Jump to content

Rabati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rabati
Popullsia
 • Gjithsej577.827 (2.014)
{{{postal_code_type}}}
Prej 10000 deri 10220
Faqja zyrtarewww.rabat.ma

Rabati (Arabisht: الرباط, ar-Ribaaṭ, fjalë për fjalë "Vend i Fortifikuar") është kryeqyteti dhe qyteti i katërt më i madh i Marokut me një popullsi prej rreth 620.000 banorësh (2004). Ai është gjithashtu kryeqyteti i rajonit administrativ Rabat-Sale-Zemmour-Zaer.

Qyteti është i vendosur në Oqeanin Atlantik në grykën e lumit Bou Regreg. Në bregun përballë të lumit shtrihet qyteti Sale. Rabati nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm si një port, por janë të rëndësishme industria e tekstilit, e përpunimit të ushqimit dhe ajo e ndërtimit. Përveç kësaj, turizmi dhe prania e të gjitha ambasadave të huaja në Marok shërbejë për të bërë Rabatin një nga qytetet më të rëndësishme në vend.

Qendra e Rabatit është e shënuar si një vend i Trashëgimisë Botërore.