Umbria
Umbria është një nga 20 rajonet e Italisë. Kryeqendra e rajonit është Peruxhia
Umbria
Umbria | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 908,232 |
Faqja zyrtare | www.regione.umbria.it |
Gjeografia
RedaktoUmbria kufizohet nga Toskana në perëndim, Marke në lindje dhe Lacio në jug. Relievi i saj kryesisht kodrinor ose malor, dominohet nga Apeninet, me pikën më të lartë në rajon (2476m) në Malin Vettore në kufirin me Marken, dhe luginën Tiber, me pikën më të ulët në Atiliano, 96m. Umbria është i vetmi rajon i Italisë që nuk ka as bregdet as kufi të përbashkët me shtete të tjera.
Historia
RedaktoEkonomia
RedaktoStruktura aktuale ekonomike u krijua si rezultat i një serie transformimesh që ndodhën kryesisht në vitet 1970 dhe 1980. Gjatë kësaj periudhe, pati një zgjerim të shpejtë të firmave të vogla dhe të mesme dhe një pakësim gradual të firmave të mëdha të cilat kishin karakterizuar deri në atë kohë bazën industriale të rajonit. Ky proces i përshtatjes strukturore është ende në vazhdim e sipër.
Bujqësia e Umbrias dallohet për prodhimin e duhanit, vajit të ullirit dhe vreshtave, të cilat prodhojnë verëra të shkëlqyera. Varietetet rajonale përfshijnë verën e bardhë Orvieto, e cila tërheq agro-turistët në vreshtat e zonës përreth qytetit mesjetar me të njëjtin emër. Verëra të tjera të njohura, të prodhuara në Umbria, janë Torgiano dhe Rosso di Montefalco.
Industritë e tjera kryesore janë prodhimi i tekstileve, veshjeve, veshjeve sportive, hekurit dhe çelikut, kimike dhe qeramika dekorative.