Commons:Hapat e parë/Ngarkimi i skedarëve
Outdated translations are marked like this.
- First steps tour
- Tips & tricks
- Third parties
Kur doni të shtoni një imazh në Wikipedia ose dëshironi ta dhuroni atë për koleksionin tonë, ju duhet ta ngarkoni atë në sitin tonë dhe të na jepni disa informacione mbi këtë imazh. Këtu tregohet sesi:
Ndihmë para se të filloni
- Ju duhet të keni në kompjuterin tuaj një skedar imazhi të cilin doni ta ngarkoni.
- Ju duhet të keni një llogari në Wikipedia ose Wikimedia Commons për të ngarkuar skedar.
Çfarë mund të ngarkoj?
Kuptoni se çfarë lloj skedarësh mund të pranohen nga Wikimedia Commons.
Imazhet që ngarkoni në Wikimedia Commons duhet të jenë "edukative" dhe të ngarkohen nën një "liçensë të hapur". Ndërkohë që termi "edukative" mund të jetë nën një kategori e paqartë, termi "liçensë e hapur" është shumë specifik:
- Ne mund të pranojmë thuajse të gjitha imazhet që ju i krijoni vet plotësisht, për sa kohë imazhi juaj nuk përmban në vetvete një punë tjetër të patentuar. Shembuj »
- Ne mund të pranojmë imazhet e krijuara nga të tjerë për sa kohë mbajtësi i të drejtës mbi imazhin dëshiron apo e ka kaluar tashmë imazhin nën një liçensë të hapur.
- Ne nuk mund të pranojmë imazhe të krijuara ose të frymëzuara nga të tjerë pa lejen e tyre të shprehur (të verifikuar nga sistemi jonë OTRS).
- Nenuk mund të pranojmë asnjë imazh i cili nuk është publikuar nën një liçensë të hapur ose nuk është qartazi në domainin publik— shumica e imazheve që gjenden në web nuk janë të publikuara nën një liçensë të hapur dhe shumë shpejtë do të fshihen nga Commons.
- Commons nuk është një depozitë për fotot tuaja personale - ne nuk jemi një shërbimi hostimi web si Facebook ose Pinterest, dhe të gjitha imazhet tona duhet të kenë përdorim potencial edukativ. Mësoni më shumë »
Ngarkimi i një imazhi
Për të ngarkuar skedarë në Wikimedia Commons, përdorni Udhëheqësi i Ngarkimit.
- Fillimi
- Shkoni te Udhëheqësi i Ngarkimit në Wikimedia Commons. Ju mund ta aksesoni atë gjithmonë nga Upload file linku në menun në të majtë.
- Përdorni ilustrimin në faqen e parë për të kuptuar nëse Wikimedia Commons mund ta pranoj skedarin tuaj.
- Kur të jeni gati për ta ngarkuar, klikoni Next afër fundit të faqes.
- Kliko Select media files to share dhe gjeni në kompjuterin tuaj imazhin ose imazhet që doni të ngarkoni.
- Liçensimi i skedarit tuaj
- Kliko Continue dhe zgjidhni opsionin i cili aplikohet për ngarkimin tuaj, siç shfaqet Kur të mbaroni, klikoni Next. Më shumë informacion »
- Organizimi dhe përshkrimi i skedarit tuaj
- Vendosni një titull për imazhin. Përdorni një gjuhë të thjeshtë dhe përshkruese. Më pas vendosni përshkrimin e imazhit dhe datën kur u krijua.
- Ndihmoni në organizimin e Wikimedia Commons duke i vendosur një kategori skedarit tuaj. Kur të mbaroni klikoni butonin Next.
Pas kësaj, skedari juaj do të jetë i publikuar.
Lexime të mëtejshme
Faqe të Wikimedia Commons:
Ndihmë
Ways to get help
- Look at the Frequently Asked Questions.
- If you place
{{helpme}}
on your talk page, a volunteer will visit you there as soon as possible! - Join the #wikimedia-commons IRC channel for real-time chat. New to IRC? Click here to be connected instantly!
- Go to the Commons Help Desk.