Ungër (italisht: Lungro) është një fshat dhe komunë në Provincën e Kozencës së Rajonit të KalabrisëItali.

Ungra
Lungro
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej(2.012) 3,260
Emri i banorëveungërniotë
{{{postal_code_type}}}
87010
Faqja zyrtarewww.lungro.gov.it
Vendodhja e Komunës së Ungrës në Provincën e Kozencës

Ungra ndodhet në një lartësi prej 650 m mbi nivelin e detit dhe 67 km larg nga Kozenca kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër. Fshati u themelua nga refugjatët nga Shqipëria në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë.

Ndër qendrat kryesore të komunitetit shqiptar në Itali, arbëreshëve, Ungra është kryeqyteti fetar i arbëreshëve të Italisë kontinentale, selia e Peshkopates bizantine, e cila mbledh nën juridiksionin e saj të gjitha komunitetet arbëreshe të Italisë kontinentale që kanë ruajtur ritin bizantin. Gjuha e lashtë, traditat dhe zakonet tipike të kulturës lokale shqiptare janë trashëguar me xhelozi në Lungro.

Gjeografia

Redakto

Fshati është i vendosur rrëzë malit Petrosa, 650 m mbi nivelin e detit në pllajëm Campolongo, dhe rrethohet nga dy lumenj: Galatro dhe Tiro. Ai kufizohet në lindje me komunën Saratoga, në jug me komunat Ferma dhe Altomonte, në veri-perëndim me komunën Firmoza. Mjedisi është kryesisht malor në drejtim të veriut, me pyje ahu dhe gështenje, ndërsa në pjesën jugore me vreshta dhe kultura të përziera. Nga fshati hapet nje pamje e gjerë mbi fushën e Sybaris, dhe është i rrethuar nga fusha të kultivuara, përveç nga ana e rrjedhës së sipërme, ku ka bimësi spontane. Kjo është një nga komunat ku rritet pisha Lorikato. Nga pikëpamja hidrologjike, Ungra është një vend i pasur me ujë me 40 burime dhe lumin e saj Tiro që nuk shteron kurrë.