Wikipedia:Jo hulumtime vetjake
(Përcjellë nga Wikipedia:Hulumtimi vetjak)
Hulumtimi vetjak ka të bëjë me fakte të pa provuara, teori apo opinione që nuk janë të verifikueshme nëpërmjet burimeve të besueshme.
Wikipedia nuk është vendi i duhur për të botuar kërkime (hulumtime) origjinale, si për shembull, ese, teori, ide, përfundime të formuluara ex novo, pikëvështrime apo fakte që nuk janë të vërtetueshme të bazuara dhe objektive. Siç edhe e thotë një nga shtyllat bazë, Wikipedia nuk është një burim parësor nformacioni, por një burim dytësor, që asimilon apo sintetizon faktet e nxjerra (por jo të kopjuara) nga burime të tjera; e akoma më shpesh është një burim tretësor, që përgjithëson dhe sintetizon informacione që vijnë nga burime dytësore dhe tretësore, të besueshme.
Pra, Wikipedia, përmbledh dhe ilustron (sipas disa normash) teori, ide dhe ekspozon fakte vetëm në rast se këto gëzojnë konsensusin e burimeve - përpara se të botohen në Wikipedia.
Hulumtimi vetjak ndonjëherë mund të bazohet mbi një tërësi faktesh "të vërteta", por vendosja që iu është dhënë dhe koncepti që përmbledhja e tyre transmeton mund të mos mbështetet nga burimet e besueshme, dhe kështu të mos jenë të verifikueshme. Si pasojë teksti përbën një element jo të pranueshëm.
Shembull: një zë me titull "Kishat me ngjyrë të verdhë" që diskuton domethënien fetare të ngjyrës së verdhë të këtyre kishave, edhe nëse është plotësisht i dokumentuar për çdo kishë të rradhitur, është gjithsesi Hulumtim Vetjak, sepse bazohet në një kërkim personal të autorit të zërit në fjalë; asnjë burim serioz nuk ka prodhuar një studim në lidhje me temën në fjalë.