Panda e kuqe (Ailurus fulgen, ose dhelpra e zjarrtë), është një gjitar i cili jeton në Himalajet perëndimore dhe jugperendiore në Kinë. Është e vetmja specie e gjenit Ailurus. Pak më i madh se macja shtepiake, ka ngjyrë të gëzofit të kuq në të kaftë si dhe një bisht të gjatë. Zakonisht ushqehet me bambu, por është një kafshë gjithçkangrënëse kështu që gjithashtu ha vezë, zogj, insekte dhe gjitarë të vegjël. Karakterizohet si një kafshë vetmitare jeton natën, dhe ka një stil jetese që e karakterizohet me përtacia.

Panda e kuqe
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Nënrendi:
Infrarendi:
Superfamilja:
Familja:
Gjinia:
Ailurus

F. Cuvier, 1825
Lloji:
A. fulgens
Emri binomial
Ailurus fulgens
F. Cuvier, 1825
Subspecies

A. f. fulgens
A. f. styani

Red panda range

Panda e kuqe listohet si një kafshë e rrezikuar dhe sot ka rreth 10,000 individ të rritur. Edhe pse pandat e kuqe janë të mbrojtura në shumë shtete numri i tyre po bie nga humbja e habitatit.

Karakteristikat fizike

Redakto

Gjatësia e kokës dhe trupi i pandës së kuqe është 50 deri 64 cm. Bishti i tyre eshte 28 deri 59 cm. Meshkujt panda peshojnë 3.7 deri ne 6.2 kg dhe Femrat peshojnë 3 deri 6.0 kg. Ata kanë një bishtë te gjatë të butë me ngjyrë te kuqe ne pjesen e kurrizit dhe ngjyrë te zeze ne pjeset e poshtme. Dhe në pjesen e fytyrës kan nje kokë te vogël me vesh me shenja te lotit. Fytyra ka disa pjesë me ngjyrë te bardhë te njejta si te rakunit, por çdonjeri mundë te kete shenja distinktive. Koka e tyre ne formë rrumbullake ka nje madhësi mesatare me veshë te drejtuar lart, nje hundë te zeze dhe sy shume te erret. Bishti i tyre leshator me 6 rrathë te verdhë. Kjo paraqet balancë dhe një kapje perfekte kundër rrëshqitjes nga pema.

Panda e kuqe eshte e specializuar per te jetuar ne mjedis tropikal, dhe lehtësisht ngjitet ne peme me thonjet e te mpreht qe e ndihmon te ngjitet lart per te marr frutat dhe gjethet. Sikurse panda gjigande kanë nje gisht falso, eshte nje ekstremitet i kockave te dores. Gjat zbritjes nga pema ajo zbret me koke te poshte, panda e kuqe rrotullon nyjen e kembes per te kontrolluar zbritjen e saj. Vetem disa specie mund ta bëjnë këtë.

Përhapja

Redakto

Panda e kuqe është një kafshë endemike e pyjeve të buta të Himalajeve, nga ultësira perëndimore e Nepalit deri në pjesën lindore të Kinës.

Gjatë një studimi të vitit 1970, shenja të pandave të kuqe u gjetën në Dhorpatan Hunting Reserve. Prezenca e tyre u konfirmua në pranverën e vitit 2007 kur katër panda të kuqe u panë në lartësi nga 3200m.

Sjellja

Redakto

Panda e kuqe është kafshë territoriale. Te rriturit janë më agresivë gjatë sezonit të çiftimit. Panda e kuqe është kafshë gjenetikisht e qetë pra nuk bën shumë zhurmë. Ato zakonisht komunikojnë me hungërima, cicerima dhe fishkellima twittering.

 
Panda e kuqe në këmbë

Pas zgjimit nga gjumi pandat e kuqe pastrojne leshin e tyre sikur macet, lëpijne gjymtyret dhe kruajne shpinen, barkun dhe pjeset anesore te trupit. Ato ferkojne shpinen dhe barkun ne pemë dhe gurë. Ato gjithashtu patrolojne teritorin e tyre perdorin urinen e tyre për të shenjuar teritorin e tyre. Ata gjithashtu kerkojnë për ushqim duke vrapuar nëpër tokë dhe duke kërkuar nëpër pemë. Pandat e kuqe ose përdorin këmbët e përparme për të ngrënë ushqimin ose e afrojnë gojën direkt në ushqim dhe e hanë.

Pandat e kuqe janë kacavjerëse shumë të mira, dhe jetojnë e ushqehen ne drunjë. Ato kryesisht hanë bambu, dhe munden te hanë mamutha, zogj, vezë, lule, dhe manafera. Nën vëzhgim, ato janë parë të ushqehen me zogj,dhe manafera.

Ngjajshëm me pandën gjigante, nuk munden te prodhojnë celulozë, kështu konsumojnë sasi të madhe te bambusë. Dieta e tyre perfshinë 2/3 bambu, por ushqehen me këpurdha, rrënjë, lajthia, likene, dhe barë. Ndonjëherë, ato ushqehen edhe me peshk dhe insekte.

Bambuja është më e lehtë te gëlltitet se sa gjethet, pra panda e kuqe e ka më të lehtë te ushqehet gjatë veres dhe vjeshtës, mirëpo e ka më të vështirë gjatë pranverës, e sidomos gjatë dimrit. Pandat e kuqe e kanë të vështirë të përpunojë bambunë, sidomos celulozen që përmbanë ajo.

Riprodhimi

Redakto

Panda e kuqe është e aftë të riprodhohet që në moshën 18 mujshe dhe arrin maturimin e plotë në moshën 2-3 vjeçare. Pandat jetojnë rreth 10 vjet por janë gjetur edhe individë që kanë arrtur moshën 15 vjeçare.

Galeria

Redakto

References

Redakto