Jump to content

Stephan El Shaarawy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stephan El Shaarawy

El Shaarawy më kombëtaren in italiane në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëStephan El Shaarawy
Datëlindja (1992-10-27) 27 tetor 1992 (32 vjeç)
VendlindjaSavona, Itali
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Shanghai Shenhua
Numri22
Karriera me të rinjtë
2005–2006Legino
2006–2010Genoa
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2011Genoa3(0)
2010–2011Padova (huazim)29(9)
2011–2016Milan82(21)
2015–2016Monaco (huazim)15(0)
2016Roma (huazim)16(8)
2016–2019Roma93(26)
2019–Shanghai Shenhua10(1)
Karriera ndërkombëtare
2008Italia U168(4)
2008–2009Italia U1715(2)
2010Italia U183(1)
2010Italia U195(1)
2011–2012Italia U215(3)
2012–Italia23(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 janar 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 nëntor 2017

Stephan El Shaarawy (lindur më 27 tetor 1992) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin kinez Shanghai Shenhua dhe kombëtaren italiane. Ai ka pseudonimin Il Faraone (Faraoni) për shkak se babai i tij është egjiptian.[1][2]

El Shaarawy filloi karrierën e tij tek Genoa. Ai u ble nga Milani për shkak të performancës së tij të shkëlqyer kur ishte i huazuar tek Padova. Ai u bë lojtar kyç i Milanit që kur Zlatan Ibrahimović kaloi tek PSG. El Shaarawy u rendit në vendin e 52-të në listën e The 100 best footballers in the world (100 futbollistët më të mire në botë) nga The Guardian.

Stephan El Shaarawy ka lindur në Savona nga baba egjiptian dhe nënë italiane. Ai është mysliman.

Karriera me skuadrat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor të vitit 2010 ai u huazua tek Padova për sezonin 2010-11 të Serie B-së. Në periudhën e kaluar tek Padova, ai shumë shpejt u bë element kyç i skuadrës së parë, duke e çuar skuadrën drejt play-off finales ku duelin e humbën nga Novara dhe këta të dytët duke fituar promocion në Serie A për sezonin e ardhshëm 2011-12. Ai u bë Lojtar i Vitit 2011 në Serie B për performancat e tij të shkëlqyere tek Padova.

El Shaarawy me shokun e skuadrës Robinho gjatë ndeshjes parasezonale miqësore kundrejt Realit të Madridit

Më 25 qershor 2011, El Shaarawy nënshkroi me gjigandët e Serie A, Milan.

Më 18 shtator2011, El Shaarawy debutoi me Milanin në Stadio San Paolo në humbjen 3-1 kundrejt NapolitSerie A. Tre ditë më vonë, pas inkuadrimit në lojë si zëvendësues i të lënduarit Alexandre Pato, ai e shënoi golin e tij të parë për skuadrën, duke i siguruar skuadrës së tij barazimin 1-1 në shtëpi kundrejt Udineses. Në gjashtë muajt e tij të parë tek Milani, ai gjithsej pati vetëm shtatë paraqitje që çoi deri tek zërat mediatik se ai mund të huazohet në ndonjë skuadër tjetër për të pasur më shumë hapësira për të luajtur dhe për të ndihmuar përparimin e tij. Megjithatë, u bë një vendim në mes Adriano Galliani, Massimiliano Allegri dhe El Shaarawy-it për të qëndruar në skuadër për të ardhmen e afërt. Ishte ky momenti kur performancat e tij për Milanin filluan dukshëm të përmirësohen dhe kanë çuar atë të bëhet një ndër futbollistët e rinj më të vlerësuar në Itali.

Më 8 shkurt 2012, El Shaarawy shënoi në humbjen 1-2 kundrejt Juventus në ndeshjen e parë të gjysëm finales së Coppa Italia 2011-12. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin fitues kundrejt Udineses.

Më 25 korrik 2012, El Shaarawy nënshkroi zgjatje të kontratës, që do ta mbajë atë Rossonero dero në vitin 2017. Më 3 tetor 2012 ai shënoi edhe golin e tij të parë në UEFA Champions League kundrejt Zenit, dhe kështu duke u bërë lojtari më i ri i AC Milanit që shënon në këtë kompeticion duke qenë vetëm 19 vjet e 342 ditë. Ai shënoi dy gola në derbin kundrejt Napolit duke e shpëtuar Milanin nga humbja në një ndeshje të rrëndësishme. El Shaarawy vazhdoi formën e mirë të tij duke shënuar dy gola në fitoren 1-3 për Milanin kundrejt Catania. Ai shënoi edhe në fitoren 4-1 kundrejt Torino FC në minutën e 76 dhe një tjetër në fitoren 4-2 kundrejt Pescara Calcio e cila kontribuoi në fitoren e katërt konsekutive duke çuar në ngritjen e Milanit. Ai e mbaroi gjysmën e sezonit të Serie A-së si golashënuesi më i mirë me 14 gola si dhe golashënuesi më i mirë i MIlanit në të gjitha kompeticionet me gjithsej 16 gola.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht ai u kualifikua për të luajtur për kombëtaren egjiptiane të futbollit, por u refuzua nga tekniku i atëhershëm Hassan Shehata duke deklaruar se "jo çdo egjiptian që luan në një ligë të huaj kualifikohet për të luajtur me kombëtaren" kur kombëtarja egjiptiane ishte shumë e suksesshme me tre fitore radhazi në Kupën Afrikane të Kombeve dhe performoi mirë në FIFA Kupa e Konfederatave 2009.

El Shaarawy pastaj filloi të luajë me Italinë U-17, ai morri pjesë në UEFA U-17 Euro 2009 dhe FIFA U-17 World Cup 2009.

Ai e bëri debutimin e tij me Italinë U-21 më 15 nëntor 2011, në ndeshjen kualifikuese kundrejt Hungarisë.

Që nga zbulimi i tij sezonal, El Shaarawy konsiderohet të jetë një lojtar potencial të klasit botëror. Ai kryesisht luan si anësor i majtë por mund të luajë edhe si mesfushor sulmues ose qendër sulmues. Ai është i njohur për aftësitë e tij të shquara për driblim dhe aftësi teknike. El Shaarawy ka treguar këmbën e tij të fortë me gjuajte nga jashtë zonës së rrezikut. Ai gjithashtu është një pasues i mirë dhe krijon hapësirë me një pasim të parë solid.

Stili i lojës së tij ka sjellë deri tek krahasimi me FIFA Lojtarin Botëror të Vitit Cristiano Ronaldo. El Shaarawy ka cituar se modeli i tij është Kaká ish playmaker i Milanit. Legjenda rossonere Jose Alfatini e ka krahasuar të riun me yllin brazilian Neymar dhe katër herë firuesin e çmimit Topi i artë Lionel Messi: "El Shaarawy më kujton Neymarin dhe Messin. Ata kanë qendër të ulur të gravitetit. Luajnë me topin të ngjitur për këmbëve të tyre. Ai tashmë e ka dëshmuar se është një lojtar i mirë. Pjesa më e rëndësishme është që të mos e ngarkojnë atë shumë.". Kevin-Prince Boateng theksi se El Shaarawy ka potencialin për të mbushur boshllëkun e lënë në Milan nga Zlatan Ibrahimovic.

Në vitin 2012 El Shaarawy nënshkroi marrëveshje sponsorimi me furnizuesin amrikan për pajisje sportive Nike. Ai në nëntor 2012 u shfaq në një publicitet për të rejat nga Nike Green Speed II së bashku me Mario Götze, Eden Hazard, Raheem Sterling, Christian Eriksen dhe Theo Walcott.

Deri më 27 janar 2013.
Skuadra Sezoni Liga Kup Evropë1 Gjithsej
Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola
Genoa 2008–09 1 0 0 0 1 0
2009–10 2 0 0 0 0 0 2 0
Total 3 0 0 0 0 0 3 0
Padova 2010–11 29 9 1 0 30 9
Total 29 9 1 0 30 9
Milan 2011–12 22 2 4 2 2 0 28 4
2012–13 22 15 2 1 6 2 30 18
Total 44 17 6 3 8 2 58 22
Gjithsej Karriera 76 26 7 3 8 2 91 31

1Kompeticionet evropiane përfshijnë UEFA Europa League dhe UEFA Champions League.

Deri më 14 nëntor 2012.
Kombëtarja italiane
Viti Paraqitje Gola
2012 3 1
2013 1 1
Gjithsej 4 2

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Oponent Score Rezultati Kompeticioni
1. 14 nëntor 2012 Stadio Ennio Tardini, Parma Flamuri Franca 1–0 1–2 Miqësore

A.C. Milan

  1. ^ "Le confessioni di El Shaarawy: "Devo molto ad Allegri, mi ha sempre dato ottimi consigli. Grazie a lui riesco a tenere i piedi per terra"" [Rrëfimet e El Shaarawy: "I kam borxh shumë Allegrit, ai gjithmonë më ka dhënë këshilla të shkëlqyera. Falë tij unë mund t'i mbaj këmbët në tokë"] (në italisht). Goal.com. 1 dhjetor 2012. Marrë më 27 shkurt 2017.
  2. ^ "The Little Pharoah with a big reputation" [Faraoni i vogël me reputacion të madh] (në anglisht). Yahoo! Sports. Marrë më 1 shkurt 2013.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]