Bram Stoker
Abraham Bram Stoker lindi më 8 nëtor të vitit 1847 në lagjen Colntraf në Dublin, të Irlandës. Është autori i romanit të njohur të quajtur Drakula.
Bram Stoker | |
---|---|
U lind më | 8 Nentor 1847 Colntraf,Dublin,Irlandë |
Vdiq më | 20 Pirill 1912 {64 vjqarë} Londër,Angli |
Kombësia | Irlandez |
Gjinitë letrare | Dramë,Horror,Mitologji,Flokor etj... |
Jeta dhe edukimi
RedaktoStoker lindi më 25 nëntor 1847 në Klontraf,në pjesën veriore të Dublinit, Irlandë. Prindërit e tij ishin Abraham Stoker (1799-1876) nga Dublini,dhe Charlotte Mathilda Blake Thornley (1818-1901). e cila vinte nga Ballyshannon, County Donegal. Stoker ishte fëmija i tretë nga shtatë fëmijët. Abrahami dhe Charlotte ishin antarë të Kishës së Irlandës, Qarku i Clontarf, dhe morën pjesë në kishë famullitare me fëmijët e tyre, të cilët ishin pagëzuar aty.
Stoker ishte i dergjur deri sa filloi ai shkollën ne moshën shtatë vjeçare, kur ai u shërua plotësisht. Pas shërimit, ai u rrit pa probleme të mëdha në shëndet, madje si atlet i suksesshëm në kolegjin Trinity, Dublin, ku studioi nga viti 1864 deri ne vitin 1870. Ai u diplomua me nderime në matematikë.Ai ishte auditorë i shoqërisë historike të kolegjit dhe president i shoqërisë filozofike të universitetit.
Karriera e hershme
RedaktoStoker filloi të interesohej për teatër, ndërsa ishte një student me një mik, Dr Maunsell. Ai u bë kritiku i teatrit për Dublin Evening Mail, në bashkëpronësi me autorin e miteve gotike Joseph Thomas Sheridan Le Fanu. Kritikët e teatrit janë mbajtur në nderim të ulët por ai terheqi vëmendjen nga kualiteti i komenteve të tij.Në dhjetorë 1876 ai dha një koment favorizues per Hamletin Henri Irvingut në Royal teatrin në Dublin. Irvin e ftoi Stokerin për darkë në hotelin Shelbourne, ku ai po qëndronte. Ata u bënë shokë. Stoker shkruante mite gjithashtu, dhe në 1872 "Kupa e Kristalit" u publikua nga shoqëria e Londrës, e ndjekur nga "Zingjiri i Fatit" në katër pjesë në The Shamrock.Në 1876,ndësa ishte një nënpunës civil në Dublin,Stoker shkroi një libër jo-trillim e cila mbeti një vepër standarde gjithashtu, ai zotëronte një interes në art,dhe ishte themelues i klubit të skicave në Dublin 1874.
Romane dhe novela të njohura
Redakto- Rruga aguliçe 1875
- Kolona e Gjarpinjeve 1890
- Drakula 1897
- Miss Betty 1898
- Misteret e Detit 1902
- Njeriu 1905 etj...
Vdekja
RedaktoBram Stoker vdiq me 20 prill 1912 në Londër të Anglisë disa biografë supozojnë se shkaku i vdekjës ishte sifilisi terical. Bram Stoker vdiq në moshen 64 vjeqare pas vdekjes kufoma e tij u dogj dhe hiri u vendos në një arkivol Golden Gren,Londër,Angli
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |