Palasa
40°57′14″N 19°22′22″E / 40.954°N 19.3729°E Stampa:Infobox ALB fshat Palasa / Palasë eshte fshati i parë i krahines se Himares, pasi kalon qafen e Llogarase dhe dhe zbret 5 kthesat në shpat të malit (Kthesat në zhargonin e fshatit quhen 5 voltat, të cilat fillojnë nga kthesa e parë poshtë dhe përfundojnë me voltën e 5-të në vendin e quajtur Lapidari). Fshati është i vendosur tradicionalisht në një prej luginave të shumta që krijohen nga përthyerjet e terrenit, duke qenë kështu i mbrojtur nga erërat dhe ndodhet në një largësi prej 1 km (rruga që të çon në fshat) nga rruga kombëtare, e cila vazhdon më tej për në Kondraq - Dhërmi. Megjithatë fshati tashmë ka filluar të zgjerohet, me ndërtimin e banesave të reja, kryesisht në afërsi të rrugës kombëtare. Fshati Palasë ndodhet 50 km në Jug të Vlores, 74 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti Tiranë. Palasa është e përfshirë në Bashkinë e Himarës, pjesë e Qarkut Vlorë.
Emri
RedaktoOrigjina e emrit Palasë mendohet të jetë mjaft e vjetër. Ka hipoteza të cilat, në lashtësinë pellazgjike, e lidhin me popullsitë hitite e filistine dhe prej andej edhe me emërtimin "Palestinë", por pa përcaktuar se cila është lidhja konkrete. Hipoteza tjetër lidhet me periudhën Ilire, kur emërtimi Palasë del në formën "Pal-este", me prapashtesën "este", tipike ilire. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme historike, toponimia është rezultat i një përzierje gjuhësh, ku mbizotërojnë toponimet në greqisht e në shqip (aspra rruga = rrugë të bardha), por ka edhe toponime sllave (Dubreva = Dushkishte) e italiane (volta = kthesë).
Historia
RedaktoHimara, ku perfshihet edhe Palasa, ka qene banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Jul Qezari zbarkoi ushtrinë e tij në plazhin e Palasës, nga Brindizi (lat: Brundisium; gjuha Mesapike: Brention) në betejën kundër Pompeut, i cili ishte vendosur në Orikum. Sipas legjendave te fshatit, "shume kohe me pare" (nuk theksohet se kur) fshati Palase gjendej shume prane detit. Kjo kishte avantazhet dhe disavantazhet e saj. Duke qene prane detit, ishte e zhvilluar shume tregtia dhe Palasa ishte nje port, ne kuptimin e vertete te fjales. Por kjo derisa Palasa te vendosej ne shenjestren e pirateve. Piratet e sulmonin gjithnje Palasen dhe kjo solli shkaterrimin ekonamik te Palases. Dita-dites, banoret per tu mbrojtur,filluan ti largoheshin detit dhe ndertuan fshatin e ri ne vendin ku ai gjendet dhe sot
Per nje kohe Himara ka qene nen sundimin bullgar (904). Thuhet se nje nip i Gjin Bua Shpates (kryezot i Artes rreth 1370) u vendos ne kohen e Mesjetes ne Dhermi. Permendet se pas vrasjes se Balshes II me 1385 deri me 1392, Himara qe nen gruan e tij, Komita Muzaka “nje amazone e vertete”. Gojdhanat tregojne per perleshje me saracenet dhe Shpella e Pirateve eshte nje nga keto deshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe perroi i Rusmanit. Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kerkuan ta nenshtronin si pasoje e pozites zoteruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, trashegoi Himaren, ku edhe zbarkoi me 1481 per te filluar nje rezistence kunder turqve, pas vdekjes se te atit. Pas vdekjes se Skenderbeut, si edhe me vone nje pjese e Himarioteve u shperngulen per ne Italine e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotesisht pas vdekjes se Skenderbeut dhe eshte se bashku me Mirditen, nder dy krahinat qe kishin nje status autonom. Sipas ketij statusi, nenshkruar ne 1492 me Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtate fshatrat e tij, duhej ti paguante Portes se Larte shumen e 16,000 frangave ne vit Sistemi i qeverisjes qe bazuar ne autoritetet lokale dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Trete (Kanuniu apo i Madherishmi) qe arriti deri ne portat e Vjenes, tentoi te shtronte Himaren por pa sukses. Madje pati edhe tentative per vrasje te vete sulltanit (episodi me Damiani i cili arriti deri ne cadren e tij). Himariotet (term qe perfshinte rreth 50 fshatra ) u perfshine ne shume kryengritje si ato te viteve 1481,1488, 1494-1509, 1537, 1571,1595, 1690, 1713. Ali Pashai qe i vetmi sundimtar i Perandorisë Osmane, i cili arriti (1797) te nenshtronte Himaren dhe fshatrat e saj. Sipas historise se Shqipërise, Suliotet, qe dhane nje kontribut aq te madh per pavaresine e Greqise, vinin nga shperngulja Himarioteve (edhe ata me 7 fshatra).
Pas Pavaresise, Himara u perfshi ne shtetin e ri Shqiptar, ndonese ne mars 1914 u shpall si krahine autonome. Ne 1927, midis qeverise Shqiptare dhe krahines u nenshkrua Protokolli i Himares qe njihte privilegjet e kesaj krahine. Viti 1930 shenon fundin e mesimit te gjuhes greke ne Himare. Gjate Luftes I Boterore u ndertua edhe rruga e Bregut qe i dha hov zhvilllimit te ekonomise. Palasa mori pjese aktive ne Luften Nacional-Clirimtare. Palasiotët u rreshtuan në çeten e Bregdetit dhe ne Brigaden e Xll.
Gjuha
RedaktoNë Palasë flitet gjuha greke dhe gjuha shqipe.
Besimi
RedaktoBanoret e Palases ndjekin ritin e Krishtere Ortodoks. Në qendër të fshatit është Kisha e Shën Dhimitrit. Festa e Shen Marise eshte nje nga festat me popullore te fshatit, sikurse Krishtlindjet, Pashket dhe Uji i Bekuar.
Popullsia
RedaktoPalasa eshte nje nga fshatrat turistik me te bukurit ne Shqipëri. Fshati numeron rreth 100 banore dhe te gjithe i perkasin moshes se trete. Ne fshat ekzistonte nje shkolle, por tashmë është kthyer në një shtëpi sociale, që shfrytëzohet gjatë verës. Nuk ka më femijë që jetojnë në fshat, përveçse gjatë periudhës së verës kur vijnë për pushime, banorët që kanë shtëpi. Shtepite mbizoteruese ne fshat jane ato te vjetrat, prej guri; por ne saje te investimeve te femijeve te ketyre banoreve, qe jetojne ne Greqi, vitet e fundit jane ndertuar mjaft vila luksoze, te cilat kane zhvilluar turizmin.
Shih edhe
RedaktoBashkia Himarë |
---|
Himara · Piluri · Kudhësi · Qeparo Fshat · Qeparo Fushë · Vunoi · Iliazi · Dhërmiu · Gjileka · Palasa |
redaktoni kutinë |