Jump to content

Lars Ulrich

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lars Ulrich

Lars Ulrich (lindur më 26 Dhjetor, 1963) është një muzikant, aktor nga Danimarka. Njihet si bateristi dhe bashkë themeluesi i grupit heavy/thrash metal Metallica[1]. Ai është djali i lojtarit të tenisit Torben Ulrich dhe nipi i lojtarët të tenisit Einer Ulrich. Ai vet ka luajtur tenis në moshë të re dhe u shpërngul në Los Angeles në moshë 16 vjeqare që të trajnohet profesionalisht. Pasi publikoi një reklam të quajtur The Recycler ai u takua me vocalistin/gitaristin James Hetfield dhe formuan grupin Metallica.

Ulrich kishte lindur në një familje të klasës së sipërme të mesme[2] në Gentofe të Danimarkës. Ai ishte djali i lojtarit profesional të Tenisit Torben Ulrich, dhe po ashtu gjyshi i tij nga babai ishte Einer Ulrich i cili po ashtu ishte lojtar Tenisi. Gjyshja e tij nga babai, Ulla Meyer vinte nga një familje Hebreje, kshtu që gjyshi i Larsit u vra nga Nazistët gjatë luftë së dytë botërore[3]. Saksofonisti Dexter Gordon ishte kumbari i Larsit, dhe po ashtu ishte miku i fëmijrisë së Neneh Cherry.[4]

Në Shkurt të 1973, Babai i Larsit kishte marë 5 bileta për një koncert të Deep Purple i cili do të mbahej në të njëjtin stadium në të cilin do të mbahej një turne tenisi në të cilin ai do të luante. Pasi njëri nga shokët e tij nuk mund të shkonte, atëherë ata ja dhanë biletën Larsit 9 vjeqarë, të cilit i la aq shumë përshtypje sa që i bleu albumin e tyre të parë të quajtur Fireball[5], dhe nga aty filloi dashuria e tij ndaj muzikës, më saktësisht muzikës Rock and roll dhe më von Heavy metal. Ai bleu setin e tij të parë të baterive Ludwig nga gjyshja e tij rreth moshës 12 ose 13 vjeqare. Ai si fillim dashti të luante tenis dhe u shpërngul në SHBA në verë të 1980.

Në dokumentarin Anvil: The story of Anvil, Ulrich tregon se duke parë një shfaqje të Y&T[6] ai zgjodhi të bëhej Muzikant. Ai vërejti një grup nga Londra të quajtur Diamond Head dhe i pëlqeu aq shumë saqë i bleu një Album dhe shkoi nga San FranciscoLondër për ti parë drejt për së drejti. Kur u kthye në Amerikë, ai vendosi një reklam në gazetat lokale se po kërkonte dikë me të cilin të formonte një grup. James Hetfield i'u përgjigj dhe kështu u formua Metallica.[1]

Metallica logo

Në vitin 1981, Ulrich takoi Hetfield në Downey, të Kalifornisë dhe formuan grupin heavy metal të quajtur Metallica . Emri "Metallica" e mori nga një shokë, Ron Quintana, i cili po kërkonte emra për një grup heavy metal që ai po e krijonte, dhe Metallica ishte njëra nga opsionet, po ashtu edhe "Metal Mania". Ulrich e bindi atë që të zgjidhte "Metal Mania" dhe për vete zgjodhi Metallica.[7]

Ai u bë i njohur si pioneri i luajtjes së shpejt së baterive thrash/heavy, e paraqitur në shumë këngë të Metallikës; "Metal Militia" nga albumi Kill em All; "Fight fire with fire" nga albumi Ride the lightning; "Battery" dhe "Damage Inc." nga albumi Master of Puppets; dhe "Dyers Eve" nga albumi ...And justice for all. Ai po ashtu ka pasur vëmendje të madhe dhe popullaritet nga, si fillim vet grupi dhe nga teknika e tij e veqantë e luajtjes së baterive, si për shembull teknika double bass drum në këngën "One" (...And justice for all) dhe "Damage Inc.". Që nga krijimi i Metallikës, Ulrich u adoptoua me një stil më të lehtë, nga një set baterishë me 9 pjesë në atë 7 pjesësh.

Lars në 2008

Ai mori pjesë në filmin e parë në një origjinale të HBO[8] e quajtur Hemingway & Gellhorn, e cila filloi filmimin në Mars të 2011 dhe përfundoi në Maj të 2012. Ai po ashtu mori pjesë në filmin Get Him to the Greek[9] si vet ai (d.m.th. personazhi ishte vet ai), dhe si partner i Jackie Q.[10]

Në 2012, Lars ishte kryesori në dokumentarin "Mission to Lars" (Misioni drejt Larsit). Filmi i Kate dhe Will Spicer, tregon na merr ne në një udhëtim drejt Tomit, i cili jetonte në Devon, Angli dhe që kishte sindromën Fragile X[11], i cili dëshironte të takonte Larsin.

Që të shtendoset pas një koncerti, Ulrich ndëgjon muzikë jazz.


Filmat
Viti Titulli Roli Shënime
2014 Some Kind of Monster[12] Vetvetja Dokumentar
2010 Get him to the Greek[9] Vetvetja
2012 Hemingway & Gellhorn Joris Ivens Film origjinal i HBO
2012 Mission to Lars Vetvetja Film Dokumentar
2013 Metallica: Through the never[13] Vetvetja
2016 Radio Dreams[14] Vetvetja

Me vendosjen e Lars Ulrich dhe anëtarëve të tjerë të Metallikës siq janë James Hetfield, Kirk Hammet, Cliff Burton dhe Robert Trujillo në Rock and Roll Hall of Fame[15] në 2009, Ulrich u bë danezi i parë që e kishte atë titull nderi.[16]

Ndërsa në vitin 2016 kishte nderin të përuronte një ndër bandat e tija më të pëlqyera e cila ishte Deep Purple në Rock Hall of Fame.


Seti i baterive momentale (2016–present)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Drums – Tama Starclassic Maple, Deeper Purple finish.[17] [18] Ulrich përdorë të njëjtin set baterishë, me ngjyrë jeshile, në studio. Në 2013, Ulrich filloi të përdorë setin e baterive silver që për herë të fundit u pa në xhirimet e S&M.
    • 10"×8" Tom
    • 12"×10" Tom
    • 16"×14" Floor Tom
    • 16"×16" Floor Tom
    • 22"×16" Bass Drum (×2)
    • 14"×6.5" Lars Ulrich Signature Snare Drum
      • Note: Ulrich përdor daullen standarde Lars Ulrich LU1465 live në koncerte (diamond plate), ndërsa përdorë të dyja LU1465 dhe LU1465BB (bell brass) në studio, varet nga tingulli që dëshiron.
  • Cymbals – Zildjian[19][20]
    • 14" A Custom Dyno Beat Hi-Hats
    • 17" A Custom Projection Crash
    • 18" A Custom Projection Crash (×2)
    • 19" A Custom Projection Crash
    • 18" Oriental China Trash (used as a ride)
    • 20" Oriental China Trash
      • Note: Ulrich shpesh do të përdorë 22" Custom Ping Ride kur luan live. Ai po ashtu ka përdorur splash cymbals në turne të kaluara.
  • DrumheadsRemo
    • Toms – Coated Emperor | Ebony Ambassador
    • Bass – Clear Powerstroke 3/Powersonic (depending on venue)| Ebony Powerstroke 3
    • Snare – Coated Controlled Sound (black dot on reverse) | Clear Hazy Ambassador
      Lars Ulrich - Bateritë
  • Hardware – Tama and Drum Workshop
    • Tama IronCobra Power-Glide Single Pedal (×2)
    • Tama IronCobra Lever-Glide Hi-Hat Stand
    • Tama Roadpro Cymbal Stand w/Counterweight (×2)
    • Tama Roadpro Cymbal Stand (×3)
    • Tama Roadpro Double Tom Stand
    • Tama Roadpro Snare Stand
    • Tama Cymbal Holder (×2)
    • Tama Multi-Clamp (×2)
    • Tama Hi-Hat Attachment
    • Tama Ergo-Rider Drum Throne
    • DW Drop-Lock Hi-Hat Clutch
  • Other
    • Ahead Lars Ulrich Signature Sticks (1994–present)
    • Calato Regal Tip Lars Ulrich Signature sticks (1981–1993)


  1. ^ a b Metallica
  2. ^ Familja
  3. ^ Lufta e Dytë Botërore
  4. ^ Bethlehem Records
  5. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Fireball_(album)
  6. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Y%26T
  7. ^ Crocker, Chris (1993). Metallica: The Frayed Ends of Metal. St. Martin's Press. fq. 25, 26. ISBN 0312086350. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ https://www.hbo.com/
  9. ^ a b http://www.imdb.com/title/tt1226229/
  10. ^ http://www.imdb.com/title/tt1226229/
  11. ^ https://ghr.nlm.nih.gov/condition/fragile-x-syndrome
  12. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Some_Kind_of_Monster_(film)
  13. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Metallica:_Through_the_Never
  14. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Radio_Dreams
  15. ^ https://www.rockhall.com/
  16. ^ "Rock and Roll Hall of Fame - Ulrich". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2017. Marrë më 18 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "TAMA – artist profile – Lars Ulrich" (në japonisht). Tamadrum.co.jp. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2008. Marrë më 30 tetor 2011.
  18. ^ "Lars Ulrich Worldwired Kit". Tama. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2017. Marrë më 18 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Lars Ulrich profile". Zildjian.com. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2018. Marrë më 4 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2015. Marrë më 18 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)