Jump to content

taks

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:29 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

TAKS kal. bised.

  • 1. Premtoj diçka, zotohem se do t'i fal një gjë dikujt për diçka të mirë që do të më bëjë. I taksi një shumë të hollash (një palë këpucë). Ç'i kish taksur? Taks shumë e jep pak.
  • 2. Vendos, marr vendim. E kam taksur t'i shkoj në shtëpi. E kemi taksur të dalim bashkë.
  • 3. fet. Premtoj, sipas besimeve të kota, se do t'i fal diçka zotit, shenjtit, faltores ose se do të bëj diçka fli për të siguruar hirin e tyre, për të m'u plotësuar një lutje, një dëshirë etj. (në vendet ku vepron feja). I taksnin një kurban (para, pesë okë vaj). Ia kishin taksur kishës (teqesë).
  • 4. Zë se..., mendoj sikur... Takse se nuk e kishe.