Jump to content

Albert Ajnshtajni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Albert Ajnshtajn
Einstein in 1921
U lind në14 mars 1879
Vdiq18 prill 1955 (76 vjet)
Arsimi
Njohur për
Bashkëshorti/jaMileva Marić (m.1903; div.1919
Elsa Löwenthal(m.1903; vdiq më 1936)
FëmijëLieserl Einstein
Hans Albert Einstein
Eduard "Tete" Einstein
Çmimet
Karriera shkencore
FushatFizika, Filozofia
TezaEine neue Bestimmung der Moleküldimensionen (A New Determination of Molecular Dimensions) (1905)
Këshilltarët e doktoraturësAlfred Kleiner
Këshilltarë të tjerë akademikHeinrich Friedrich Weber
Influences
Influenced
Nënshkrimi

Albert Einstein (shqip: Albert Ajnshtajn, 14 mars 187918 prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.[1] Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.[2] Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike".[3] Ai cilësohet gjërësisht si një nga njerëzit më të mënçur në botë dhe gjeniu i shekullit XX, duke zbuluar formulën më të njohur në botë, atë që lidh energjinë me masën.

Ai vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA18 prill1955, në moshën 76 vjeç.

Biografia

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe dukuritë natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim.[3] I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Letra e Ajnshtajnit dërguar ShBA-ve.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin NobelFizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

Thënie të Ajnshtajnit


Ai i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re.[4]

Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.[4]

Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë.[4]

Logjika do të të çojë nga A në B. Imagjinata do të të çojë kudo.[4]

Nëse s’mund ta shpjegosh thjeshtë, atëherë s’e ke kuptuar si duhet.[4]

Referime

  1. ^ "Albert Ajshtajni, gjeniu më i madh i shekullit të XX". Konica.al. 9 nëntor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  2. ^ "Albert Ajnshtajni dhe kontributi i tij për shkencën". Zëri i Amerikës. 26 shkurt 2010. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  3. ^ a b "50 kuriozitete për Albert Ajnshtajn". Shekulli. 8 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2019. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  4. ^ a b c d e Thënie nga Albert Einstein