William Shakespeare

dramaturg dhe poet anglez (1564–1616)
This is the stable version, checked on 1 prill 2023. 7 pending changes await review.

William Shakespeare (shqiptimi: Uiljëm Sheikspië, në letërsinë shqipe i njohur si Uiliam Shekspir) ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.

William Shakespeare
U lind më23 prill 1564
Stratford
Vdiq më23 prill 1616
Stratford-upon-Avon, Warwickshire, Angli
Emri i letraveShakespear
KombësiaAnglez
Gjinitë letrareDramë

Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bote. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Biografia

Redakto

Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat greqishtfolës dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollimin aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.

Teatri Elizabetian

Redakto

Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njejtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjët para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare.

Teatri Shekspirian

Redakto

Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.

Periudhat kryesore

Redakto

Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:

  • Periudha e rinisë: mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë. Titujt më të njohur janë: „Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe Zhuljeta“.
  • Periudha e pjekurisë: mbahet si periudha e komedive të mëdha të tilla si: ”Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.
  • Periudha e pesimizmit: gjatë kësaj periudhe shkroi disa nga tragjeditë më të mëdha që janë kurora më e çmuar e teatrit shekspirian. Titujt më të njohur janë: “Hamlet”,“Makbeth” dhe “Otello”.
  • Periudha e pajtimit: është periudha e fundit kur dramaturgu i madh i tërhequr në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si tragjikomedi. 

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Vepra të shquara

Redakto

Kuriozitete

Redakto

Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që fjalori aktiv i njeriut të epokës nuk përmbante më shumë se 1500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht te gjallë dhe të pasur. Përdorte neologjizmat, lojërat e fjalëve dhe fjalë me shumë kuptime.

Shiko edhe këtë

Redakto

Veprat

Redakto

Romeo and Juliet Hamlet Macbeth Othello A midsummer night’s dream Julius Caesar Antony and Cleopatra

Lidhje të jashtme

Redakto