Ernest Koliqi

shkrimtar shqiptar
This is the stable version, checked on 21 shtator 2023. 1 pending change awaits review.

Ernest Koliqi (Shkodër, 21 maj 1901Romë, 15 janar 1975) ishte poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, albanolog, mësues dhe botues shqiptar. Cilësohet së bashku me Mitrush Kutelin si themelues i tregimit modern shqiptar,[1][2] me përmbledhjet Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936).

Ernest Koliqi
Ministër i Arsimit
Në detyrë
12 prill, 1939 – 1 korrik, 1941
Paraprirë ngaPertef Pogoni
Pasuar ngaXhevat Kortsha
Kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist
Në detyrë
23 nëntor, 1942 – 16 maj, 1943
Paraprirë ngaTerenc Toçi
Pasuar ngaFejzi Alizoti
Të dhëna vetjake
U lind më21 maj, 1901
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më15 janar, 1975
Romë, Itali
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Fashiste Shqiptare, Blloku Kombëtar Indipendent
Bashkëshortja/etVangjelije Vuçani
FëmijëtMarku, Elizabeta
ArsimimiUniversità degli Studi di Padova
Punësimimësues, ministër, pedagog, botues
Nënshkrimi

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939 u emërua ministër i Arsimit, ndërsa më 1942 u caktua Kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, legjislativi i kohës së pushtimit.

Në Romë, ku çoi jetën pas Luftës së Dytë Botërore, themeloi dhe drejtoi disa të përkohshme, prej të cilave Shêjzat qe më e rëndësishmja dhe më jetëgjata. Drejtoi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në kryeqytetin italian, mbi bazën e së cilës pas 1957 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Biografia

Redakto

Fëminia dhe rinia

Redakto

U lind në Shkodër, i biri i Shan Koliqit dhe i Ages të Lacës së Zef Simonit,[3] familje fort e kamur shkodrane. Nga i ati e kishin origjinën prej LotajveShalësDukagjinit, të rënë në Anamal rreth vitit 1700 së pari, e pastaj në Shirokë. Prej një të pari i mbeti llagëpi Kolaj, të cilës iu vendos prapshtesa -iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi.[4] Ishte i dyti ndër fëmijët, mbas Mikelit - i pari kardinal shqiptar - dhe mbas tij vinin Leci, Guljelmi, Margerita, Antonjeta, Viktori dhe Terezina.[5]

Pas mësimeve të para në Kolegjin Saverian, i ati e dërgoi për të studiuar në Itali më 1918.[1] Fillimisht në kolegjin jezuit "Cesare Arici" në Breshia dhe pastaj në Bergamo. Me nxënës të tjerë hapi gazetën “Noi giovani” (shq.: “Ne të rinjtë”), ku botoi poezitë e para në italisht. U kthye në Shqipëri pas Kongresit të Lushnjës, mësoi shqipen dhe falë njohjes me Gurakuqin njihet me të rinjtë Thaçi, L. Ashiku, Shuk e Karl Gurakuqi, Dom Shantoja, Kolë e Gjon Kamsi. Më 1921 fitoi çmimin e parë në një konkurs për himnin kombëtar, juria e të cilit qe e përbërë prej Fishtës, Nolit, Frashërit e Gurakuqit.[1]

Në mars-prill mori pjesë si përfaqësues i shoqërisë kulturore "Rozafa" në një mbledhje me Zef Harapin nga shoqëria "Bogdani" dhe P. Harapin në takimin që formoi grupimin "Ora e Maleve" nën dorën e Imzot Mjedjës.[6] Mbas Lëvizjes së qershorit, Gurakuqi e thërret në Tiranë si sekretar personal. Aderon në shoqërinë "Bashkimi" të themeluar prej të shuarit Rustemi, drejtuar tashmë nga Zai Fundo. Kaloi më pas si sekretar në Ministrinë e Mbrendshme, ku ministër ishte kolonel Shala.[7]

Mes mërgimit dhe Shqipërisë

Redakto

Me rikthimin e Zogut në pushtet në dhjetor të 1924, doli në mërgim drejt Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, ku studioi gjuhën dhe letërsinë serbo-kroate. Qëndroi për dy vjet në TuzlaBosnjës.[8][9] Më 1928 gjendej në Bari të Italisë. Në Zara të Dalmacisë botoi më 1929 përmbledhjen e parë me novela Hija e Maleve.[7] U kthye në Shqipëri dhe nisi punë si mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë dhe mandej në Gjimnazin e Shkodrës (1930-'33).[10] Nisi të verojë ndër bjeshkët e Dukagjinit ata vite ku përpos ndodhive shënonte edhe kangët e buta - siç i thonë në Dukagjin këngëve erotike - kujtime të cilat do t'i shkruante pas '70 me pseudonimin "Hilushi". Ndërkohë miku i tij Kruja i kërkon me mbledhë librat e bibliotekës së tij të cilat qenë shpërndarë ndër françeskanë e jezuitë mbas lëshuan Shqipërinë në dhjetorin e 1924.[11]

Më 1933 dha dorëheqjen nga mësimdhënia për të nisur studimet universitare në Padova. Gjatë periudhës 1934-'36 ishte pjesëtar i grupit botues të të përkohshmes Illyria,[12] ku do të botonte poemthin në prozë Quattuor. Në po të njëjtën të përkohshme më 1935 u zbulua Migjeni me vjershën Të lindet Njeriu me nxitje të Koliqit.[13] Më 1936 e emërua lektor të shqipes në katedrën e Albanologjisë të drejtuar nga gjuhëtari Tagliavini. Më 1937 doktoroi po në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që kishte bërë P. Palaj, tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë si Jokli, Lambertz etj.[1] Transferohet nga Padova në Romë tetorin e 1937 si lektor i gjuhës shqipe.[13]

Ishte në krye të grupit që përgatiti agresionin e 7 prillit ndaj Shqipërisë. Koliqi thërret pikërisht Mustafa Krujën për të hyrë në bisedime mes mërgimtarëve shqiptarë dhe autoriteteve italiane.[14]

Ministër Arsimi nën pushtimin italian

Redakto
 
Koliqi me uniformë fashiste.
 
Ernest Koliqi në 1938.

Pas pushtimit fashist të Shqipërisë në prill 1939, Koliqi u emërua Ministër i Arsimit në qeverinë kolaboracioniste të Shefqet Vërlacit.[15] Koliqi mbylli pothuajse të gjitha shkollat e huaja joitaliane në Shqipëri. Liceu francez në Korçë, i cili ishte qendra kryesore e kulturës frënge në Shqipëri, u mbyll me arsyetimin e Koliqit se ishte çerdhe e përhapjes së ideve armiqësore ndaj sistemit fashist.[16]

Gjatë kohës sa qe ministër i arsimit, u bënë ndryshime në programet dhe tekstet shkollore; u futën lëndë të reja si: edukata fashiste, mësimi i fesë dhe kulturës romake, ndërsa gjuha italiane u bë e detyrueshme. Shkollat e mesme u mbushën me mësues dhe drejtues italianë, kurse drejtuesit shqiptarë pak nga pak u mënjanuan.[17] Për të përforcuar kontrollin e fashistëve mbi shkollën, ministri Koliqi në tetor 1939 propozoi që emërimet e mësuesve dhe të drejtuesve të shkollave të kalonin nëpër filtrin e Partisë Fashiste.[18]

Me Mustafa Krujën dhe P. Valentinin thirri në Tiranë Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940. Themeloi dhe drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të 1940. Në shtatorin e vitit 1941 nis mbi 200 arsimtarë normalistë drejt Tokave të lirueme.[19][20] Në një letër dërguar më 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit të Qeverisë së atëhershme shqiptare Ernest Koliqi konsullit shqiptar Rrota në Vjenë thuhet se ka angazhuar Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Përpjekje kjo, si shumë të tjera për ta shpëtuar studiuesin e shumëçmuar, që nuk dha rezultat.[21][22]

Koliqi është quajtur eminenca gri e Italisë në Shqipëri.[23]

Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare

Redakto

Në funksion të edukimit fashist, u krijua fondacioni "Skënderbeu", në gjirin e të cilit u mblodh Instituti i Studimeve Shqiptare. Me propozim të Koliqit në të u mblodhën emra të njohur të kulturës dhe shkencës, shqiptarë dhe italianë, si dhe ideologë fashistë të kohës.[24] Ministria e Arsimit në qeverinë pasardhëse Kruja pati si pasues Xh. Kortshën. Duke dhënë dorëheqjen, Koliqi kësodore i përkushtohet drejtimit të Institutit, prej ku filloi botimi i vëllimeve "Studime e tekste". Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuçani dhe patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën. Në zgrip e kapitullimit të Italisë fashiste, më 1942 zëvendëson Terenc Toçin në krye të Këshillit të Epërm Korporativ Fashist deri më 1943.[25] Në vjeshtën e 1943 prej portit të Tivarit shkoi në Itali me familjen dhe të afërmit e tij.[26]

Mërgimi i mbramë, BKI dhe "Shêjzat"

Redakto

Më 1943 në Romë vazhdoi punën si ordinar në universitet dhe u emërua ambasador në Vatikan. Nga një telefonatë merr vesh për kapjen e P. Markos nga ana e gjermanëve, të cilit i shpëton jetën.[27] Më 6 nëntor 1946 u krijua partia Blloku Kombëtar Indipendent me bërthamën krijuese e drejtuese të përbërë nga vetë Koliqi, dr. Ismail Vërlaci, Gjon Marka Gjoni dhe Ndue Gjon Marku - duke i ndenjtur veprës së Mark Gjon Markut.

Kur Enver Hoxha i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë në 1948, mërgimtarët, mes të cilëve edhe Koliqi, i dërgonin letra Titos me anë të të cilave e ftonin atë ta sulmonte Shqipërinë, ta rrëzonte Hoxhën dhe t'ua linte vendin atyre. Ata i premtonin Titos se Shqipëria e tyre do të ishte mike besnike e Jugosllavisë.[28]

Në mars të 1947 themeloi dhe kujdeset të botojë të përkohshmen “L’Albanie Libre” që ndali më 1959, e më pas “Lajmëtari i të Mërguemit”.[29]

Në Itali, themeloi të përkohshmen “Shêjzat” (it. “Le Pleiadi”) që e drejtoi për 18 vjet. Kjo revistë qe vijimësi e traditës publicistike që la në Shqipëri me "Shkëndijat", penat e hershme dhe ato të reja gjetën vend ku të kultivonin kulturën shqiptare në Itali. Koliqi ndihmoi talente të shumë fushave të ikur nga ish-Jugosllavia duke iu dhënë hapsirë ndër faqet e revistës, ndër ta piktori Lin Delija, shkrimtarët Camaj e Karakaçi dhe etnologu Malaj.[26] Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi u emërua presidenti.

Koliqi u lidh shumë me komunitetet arbëreshe të Italisë, me të cilët mbajti një marrëdhënie të ngushtë akademike dhe miqësie. Ai shpesh shkonte në Palermë dhe Kozencë.

Më 4 maj të 1969 i vdes bashkëshortja Vangjelija. Vdekja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e shpejtoi edhe vdekjen e tij.

Koliqi vdes në shtëpinë e tij në Romë më 15 janar 1975 dhe u varros me datën 18. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshme, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme.[1]

Megjithëse poezitë e para i shkroi në italisht në fletoren e liceut, vepra e tij e parë qe poemthi dramatik Kushtrim i Skanderbegut, të cilin ia kushtoi shokëve të shoqërisë "Bashkimi" pjesë e të cilëve ishte edhe ai vetë. Poemthi artikulon idetë kombëtare të autorit që shtjellon një dialog për të kaluarën dhe aktualitetin e kohës në Shqipëri. Me veprën poetike Symfonija e Shqipevet mëton të evokojë kulturën si esencën e themelimit të një kombi, kulturë e evokon që nga thellësitë e antikitetit në katër kohët e veprës.[30] Kangjelet e Rilindjes është një poemë e kënduar në shtatë pjesë, me temër arbëreshe e krijuar me idetë rilindëse duke iu referuar Këngëve të MilosaosDe Radës. Në këtë poemë autori kërkon të dëshmojë se si ruhet veçantia arbërore në kohë, edhe e shkëputur nga trungu, përmes arbëreshëve të Italisë.

Vepra poetike më me preteza letrare e Koliqit është Gjurmat e Stinve, botuar më 1933. Në këtë vepër kërkon të manifestojë vetëdijen e vet poetike në kohën e pjekurisë, i këndon Tingëllimit, por edhe i kushton tingëllime të ndjera qytetit ku kish lindur.[31]

Prozë

Redakto

Kulmin e vet letrar e arrin me librat e tregimeve Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936); me këta tituj u bë themeluesi i prozës moderne shqipe qoftë në nivel tematike, ashtu edhe stili. Libri i parë trajton tema për moralin e Malësisë, tragjiken e vet dhe mpleksjen me mjedisin qytetar, i dyti merret më shumë me jetën në mjedisin qytetar shkodran, mendësia, karakteret dhe paraqitje ironike të tipareve sociale të mjedisit qytetar; i treti është një biografi poetike e autorit me shtresëzim të shkollës simboliste.[32]

Më 1960 botoi romanin Shija e bukës mbrûme, që flet për nostalgjinë e emigrantëve.[33]

Përkthime

Redakto

Më 1932 vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie të Fishtës, një antologji me 280 faqe që u përdor menjëherë si tekst letërsie në gjimnazin klerik të Shkodrës dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Danten, Petrarkën, Arioston, Tason. Më 1935 Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie nga Tagliavini, ku përfshiheshin vjersha të përkthyera të katër italianëve të tjerë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht çmonte Giosuè Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D'Annunzio-n.[34]

Më 1961 nis të përkthejë Lahutën e Malcís në italisht, përkatësisht këngën XXVI, më tej më 1971 përktheu këngët XII-XIII-XIV dhe XV; më 1973 vazhdon të përkthejë pjesë të Lahutës.

Studimet

Redakto

Nisi të botonte nga viti 1954 deri më 1961 studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane - e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike. Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij. 1959 - Boton vëllimin “Kangjelet e Rilindjes” (“I canti della Rinascita”) me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi” (“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarët”). 1963 - Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”) ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë evropiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. 1965 - Del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike.

Teksti i historisë së letërsisë shqipe i vitit 1983 i referohej pasivisht si "Koliqi tradhëtari" për shkak të bashkëpunimit me fashizmin.[33]

Publicistikë

Redakto

Themeloi dhe drejtoi revista ku u botuan dhe trajtuan letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj.[34] Bashkëpunoi me revistat “Hylli i Dritës” e françeskanëve, “Leka” e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit , “Minerva”, “Besa” etj.

Mirënjohje

Redakto
  • Medalje ari e Shoqnís “Dante Aligheri”
  • Ylli i artë për Meritë të Shkollës
  • Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane
  • Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat
  • Anëtar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet
  • Anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut.
  • Anëtar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare.
  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

Literatura

Redakto
  • Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. ISBN 978-1-85065-531-2.
  • Milo, Paskal (2014). Shqiptarët në luftën e dytë botërore. Toena.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e Vuçani P. (1975). "Jeta dhe veprat e Koliqit". "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit: 14–18..
  2. ^ Hamiti, Sabri (2013). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: Uet press. fq. 413. ISBN 9789995639457.
  3. ^ Çefa, Kolec (2009). Fisi Koliqi ndër stinët shqiptare: shënime historike. Ombra GVG. fq. 26–27. ISBN 9789995638214.
  4. ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet: (traditë, ngjarje, njerëz...). Vëll. 2. Shkodër: Idromeno. fq. 202.
  5. ^ Demo, Elsa (22 janar 2009). "Viktor Koliqi i fshehti dhe i ndjeshmi vëlla shkrimtar: "Hylli i Dritës" rizbulon pas gjysmë shekulli vëllain shkrimtar të Ernest Koliqit". Shekulli. Tiranë: Shekulli (2529): 20–21.
  6. ^ Çefa, Kolec (2013), Grupi "Ora e Maleve" dhe publicistika e tij, Tiranë: "Gjergj Fishta". ISBN 978-9928-161-21-5
  7. ^ a b Oroshi J. (1975). "Një pishtar i letërsisë e i kulturës shqiptare fiket". "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit: 57–65..
  8. ^ Karl Gurakuqi (1963). "Ernest Koliqi". "Shêjzat", VII (5–8): 163–172..
  9. ^ Hilushi, Kuleta e vjetër me guraleca të ngjyershëm, Romë: "Shêjzat" viti. XVI, nr. 01-04, fq. 89.
  10. ^ Koliqi E., Dante e ne shqiptarët (1950), Tiranë: Tirana observer. - Nr. 21, 27 janar, 2008, f. 9.
  11. ^ Koliqi E. (1973). "Mustafa Kruja si njeri kulture e si gjuhëtar". "Shêjzat" - botim përkujtimor për Mustafa Krujën. Romë..
  12. ^ Logoreci, Anton (1975). "Ernest Koliqi". "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit: 142–144.
  13. ^ a b Koliqi, Ernest (1974). "Migjeni dhe unë". Shêjzat. Romë. XVIII (1–10).
  14. ^ Puto, Arben (17 korrik 2018). "Bashkëpunëtorët e fashistëtve, Mustafa Kruja dhe Ernest Koliqi". gazetaimpakt.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  15. ^ Fischer 1999, p. 37.
  16. ^ Fischer 1999, p. 51.
  17. ^ Akademia e Shkencave e Shqipërsië (2008). Historia e popullit shqiptar. Vëll. IV. Toena. fq. 28.
  18. ^ Milo 2014, p. 72.
  19. ^ Letër nga Ernest Koliqi dërguar Karl Gurakuqit, Romë, 16–3–1951.
  20. ^ Krasniqi, Rexhep (1975). "Ernest Koliqi dhe zhvillimi letrar në Kosovë". "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit: 36–42.
  21. ^ Maksuti, Izer (21–24 qershor 2002). "Norbert Jokl - Figurë e shquar e albanologjisë". Illyria. 12 (1150): 30.
  22. ^ Ndreca, Ardian (8 mars 2012). "Norbert Jokl dhe fati i një biblioteke që i përkiste Shqipnisë". Mapo. Tiranë (527): 10.
  23. ^ Fischer 1999, p. 37.
  24. ^ Milo 2014, p. 73.
  25. ^ Muner P., Ku e lamë Koliqin?, Tiranë: Revista Klan, 24 qershor 2013.
  26. ^ a b Ndreca, Ardian (18 maj 2013), Në përvjetor të Ernest Koliqit, mapo.al.
  27. ^ Marko, Petro (2000). "Intervistë me vetveten". Tiranë: "Omsca"..
  28. ^ Xhufi, Pëllumb (15 shkurt 2017). "A ishte Enver Hoxha një komunist nacionalist?". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2018. Marrë më 12 shkurt 2018.
  29. ^ Gurakuqi R., Ernest Koliqi dhe Blloku Kombëtar Indipendent, Shkodër, 2004.
  30. ^ Hamiti 2013, p. 393.
  31. ^ Hamiti 2013, pp. 394-396.
  32. ^ Hamiti 2013, p. 398.
  33. ^ a b Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Londër: Rowman & Littlefield. fq. 235–236.
  34. ^ a b Hamiti 2013, p. 391.