Jump to content

Gogo Nushi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gogo Nushi
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
6 shtator, 1951 – 31 korrik, 1953
Paraprirë ngazv/km i pestë pas Shehut, Jakovës, Kolekës dhe Kapos
Pasuar ngaM. Shehu, H. Kapo
Në detyrë
4 qershor, 1956 – 21 qershor, 1958
Paraprirë ngaHysni Kapo
Pasuar ngaSpiro Koleka
Ministër i Tregtisë (dhe Komunikacionit, 1953)
Në detyrë
31 janar, 1947 – 22 nëntor, 1948
Paraprirë ngakrijim i ministrisë
Pasuar ngaKiço Ngjela
Në detyrë
1 gusht, 1953 – 19 korrik, 1954
Paraprirë ngaMT Kiço Ngjela / MK Milo Qirko
Pasuar ngaJosif Pashko (i Ndërtimit dhe Komunikacionit)
ad interim Ministër i Industrisë
Në detyrë
29 tetor, 1948 – 29 tetor 1949
Paraprirë ngaKoçi Xoxe
Pasuar ngaAbedin Shehu
Të dhëna vetjake
U lind më15 dhjetor 1913
Vunoi, Principata e Shqipërisë
Vdiq më9 prill 1970
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptare

Gogo Nushi (Vuno, 15 dhjetor 1913 - Tiranë, 9 prill 1970) ka qenë figurë politike shqiptare gjatë regjimit komunist. Gogo Nushi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

U lind në Vuno të nënprefekturës së Himarës më 15 shkurt 1913,[2] i biri i Sokrat Nushit dhe vëllai i Kozma Nushit.[3] Kur ishte 13 vjeç emigroi në Francë, ku më 1935 u anëtarësua në Partinë Komuniste Franceze.

Më 1940 u kthye në Shqipëri dhe më pas u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare. Ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë nga 1943, anëtar i Byrosë Politike nga 1944, deputet nga 1946, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nga 1962 nënkryetar i tij, nga 1958 qe po ashtu president i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale - të gjitha këto ofiqe gjer në vdekje.

Më 1946 qe nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1948 - 1949 ministër i Industrisë dhe përkohësisht i Tregtisë. Më 1951 - 1953 dhe 1956 - 1958 zëvendëskryeministër. Më 1953 - 1954 ministër i Tregtisë dhe Komunikacioneve. Nga 1954 deri më 1956 qe sekretar i Partisë së Punës.

Vdiq në Tiranë më 9 prill 1970, ceremonia e varrimit u zhvillua më 11 prill dhe fjalën e rastit e mbajti Hysni Kapo.[2]

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Gogo Nushit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[4]

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 196–197. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hoxha, Zylyftar (30 gusht 2015). "Kahreman Ylli: "Vitet e mia të rinisë në Francë"". gazetadita.al. Dita. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]