Damaneku
Damaneku është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Shtrihet rreth 7 kilometra në veriperëndim të qytetit, në anën e djathtë të lumit Mirusha. Ka pozitë të rrafshët dhe është i tipit të dendur. Në fshat ekziston shkolla nëntëvjeçare dhe disa dyqane e biznese private.[1]
Damaneku | |
---|---|
Fshat | |
Shteti | Kosova |
Komuna | Malishevë |
Rajoni | Rajoni i Prizrenit |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 6,3 km2 (24 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 508 m (1,667 ft) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.130 banorë |
Targat | 04 |
Historia
RedaktoPër herë të parë përmendet si fshat megjatar më 1314 në kartën e mbretit Milutin, dhururar Manastirit të Banjskës. Përmendet edhe në Librin e Kujtimeve të Manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit, i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465. Në vitin 1530, përmendet në defterin e Sanxhakut të Prizrenit dhe kishte 7 shtëpi. Edhe në një hartë austriake me shënime të vitit 1689 është i regjistruar si vendbanim me emrin Domanek.
Në një shkresë të arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, shkruhet se në Prizrenin famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Domanechu me 3 shtëpi me 5 anëtarë të besimit të krishterë. Banorët e këtij fshati përmenden edhe në regjistrin e Manastirit të Deviçit në vitin 1761 dhe 1782.
Me emrin Domanik është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896, dhe 1900. Sipas një dokumenti arkivor në vitin 1913, ky fshat kishte 60 shtëpi, nga të cilat 10 janë djegur, dhe 5 banorë janë vrarë. Më 1919, pushteti serb në këtë fshat pushkatoi 48 persona shqiptarë te vendi që quhet Llugat e Lubizhdës. Prej tyre, 18 ishin nga Damaneku, kurse të tjerët ishin nga Përçeva, Gllareva dhe Sferka. Prej vitit 1934, në këtë vendbanim janë kolonizuar 10 familje optane sllave, të sjella nga Shqipëria. Sipas një burimi arkivor të të njëjtit vit, pushteti ua ka marrë tokat 36 familjeve shqiptare nga ky vendbanim dhe ua ka ndarë kolonëve sllavë. Nga ky vendbanim, më vonë, disa banorë janë shpërngulur kryesisht në Arbanë të Prizrenit.
Në luftën e vitit 1998-99 në Kosovë, pushteti serb kishte djegur 98 shtëpi të këtij vendbanimi, gjithashtu kishte granatuar shkollën dhe ambulancën e fshatit. janë vrarë dhe masakruar 9 banorë të fshatit, dy persona janë zhdukur, ndërsa pjesa tjetër e popullatës është strehuar në pyjet e fshatit.
Lagjet dhe mikrotoponimet
RedaktoLagjet kryesore të Damanekut janë: Krasniqi, Shala, Morina, Kabashi, Spahiu, dhe Kastrati, kurse mikrotoponimet më karakteristike janë: Fusha e Madhe, Lugi i Suhadolit, Livadhi i Velisë, Ara e Velisë, Ara e Imer Gashit, Kroni i Brahim Matoshit, Perventinc, Zabeli i Plakut, Rrafshe, Vërtaqa, Jallushë, Kodra e Orlave, Perme, Te Kroni Jallushës, Bredar, dhe Llokma.
Demografia
RedaktoViti i regjistrimit | Numri i popullsisë | Numri i shtëpive |
---|---|---|
1879 | - | 20 |
1905 | - | 30 |
1913 | 268 | - |
1918 | 199 | 24 |
1921 | 220 | 25 |
1948 | 330 | 47 |
1953 | 268 | 32 |
1961 | 308 | 35 |
1971 | 437 | 43 |
1981 | 632 | 57 |
1999 | 1130 | 117 |
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Osmani, Jusuf (2006). Vendbanimet e Kosovës - Malisheva. Vëll. 19. Prishtinë: Shkrola. fq. 100. ISBN 9951-8658-3-6.
Lidhje të jashtme
Redakto
Astrazupi | Balinca | Banja | Bellanica | Berisha | Bubaveci | Bubli | Carrallugë | Carravrana | Damaneku | Dragobili | Gajraku | Garaçeva | Golluboci | Guriqi | Jançishti | Joviqi | Kërvasari | Kijeva | Lubizhda | Lladroci | Lladroviqi | Llapçeva | Llashkadrenoci | Llazica | Magjera | Millanoviqi | Maralia | Mirusha | Mleçani | Ngucati | Pagarusha | Panorca | Pllaçica | Qypeva | Ruda | Seniku | Shkarashniku | Temeçina | Tërpeza | Tërpeza e Poshtme | Turjaka | Vërmica