Doktor i kishës
Doktor i kishës (nga lat. docere, doqere - mësoj, udhëzoj) është titulli që kisha katolike ua jep shkruesve apo teologëve të saj për shquarjen e tyre në lidhje me mendimin teologjik, jetën e drejtë dhe shenjtore. Ky titull jepet rrallë nga Papa i Romës, dhe vetëm pasvdekjes, dhe vetëm pas Kanonizimit ose Lumënimit.
Lista e doktorëve të kishës
RedaktoKisha katolike botoi listën e 33 emrave me datën e treguar të zgjedhjes Doktor i kishës, datat me yllëz tregojnë që këta Shenjtër nderohen edhe në Kishën e Lindjes, edhe pse ajo nuk përdor emërtimin Doktor i Kishës.
- Shën Gregori Papa I - 1298 *
- Shën Ambrozi i Milanos (rr. 340 - 4 prill 397) - 1298 *
- Shën Agostini i Hiponës - 1298 *
- Shën Jeronimi - 1298 *
- Shën Gjoni Krisostoma - 1568 *
- Shën Vasili i Madhi - 1568 *
- Shën Gregori i Naciancusit - 1568 *
- Shën Athanasi i Aleksandrisë - 1568*
- Shën Thomai i Akuinit (1225 - 7 mars 1274) - 1568
- Shën Bonaventura - 1588
- Shën Anselmi i Aostës (1033 o 1034 - 21 prill 1109) - 1720
- Shën Isidori i Seviljes (560 - 4 prill 636) - 1722 *
- Shën Pjetri Fjalëarti - 1729 *
- Shën Leoni Papa I - 1754 *
- Shën Pjetër Damiani - 1828
- Shën Bernardi i Kiaravales - (1090 - 21 gusht 1153) 1830
- Shën Hilariusi i Poitiers - 1851 *
- Shën Alfonsi Liguori - 1871
- Shën Françesku - (1567 - 1622) 1877
- Shën Cirili i Aleksandrisë (376 - 444) - 1883 *
- Shën Cirili i Jeruzalemit - 1883 *
- Shën Johani i Damaskut - 1883 *
- Shën Beda i Nderuari - (672 - 735) 1899 *
- Shën Efraimi i Sirisë - 1920 *
- Shën Pjetër Kanisiusi - 1925
- Shën Gjoni i Kryqit (1542 - 14 dhjetor 1591) - 1926
- Shën Roberto Belarmino - 1931
- Shën Alberti i Madh - 1931
- Shën Antoni i Padovës - 1946
- Shën Lorenci i Brindizit (22 korrik 1559 – 22 korrik 1619)- 1959
- Shën Terezja e Avilës - 1970
- Shën Katrina e Sienës - 1970
- Shën Terezja e Lisjës - 1997