Kalaja e Krujës

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri
This is the stable version, checked on 7 janar 2021. 16 pending changes await review.

Kalaja e Krujës është një kalaShqipëri.

Kalaja e Krujës
VendndodhjaKrujë, Shqipëri
Koordinatat41°30′26″N 19°47′39″E / 41.507094°N 19.794092°E / 41.507094; 19.794092
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësKR014
Kalaja e Krujës is located in Earth
Kalaja e Krujës (Earth)

Përshkrimi

Redakto

Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.

Banja mesjetare në kalanë e Krujës

Redakto
 
Kulla në Kala

Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë bektashi së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë të një vaske.

Më në thellësi janë dy ambientet e veçantë të larjes, të cilët kanë pasur nga një vaskë. Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë.

Rrënojat e xhamisë

Redakto

Përballe muzeut historik kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndodhen rrënojat e nje ish-kishe që gjatë pushtimit osman u kthye ne xhami. Emri e xhamisë është Xhamia e Fatih Sulltan Mehmetit.

Kulla e kambanës se kalasë

Redakto

Ne cepin me lindor të kështjellës ekziston ende një kulle kambanore e kështjellës. Kjo kulle është gjetur në vitin 1988.

Shiko edhe

Redakto