e detit (e liqenit). Zbardhëllon së largu (atje tej).
  • 2. Nis të zbardhë nga drita e ditës; nis të agojë, zbardh. Zbardhëlloi agimi. Mëngjesi (dita, qielli) po zbardhëllonte. Po zbardhëllon. Posa të zbardhëllojë. Ende s'kishte zbardhëlluar. U nis para se të zbardhëllonte.