'Nexhmedin' Shaqiri lindi më 26 tetor 1957 në Përlepnicë të Gjilanit. Ka mbaruar studimet postdiplomike ne Fakultetin Ekonomik ne Prishtine dhe ka marrur titullin magjistër në shkencat ekonomike në Universitetin e Prishtinës.

Skeda:Nexhmedin Shaqiri.jpg

Qe nga viti 1990 deri në vitin 1999 ka qene i angazhuar ne mbrojtje te interesave te punëtoreve si sindikalist në Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Kosovës, gjithashtu qe nga janari i vitit 1990 ishte anëtar i Këshillit iniciativë te LDK- dega ne Gjilan ku e kishte vazhduar angazhimin e tij politik deri ne vitin 1997.

Ne BSPK, ka përfaqësuar interesat e Sindikatës se Pavarur te Industrisë se Tekstilit dhe te Lëkure Këpucëve te Kosovës, duke u pozicionuar si anëtar i Këshillit Ekzekutiv te BSPK.

Gjate viteve 1990-1993 e kishte udhëhequr Komisionin për rezistence dhe strategji te BSPK, ndërsa ne vitin 1994 ishte emëruar përfaqësues i BSPK ne Zyrën e BSPK ne Shqipëri.

Në vitet 1995-1999 ishte përfaqësues i Departamentit te jashtëm te SP ITLK te Kosovës, gjate kësaj periudhe ishte angazhuar ne nxjerrjen e dy rezolutave ndërkombëtare për Kosovën, te cilat ishin aprovuar njëra ne Kongresin e dyte te ETUC te mbajtur me 20-24 maj 1997 ne Porto te Portugalisë dhe tjetra ne Komitetin e ETUC me 14 shtator 1998 ne Bruksel (te dy rezolutat kishin për qellim te pasqyronin gjendjen e rende te diskriminimit te drejtave themelore te punëtoreve shqiptar ne pune dhe te shkeljes se te drejtave kombëtare te shqiptarëve nga ana e pushtetit serb në Kosove.

Gjate luftës qe zhvillohej ne Kosove nga ana e UCK ndaj forcave ushtarake dhe policore te pushtetit Serb ne Kosove, ishte angazhuar ne Këshillin e Emergjencës- Dega ne Gjilan si përgjegjës i Komitetit për Bashkëpunim me Botën. Pas Luftës ne Kosove e kishte zhvilluar aktivitetin politik në Gjilan, si anëtar i këshillit të Përgjithshëm të LPK-së.

Nga viti 1999 e deri më 2001 ishte emëruar Drejtor gjeneral i Kombinatit të Tekstilit ”INTEGJ” ne Gjilan.

Në vitin 2001 ishte angazhuar si konsulent i marketingut në projektin Kosovo Business Support/USAID, kurse në periudhën 2002 deri ne vitin 2006 ishte emëruar drejtor i Departamentit të Shoqatave Prodhuese në Odën Ekonomike të Kosovës.

Njëkohësisht gjate viteve 2002-2005 ishte nominuar nga Përfaqësuesi Special i Kombeve te Bashkuara ne Kosove ne pozitën e Anëtarit te Bordit te Trustit te Kursimeve Pensionale te Kosovës ne Prishtine, si dhe gjate vitit 2002 ishte certifikuar si ekspert nga Instituti i Bankës Botërore për zhvillimin e skemave pensionale.

Qe ngaviti 2009-2013 ishte funksionar politik i "Lëvizjes Vetëvendosje" dega ne Gjilan.

Ka punuar si; bashkëpunëtor arsimor ne "Kolegjin Universitar AAB" ne Prishtine, profesor ne Kolegjin "Universum" ne Prishtine, profesor ne Shkollën e mesme ekonomike "Marin Barleti" ne Gjilan, ndersa aktualisht eshte angazhuar si Profesor bashkepunetor i lendes Mikroekonomi, ne Universitetin Publik te Gjilanit.

Gjate periudhes 2012/2014 eshte bere kandidat per doktorant ne shkencate e ekonomise, profili i studimit ne Finance, ne Universitetin Europian te Tiranes.