Panamalai (në gjuhën tamile: பனமலை) Panamalai është një fshat i vendosur në distriktin Villupuram të shtetit Tamil NaduIndisë. Ai qëndron 23 kilometra nga Gingee i distriktit Vilupuram. Siti është i njohur si vendndodhja e tempujve të ndryshëm strukturor të ndërtuar gjatë sundimit të Dinastisë Pallava. Një prej tyre është Tempulli Talagirisvara.[1]

Pamje e vimanës së tempullit të Panamalit

Tempulli Talagirisvara

Redakto

Narasimhavarmani II, i njohur edhe si Rajashimani konsiderohet si ndërtuesi i tempujve strukturor të Dinastisë Pallava, përkatësisht Tempullin bregdetarMamallapuram, Tempullin Kailsanatha dhe Tempullin Talagirisvara në Panamalai. Tempulli është ndërtuar mbi një kodër të vogël mbi liqenin e Panamalait.[2] Kjo strukturë e shekullit të VII ka një Vimana që ngjan me atë të Tempullit KailasanathaKanchipuramit. Garbhagriha e tij bujt një Dharalingam dhe si në tempujt Pallava të asaj kohe, në purin e mbrapëm të shenjtërores ndodhet një panel i Somaskandas. Tempulli ka një Ardhamandapa (gjysëm Mandapa). Në muret e Ardhamandapës mund të shihen panele hyjnishë si Brahma me Saraswatit dhe Vishnu me Lakshmin në të dy krahët. Faltorja është e drejtuar nga lindja dhe garbhagriha është e rrethuar nga të tre anët nga faltorëze të vogla (Anga Kovili ose faltoret gjymtyrë – që janë të bashkangjitura me faltoren kryesore) .[3] Pak më shumë faltorëze të vogla gjymtyrë dhe një mahamandapa (një mandapa e madhe) i janë shtuar strukturës në një periudhë shumë më të vonë. Vimana është tre-katëshe dhe kati i sipërm është rikonstruktuar. Në tempull mund të gjenden gjithashtu kolona me luanë të ulur, një karakteristikë tipike e Arkitekturës Pallava. Faltorëzja e vogël gjymtyr në veri, ka një seksion të vogël pikturash murore që kanë mbijetuar përgjatë viteve, duke mbajtur dëshmi të mjeshtrisë së Artit Pallava.[4]

Veçantia

Redakto

Pikturat e Shivës si "Nataraja" në muret e shpellës janë paraqitja më e hershme e Shivës si Nataraja.[5]

Galeri imazhesh

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ashok, Sowmiya (29 mars 2012). "Seeing Pallava architecture through a shared lens". The Hindu. Marrë më 7 prill 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hardy, Adam (1995). Indian temple architecture: form and transformation: the Karṇāṭa Drāviḍa tradition 7th to 13th centuries. fq. 614. ISBN 8170173124. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ca. Vē Cuppiramaṇiyan̲; G. Rajendran (1985). Heritage of the Tamils: temple arts. fq. 553. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Srinivasan, P. R. (1982). The Indian temple, art and architecture. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Talagirishwara Temple". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2008. Marrë më 22 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

12°06′04″N 79°22′56″E / 12.1010300°N 79.3823500°E / 12.1010300; 79.3823500