Identiteti gjinor
Identiteti gjinor është kuptimi personal i gjinisë së dikujt.[1] Identiteti gjinor mund të lidhet me seksin e caktuar të një personi ose mund të ndryshojë nga ai. Për shumicën e personave, përcaktuesit e ndryshëm biologjikë të seksit janë paralelë dhe në përputhje me identitetin gjinor të individit.[2] Shprehja gjinore kryesisht pasqyron identitetin gjinor të një personi, por nuk është gjithherë kështu.[3][4] Derisa një person mund të shprehë sjellje, qëndrime dhe paraqitje në lidhje me një rol të caktuar gjinor, një shprehje e tillë mund të mos pasqyrojë domosdoshmërisht identitetin e tyre gjinor. Termi identitet gjinor u sajua nga profesori i psikiatrisë Robert J. Stoller në vitin 1964 dhe u popullarizua nga psikologu John Money.[5][6][7]
Në shumicën e shoqërive, gjendet një ndarje themelore mes tipareve gjinore të lidhura me meshkujt dhe femrat, një binar gjinor ndaj të cilit shumica e njerëzve i qëndrojnë konform dhe që përfshin pritjet e mashkullorisë dhe feminitetit në të gjitha aspektet e seksit dhe gjinisë: seksi biologjik, identiteti gjinor, paraqitja gjinore dhe orientimi seksual.[8][9][10] Disa njerëz nuk identifikohen me disa aspekte ose të gjtiha aspektet e gjinisë të lidhur me seksin biologjik; ca prej tyre janë transgjinorë, jobinarë ose genderqueer (lit. gjinindryshëm). Disa shoqëri kanë kategori të gjinisë së tretë.[11]
Libri Introduction to Behavioral Science in Medicine thotë që, me ca përjashtime, "Identiteti gjinor zhvillohet befasisht shpejt në vitet e hershme të fëmijërisë, dhe në shumicën e rasteve duket që është të paktën pjesërisht jo i rikthyeshëm deri kah mosha 3- ose 4-vjeçare".[12][13] Shoqëria Endokrine në SHBA konstaton që "Dëshmi të konsiderueshme shkencore kanë dalur në shesh duke demonstruar një element të fortë biologjik që përkrah identitetin gjinor. Individët mund të marrin vendime në bazë të faktorëve tjerë në jetën e tyre, por nuk duket që ka forca të jashtme të cilat shkaktojnë njerëzit me të vërtetë ta ndryshojnë identitetin e tyre gjinor."[14] Konstruktivistët socialë argumentojnë që identiteti gjinor, ose mënyra siç shprehet, janë ndërtuar nga shoqëria, të caktuar nga ndikimet kulturore dhe shoqërore. Konstruktivizmi i këtij lloji nuk është plotësisht i papërputhur me idenë e një identiteti të lindur gjinor, meqë paraqitja e asaj gjinie mund të jetë faktori që dallon nga kultura në kulturë.[15]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Morrow DF (2006). "Sexual Orientation and Gender Identity Expression.". përmbledhur nga Morrow DF, Messinger L (red.). Sexual orientation and gender expression in social work practice: working with gay, lesbian, bisexual, and transgender people (në anglisht). New York: Columbia University Press. fq. 3–17 (8). ISBN 978-0-231-50186-6. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2021. Marrë më 19 dhjetor 2021.
Gender identity refers to an individual's personal sense of identity as masculine or feminine, or some combination thereof.
- ^ Bhargava A, Arnold AP, Bangasser DA, Denton KM, Gupta A, Hilliard Krause LM, etj. (maj 2021). "Considering Sex as a Biological Variable in Basic and Clinical Studies: An Endocrine Society Scientific Statement". Endocrine Reviews (në anglisht). 42 (3): 219–258. doi:10.1210/endrev/bnaa034. PMC 8348944. PMID 33704446.
- ^ Summers RW (2016). Social Psychology: How Other People Influence Our Thoughts and Actions [2 volumes] (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 232. ISBN 9781610695923.
- ^ American Psychological Association (dhjetor 2015). "Guidelines for psychological practice with transgender and gender nonconforming people". The American Psychologist (në anglisht). 70 (9): 832–864. doi:10.1037/a0039906. PMID 26653312.
- ^ "Dr. John Money, pioneer in sexual identity, dies". NBC News (në anglisht). 9 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2022. Marrë më 16 janar 2022.
- ^ Bevan TE (2015). The psychobiology of transsexualism and transgenderism: a new view based on scientific evidence (në anglisht). Santa Barbara, California. fq. 40. ISBN 978-1440831270.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Stoller RJ (nëntor 1964). "The Hermaphroditic Identity of Hermaphrodites". The Journal of Nervous and Mental Disease (në anglisht). 139 (5): 453–457. doi:10.1097/00005053-196411000-00005. PMID 14227492.
- ^ Martin GN, Carlson NR, Buskist W (2009). "Psychology and Neuroscience". Psychology: The Science of Behaviour (në anglisht) (bot. 4th). Toronto, Canada: Pearson. fq. 140–141. ISBN 978-0-205-64524-4. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2021. Marrë më 19 dhjetor 2021.
- ^ Eller JD (2015). Culture and diversity in the United States: so many ways to be American (në anglisht). Abingdon, Oxon: Routledge. fq. 137. ISBN 978-1-317-57578-8.
most Western societies, including the United States, traditionally operate with a binary notion of sex/gender
- ^ "Sexual Orientation & Homosexuality" (në anglisht). American Psychological Association. 2020. Arkivuar nga origjinali më shkurt 16, 2019. Marrë më 6 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ MacKenzie GO (1994). Transgender nation. Bowling Green, OH. fq. 43. ISBN 978-0-87972-596-9.
transvestites [who do not identify with the dress assigned to their sex] existed in almost all societies
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja); Zastrow C (2013). Introduction to Social Work and Social Welfare: Empowering People. fq. 234. ISBN 978-1-285-54580-6.There are records of males and females crossing over throughout history and in virtually every culture. It is simply a naturally occurring part of all societies. (quoting the North Alabama Gender Center)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bukatko D, Daehler MW (2004). Child Development: A Thematic Approach (në anglisht). Houghton Mifflin. fq. 495. ISBN 978-0-618-33338-7.
- ^ Hine FR, Carson RC, Maddox GL, Thompson Jr RJ, Williams RB (2012). Introduction to Behavioral Science in Medicine (në anglisht). Springer Science & Business Media. fq. 106. ISBN 978-1-4612-5452-2. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2020. Marrë më 8 janar 2020.
- ^ "Transgender Health". www.endocrine.org (në anglisht). 16 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2022. Marrë më 2022-10-13.
- ^ "Gender identity". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2023. Marrë më 2022-10-13.