Smrekonicë është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gjytezë.

Smrekonicë
Gjytezë
Fshat

Smrekonica është një prej vendbanimeve më të vjetra të kësaj treve. Në majë të kodrës afër fshatit gjenden gërmadhat e një kështjelle të vjetër që quhet Gjytet , ku aty gjenden muret , pusi i ujit që dëshmojnë për të . Ndërsa në pjesën nën Gjytet , në arat e quajtura të Smajl Agës, gjenden gjurmët e vendbanimit , si tjegulla, tulla , gypa të ujësjellësit , kanalizimit , etj. Smrekonica fillon në pjesën e quajtur Llanak, Kodra e Priftit dhe vazhdon tek Arat e Qairit dhe Petrishit .

Smrekonica është përmendur në defterin kadastral osman te Vilajetit Vëllk të vitit 1455 me emrin Smrakovnica dhe në atë kohë kishte 7 shtëpi , ndërsa si vendbanim është regjistruar në vitin 1530 në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Ismrekovniçe

Në vitin 1566-74 ishin të regjistruara 35 shtëpi .

Sipas një legjende së popullit , tregohet se në fshat kishtë rënë një lëngatë e hatashme e quajtur : “mortajë “ e cila kishte çfaros thuajse tërë fshatin dhe kështu kishte mbetur vetëm një grua me djem e cila shpërngulet në fshatin e afërm Banjskë . Pastaj këtu zën vend ajo fjala se katundi ynë ka zanafill prej 3 vëllezërve dhe një nip .

Shënime statistikore per fshatin tonë : Në vitin 1913 kishte 197 banorë , sipas regjistrimit të vitit 1921 kishte 39 shtëpi me 260 banorë , në vitin 1948 kishte 54 shtëpi me 505 banorë , në vitin 1981 kishte 159 shtëpi me 1222 banorë , dhe në vitin 1991 kishte 1510 banorë.

Në vitin 1999 ksihte 220 shtëpi me 1883 banorë , gjatë luftës së fundit pushtuesit serb dogjën 5 shtëpi dhe vranë 3 banorë të fshatit .

Smrekonica është një fshat i mesëm më një territor 424 hektar, 40 ari e 21 metra

Shih dhe këtë

Redakto

Bibliografi

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto