Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shkurtesa | MFE |
---|---|
Formuar më | 4 dhjetor 1912 |
Lloji | ministri qeveritare |
Selia | Bulevardi Dëshmorët e Kombit |
Rajoni i shërbimit | Republika e Shqipërisë |
Gjuha zyrtare | Shqip |
Ministër | Petrit Malaj |
Organizata amë | Këshilli i Ministrave |
Buxheti | 2.3 miliardë Lekë (2012) $ 23 milionë [1] |
Faqja në internet | financa.gov.al |
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e Ministrisë së Financave, fillon në vitet e para të shekullit të XX, me fillimin e ndërtimit të shtetit modern shqiptar.
Pas shpalljes së pavarësisë në qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali, Ministri i parë i Financave ka qenë Abdi Toptani. Pas kongresit te Lushnjes në 1921 e mbas krijimit të Qeverisë Kombëtare u bë e mundur vendosja në Tiranë e Ministrisë së Financave dhe shtrirja e pushtetit dhe funksioneve të saj në të gjithë vendin. Nga viti 1912-1939 Ministria e Financave është drejtuar nga 17 personalitete të ndryshëm, ndërkohë që në vitet 1939-1944, ministria është drejtuar nga 3 Ministra, gjithashtu Ministria e Financave në vitet 1945-1990 është drejtuar nga 10 ministra. Fillimi i viteve ’90 dhe permbysja e sistemit monopartiak dhe fillimi i ndërtimit të ekonomisë së tregut, solli edhe nevojën e ndryshimeve rrënjësore në financat shqiptare, për transformimin e sistemit financiar me reforma të thella fiskale dhe administrative. Prej vitit 1991 Ministria e Financave është drejtuar nga 10 ministra, personalitete të ekonomisë dhe financave që ndryshuan dhe reformuan sistemin financiar shqiptar.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |